Informacioni është përditësuar: 22/01/2016
Mbledhja e pagesave në Pikat e shitjes
Përkufizimet
Marrëveshja e Përgjithshme - Marrëveshje e Përgjithshme e Shërbimit të Pagesave kushtet e së cilës i aplikohen Tregtarit.
Instrumenti Pagesës – çdo instrument pagese që Sistemi lejon të lidhet me Llogarinë Paysera dhe të kryej transferta pagesash me ndihmën e këtij instrumenti pagese.
Tregtari – Klienti i Sistemit Paysera që shet mallra dhe shërbime dhe përdor një, ose më shumë shërbime të mbledhjes së pagesave për Tregtarët e paraqitur në Sistem dhe të siguruar nga Paysera.
(*Shpjegim: Kur zbatohen dispozitat e Marrëveshjes së Përgjithshme të Shërbimit të Pagesave për të gjithë Klientët - si Tregtarët dhe Klientët e tjerë - përdoret termi "Klient" dhe kur dispozitat e Marrëveshjes së Pagesës së Përgjithshme zbatohen vetëm për Tregtarët, përdoret termi "Tregtar")
Pajisja e tregtarit – pajisja e Tregtarit për pranimin e pagesave, ku mund të instalohet zgjidhjet e instrumenteve të pagesës të lidhura me llogarinë Paysera për pranimin e pagesave, të mbështetura nga Sistemi.
Blerësi - paguesi dhe/ose përfituesi final i shërbimeve të ofruara dhe mallrave të shitura nga Tregtari duke përdorur Sistemin për mbledhjen e pagesave.
Pika e shitjes - një pikë fizike e ofrimit të shërbimeve, ose shitjes së mallrave, ku Tregtari shet mallra dhe/ose siguron shërbime.
Projekti - një përshkrim i hollësishëm i mallrave dhe/ose shërbimeve të ofruara nga Tregtari me qëllim të mbledhjes së pagesave nga Blerësit për mallra, ose shërbime të ofruara nga Tregtari sipas metodave të paraqitura në sistem.
Dispozitat e përgjithshme
1. Shërbimi i grumbullimit të pagesave në pikat fizike të shitjes i siguron Tregtarit mundësinë për të mbledhur pagesat nga Blerësit në Llogarinë Paysera të tij në Pikat e shitjes duke pranuar instrumentet e Pagesës të paraqitura në Sistem.
2. Kur përdoret ky shërbim, të gjitha kushtet e Marrëveshjes së Përgjithshme dhe kushtet e tjera të vendosura në këtë Aneks zbatohen për Tregtarin. Termat në këtë Aneks përdoren në kuptimin e paraqitur në Marrëveshjen e Përgjithshme.
3. Nëse Tregtari është person juridik, kur pranon kushtet e këtij Aneksi Tregtari konfirmon se ka të gjitha kompetencat e nevojshme për të porositur këtë shërbim në emër të personit juridik.
Kushtet e përdorimit
4. Lista e instrumenteve të vlefshme të pagesave që Tregtari mund të përdorë për të mbledhur pagesa në Pikën e shitjes për mallrat dhe/ose shërbimet e tij është paraqitur këtu.
5. Metodat, ose metoda specifike e mbledhjes së pagesave që Tregtari dëshiron të përdorë janë selektuar në llogarinë e Tregtarit kur dorëzohet Projekti.
6. Për të përdorur këtë shërbim, Tregtari do t'i dorëzojë Paysera projektin e tij/saj dhe dokumentet e tjera të kërkuara nga Paysera në Sistem.
7. Paysera ka të drejtë të refuzojë të konfirmojë Projektin dhe të refuzojë ofrimin e shërbimit ndaj Tregtarit pa asnjë shpjegim.
8. Shërbimi ofrohet pasi Paysera konfirmon Projektin e Tregtarit dhe nëse është e nevojshme për metodën specifike të mbledhjes së pagesave, pasi Tregtari kryen integrimin në përputhje me udhëzimet integrueseofruar nga Paysera për çdo metodë specifike të mbledhjes së pagesave.
9. Procedura e pagesës për secilën metodë të mbledhjes së pagesës në Pikat e shitjes të mbështetura nga Sistemi përshkruhet në rregullat e metodës së veçantë të pagesës në Pikat e shitjes të cilat janë dhënë këtu.
10. Tregtari angazhohet t'i përmbahet rregullave të metodës së mbledhjes së pagesave të zgjedhur prej tij/saj.
11. Tregtari pas selektimit të një metode specifike të mbledhjes së pagesave të paraqitur në Sistem, zoton të krijojë kushte dhe t'ju lejojë Blerësve të paguajnë me instrumentin përkatës të Pagesës në Pikat e Shitjes.
