FAQ rreth kartës së pagesave



Kur mund ta porosis nje kartë pagese?

Karta e pagesave Visa mund të porositet nga çdo person në moshën 16 vjeç të regjistruar dhe i identifikuar nga sistemi Paysera. Për një person mund të lëshohen deri në 5 karta pagese.
Një mbajtës tjetër i kartës duhet të jetë mbi 14 vjeç. Mbajtësi tjetër i kartës disponon fondet e kartës kryesore të pagesës Paysera Visa dhe të njëjtat limite zbatohen për to.
Nëse një kartë porositet për përdorim biznesi duhet të specifikohet emri hyrës (adresë emaili ose numër telefoni) i personit fizik (përfaqësuesi i kompanisë) i cili do të përdorë kartën.
Kartat lëshohen dhe dorëzohen vetëm në vendet e zonës ekonomike Europiane.
Shikoni videon Si të Porosisni një Kartë Visa

Kam porositur një kartë. Si dhe kur do të dorëzohet?

Karta do të dorëzohet në një adresë të regjistruar ose të paregjistruar, ose nga korrieri në adresën e specifikuar gjatë porosisë. Nëse sistemi nuk arrin të gjejë automatikisht adresën tuaj kur porosisni kartën, kontrolloni nëse i keni vendosur ë dhënat në rregull, pastaj konfirmoni adresën. Nëse keni vendosur gabim adresën postare - karta duhet porositet sërish. Pasi e porosisni kartën, do të keni mundësinë të shikoni në llogarinë tuaj një datë të përafërt të mbërritjes së saj. Ju lutem kini parasysh periudha e dërgesës mund të zgjasë më shumë se sa specifikohet në sistem për arsye të vonesave të mundshme në shërbimet e dërgesës. Pasi të merrni kartën, duhet t'a aktivizoni atë Brenda 3 muajve nga data e prodhimit.
Shikoni videon Si të Aktivizoni Kartën Visa?

Dua të bllokoj përkohësisht ose të anuloj kartën time

Nëse e keni humbur kartën tuaj dhe dëshironi t'a bllokoni përkohësisht, hyni në llogarinë tuaj, shkoni te Llogaritë dhe Kartat > Kartat e Pagesës > zgjidhni kartën > Blloko \ Anulo Përkohësisht > Blloko përkohësisht. Më pas ju do të keni mundësi të zhbllokoni kartën tuaj
Nëse vendosni të bllokoni kartën tuaj përgjithmon, shkoni tek Pagesat > Kartat > zgjidhni kartën > Blloko \ Anulo Përkohësisht > Anulo kartën. Anulimi i kartës është pa pagesë dhe hyn ne fuqi menjëherë.
Shikoni videon "Si të Bllokoni Kartën Visa?"

Çfarë duhet të bëj nëse harroj ose bllokoj aksidentalisht kodin PIN të kartës sime?

Fatkeqësisht, ju nuk mund të ndryshoni kodin PIN të kartës Visa. Nëse e keni harruar, shkoni te Llogaritë dhe Kartat > Kartat e pagesës > Merrni PIN.
Shikoni videon Si të Merrni Kujtuesin PIN të Kartës Visa?

Në cilën monedhë mund të porosis një kartë, të paguaj, ose të tërheq para?

Monedha kryesore e kartës së pagesës Visa është EUR, prandaj të gjitha veprimet kryhen në Eur dhe fondet gjithashtu debitohen në Eur. Nëse mbani para dhe kryeni pagesa në valutë jo-Eur, fondet automatikisht konvertohen në monedhën kryesore - Eur. Kur tërhiqni paratë në Eur në një ATM, ju duhet të zgjidhni Vazhdo pa konvertim për të shmangur komisione ekstra për konvertimin e monedhës. Me një kartë pagese Visa ju mund të arkëtoni dhe të tërhiqni para edhe në monedhë jo-Eur megjithatë, ju lutem informohuni se do të aplikohen komisione ekstra për konvertimin e monedhës.
Të gjitha komisionet e kartës së pagesës Visa mund t'i gjeni këtu

Mund të paguaj përmes, ose të lidh një kartë me sisteme të tjera, si PayPal?

Ju mund të lidhni kartën tuaj me PayPal, ose sisteme të tjera që pranojnë karta VISA.
Shikoni videon Si të lidhësh Paysera me PayPal?

Llogaria dhe pagesat



Si mund të hap një llogari personale?

Ju mund të regjistroheni në sistemin