12. Tregtari është përgjegjës për funksionimin e saktë të pajisjes së Tregtarit, kur zbret shumën e paguar nga Blerësi, duke siguruar shumën e saktë, dhe kryerjen e veprimeve të tjera të parashikuara në rregullat e metodës së veçantë të mbledhjes së pagesës.
Procedura e çmimit dhe pagesës
13. Çmimet e mbledhjes së pagesave në Pikat e shitjes janë dhënë këtu.
14. Tregtari konfirmon se ai/ajo ka njohur me kujdes çmimet dhe termat e grumbullimit të pagesave, transfertat e pagesave dhe të gjitha shërbimet e Paysera që aplikohen dhe janë thelbësore për të.
15. Shuma (tarifa e komisionit) që i takon Paysera zbritet automatikisht, pasi Tregtari përfiton një pagesë. Nëse tarifa e komisionit nuk është zbritur gjatë veprimit, Paysera ka të drejtë të zbresë tarifën e komisionit më vonë.
16. Tregtari angazhohet të mos aplikojë pagesë shtesë, kur Blerësit zgjedhin të paguajnë Tregtarin përmes Sistemit dhe jo përmes sistemeve të tjera të pagesave.
17. Tregtari do të kryejë veprime pagesash në Pikat e shitjes duke zbritur para nga instrumentet e Pagesës të ofruara nga Blerësit vetëm në praninë e Blerësit.
18. Paysera krediton shumat që i përkasin Tregtarit për mallrat dhe shërbimet në Llogarinë Paysera të Tregtarit e hapur sipas kushteve të Marrëveshjes së Përgjithshme.
19. Tregtari pajtohet se Paysera mund të përdorë të ardhurat, ose një pjesë të të ardhurave të përfituara nga Tregtari për shërbimin e ofruar sipas gjykimit të tij për të paguar bonuse për Blerësin dhe do të konsiderohet si një zbritje e dhënë në mënyrë indirekte për Blerësin nga Tregtari.
20. Pasqyra e llogarisë për shërbimet e specifikuara në këtë Aneks dhe që i ofrohet Tregtarit, si edhe tarifa e komisionit e zbrituar do të ngarkohen në sistem, ose me kërkesë të Tregtarit do të dërgohen në adresat e emailit të dhëna nga Tregtari. Pasqyra e llogarisë është e barabartë me një faturë të TVSH-së të lëshuar për shërbime financiare të përjashtuara nga TVSH-ja dhe e specifikuar në nenin 28 të Ligjit për TVSH-në në përputhje me klauzolat 18-1 të Rregullave për Lëshimin dhe Njohjen e Dokumenteve të Kontabilitetit të Përdorura për Llogaritjen e Taksave, konfirmuar nga Rezoluta e qeverisë së Republikës së Lituanisë lëshuar më 29 maj 2002, Nr. 780. Kërkesa e Tregtarit për sigurimin e një deklarate me shkrim të nënshkruar dhe vulosur nga Paysera, aplikohet me një tarifë të caktuar nga Paysera.
Rimbursime
21. Nëse Tregtari ka zbritur një shumë të ndryshme nga ajo që i është paraqitur Klientit, pagesa e pranuar në favor të Tregtarit duhet t'i kthehet Blerësit. Tarifa e Komisionit e aplikuar për Tregtarin për pranimin e një pagese të tillë, kthehet.
22. Nëse për arsye të ndryshme fondet janë zbritur në mënyrë të pakthyeshme nga Paysera për shkak të veprimeve të Tregtarit, Paysera ka të drejtë të zbresë të njëjtën shumë parash nga Tregtari dhe Tregtari duhet të transferojë shumën e zbritur te Paysera menjëherë dhe të kompensojë Paysera-n për të gjitha shpenzimet dhe humbjet. Nëse Tregtari nuk ka sasi të mjaftueshme të fondeve në Sistem për të mbuluar të gjitha humbjet, ai duhet të transferojë shumën e munguar të parave në llogarinë e paraqitur nga Paysera brenda 7 ditëve kalendarike nga pranimi i mesazhit.
Integrimi Teknik i shërbimeve
23. Tregtari, i cili synon të përdorë shërbimin e Mbledhjes së Pagesave në Pikat e shitjes të përshkruara në këtë Aneks, angazhohet të lidh sistemin e tij/saj me atë të Paysera, ose të shkarkojë një program të nevojshëm në përputhje me udhëzimet e dhëna nga Paysera. Në varësi të metodës së grumbullimit të pagesave të përzgjedhura nga Tregtari, Paysera jep udhëzimet për integrimin, ose një program të nevojshëm për secilin Tregtar individualisht, ose ato ofrohen në Sistem.
24. Tregtari kupton dhe pajtohet që integrimi i pasaktë mund të shtojë ngarkesat e Sistemit të cilat janë të padëshirueshme dhe nuk mund të jenë të pranueshme; prandaj duhet të garantojë që lidhja do të kryhet sipas udhëzimeve.
25. Paysera mund të ndryshojë zgjidhjen për integrim teknik të shërbimeve pa kufizime dhe në çdo kohë. Njoftimi për çdo ndryshim që kërkon korigjime në softuerin e Tregtarit duhet të bëhet së paku 90 (nëntëdhjetë) ditë përpara. Tregtari kupton se pasi Paysera ndryshon udhëzimet e integrimit dhe informon Tregtarin, Tregtari duhet të përditësojë lidhjen e sistemeve, me shpenzimet e tij, deri në 90 (nëntëdhjetë) ditë nga dita e njoftimit. Ndryshimet e nevojshme nga ana e Tregtarit do të kryhen me shpenzimet e tij.
Konfirmimet dhe marrëveshjet e Palëve
26. Tregtari angazhohet të informojë Blerësit për çdo rast, kur Sistemi do të përdoret për kryerjen e pagesave dhe për mundësinë e pagesës me instrumentin përkatës të Pagesës.
27. Tregtari konfirmon dhe garanton se kur ofrohet shërbimi dhe shitja e mallrave për Blerësit, Tregtari do të veprojë me ndershmëri dhe në mënyrë të tillë që të përmbushë interesat e Payserës, Tregtarit dhe Blerësit. Tregtari gjithashtu merr përsipër të ofrojë shërbime dhe t'i shesë mallra Blerësit në kohën e duhur dhe me cilësi.
28. Tregtari garanton se të gjitha veprimet e Tregtarit në lidhje me përmbushjen e Marrëveshjes dhe gjithashtu shitjen e mallrave dhe/ose shërbimeve të ofruara nga ai/ajo duhet të përmbushin aktet juridike të shtetit, ku janë shitur mallrat dhe ofrohen shërbimet. Të gjitha përgjegjësitë për pasojat që rrjedhin nga mosrespektimi i këtyre detyrimeve do të bien mbi Tregtarin.
29. Kur sigurimi i shërbimit të caktuar në këtë Aneks Paysera nuk është përgjegjës për shitjen e mallrave dhe/ose shërbimet e ofruara nga Tregtari dhe pasojat që vijnë nga shitja e mallrave dhe/ose ofrimi i shërbimeve. Paysera gjithashtu nuk garanton që pala tjetër e transaksionit të krijuar nga Tregtari (Blerësi) do të përmbushë transaksionin (nëse për të përmbushur transaksionin nuk nevojitet vetëm pagesa për mallra, ose shërbime).
30. Palët (Tregtari dhe Paysera) marrin përsipër të garantojnë zbatimin e duhur të mjeteve organizative dhe teknike me qëllim mbrojtjen e të dhënave personale të Blerësve nga shkatërrimi ilegal ose aksidental, zëvendësimi, zbulimi, ose përpunimi i paligjshëm siç është përcaktuar nga aktet ligjore në fuqi.
31. Palët (Tregtari dhe Paysera) angazhohen të mos ruajnë të dhënat e identifikimit të Instrumenteve të Pagesave të Blerësve, të sigurojnë konfidencialitetin e të dhënave të identifikimit të instrumenteve të Pagesës së Blerësve dhe të dhënave personale dhe të sigurojë që këto të dhëna nuk do t'i bëhen të njohura asnjë personi të tretë duke përfshirë punonjësit e Tregtarit.
32. Paysera i ofron Tregtarit duke përdorur shërbimet Paysera për nevoja të biznesit dhe profesionale mundësinë për të reklamuar përshkrimet e Tregtarit dhe shërbimet e ofruara dhe mallrat e shitura nga ai/ajo në Sistem pa pagesë gjatë periudhës së vlefshmërisë së Marrëveshjes. Paysera ka të drejtë të fshijë një përshkrim të tillë nga Sistemi, ose të mos e reklamojë atë pa një paralajmërim të veçantë dhe pa paraqitur arsyet për fshirjen, apo mos reklamimin.
33. Tregtari pajtohet me shfaqjen në Sistem të logotipit dhe përshkrimit të shërbimeve të ofruara dhe/ose mallrave të shitura prej tij/saj. Paysera ka të drejtë të fshijë një përshkrim të tillë nga Sistemi pa një paralajmërim të veçantë dhe pa paraqitur arsyet për fshirjen.
Aktivitetet e ndaluara
34. Tregtari është i ndaluar të shesë produkte, ose mallra, ose shërbime të ndaluara nga legjislacioni dhe produkte, ose mallra, ose shërbime të tjera, të cilat sipas kërkesave të vendit përkatës (ku zhvillohet tregtia) kanë nevojë për licensë të veçantë, ose leje, pa licensën, ose lejen e kërkuar nga legjislacioni.
35. Tregtari ka një detyrim të sigurojë që shërbimet e ofruara, ose mallrat e shitura prej tij nuk shkelin dhe plotësojnë legjislacionin e vendit specifik, ku ofrohen shërbimet, ose shiten mallrat.
36. Nëse bëhet e qartë se Tregtari nuk ka respektuar, ose ka shkelur kufizimet duke zhvilluar aktivitetet e ndaluara të përcaktuara në Aneks, ose aktiviteti i tij nuk ka respektuar, ose ka shkelur legjislacionin e një vendi të veçantë dhe Paysera ka pësuar humbje për këtë arsye (p.sh. janë aplikuar gjoba, janë kërkuar sqarime, është ndërprerë një marrëveshje me operatorin), Paysera ka të drejtë të zbresë nga llogaria e Tregtarit, në mënyrë të pakundërshtueshme, të gjitha shpenzimet dhe humbjet e ndodhura për shkak të shkeljes nga ana e Tregtarit. Nëse ka fonde të mjaftueshme në llogarinë e Tregtarit për të mbuluar shpenzimet, Tregtari do të transferojë menjëherë shumën e humbjes së pësuar sipas udhëzimeve nga Paysera në llogarinë e paraqitur nga Paysera.
Pezullimi i shërbimeve
37. Paysera duke vepruar në mënyrë të arsyeshme dhe duke marrë parasysh interesat e Tregtarit ka të drejtë të kufizojë ofrimin e një pjese të shërbimeve, pa paralajmërim paraprak, të pezullojë dhënien e shërbimit të përshkruar në këtë Aneks dhe/ose pagesën e pagesave të mbledhura, të ndërpresë marrëdhëniet kontraktuale dhe të refuzojë të ofrojë shërbime në të ardhmen në çdo kohë, nëse bëhet e qartë se:
37.1. Tregtari nuk i përmbahet, ose i shkel kërkesat e Seksionit "Aktivitetet e Ndaluara" të këij Aneksi;
37.2. shpërndarja e mallrave, ose shërbimeve të Tregtarit mund të dëmtojë reputacionin e biznesit Paysera;
37.3. detyrimet e marra tregtare në bazë të këtij Aneksi janë shkelur, ose një kërcënim i vërtetë paraqitet për shkeljen e tyre, ose interesat e arsyeshme të Blerësit mund të dëmtohen për shkak të ofrimit të mëtejshëm të shërbimeve;
37.4. në të gjitha rastet e tjera të përcaktuara në Marrëveshjen e Përgjithshme të Shërbimit të Pagesave.
38. Paysera do të informojë Tregtarin rreth kufizimeve të tilla menjëherë me ofrimin e shërbimeve (në një orë) dhe brenda 2 (dy) ditëve të punës nga pezullimi i ofrimit të shërbimit për mundësinë e kthimit të fondeve që i përkasin Tregtarit.
39. Qëllimi i kufizimeve të përcaktuara në këtë Aneks dhe në Marrëveshja e Përgjithshme e Shërbimit të Pagesave është të mbrojë Paysera, Tregtarët, Klientët e tjerë, Blerësit dhe persona të tjerë të tretë prej humbjeve dhe pasojave negative, sanksioneve të mundshme monetare.
Informacion për klientin
40. Paysera do të njoftojë Klientin paraprakisht në përputhje me procedurën e parashikuar në Marrëveshjen e Përgjithshme për dështimet e njohura dhe të mundshme teknike të Sistemit dhe sistemeve, ose pajisjeve të palëve të treta të punësuara nga Paysera për ofrimin e shërbimeve, të cilat kanë ndikim në sigurimin e Shërbimeve Paysera. Tregtari gjithashtu merr përsipër që menjëherë të informojë Blerësit dhe Paysera për dështimet teknike, planet parandaluese dhe punët riparuese të cilat mund të kenë ndikim në ofrimin e shërbimeve të Tregtarit, ose shitjen e mallrave për Blerësit.
Përgjegjësia
41. Përgjegjësia e Palëve përcaktohet nga kushtet e Marrëveshjes së Përgjithshme.
42. Tregtari është përgjegjës për përcaktimin dhe zbritjen e shumës së saktë nga instrumenti i Pagesës i dorëzuar nga Blerësi.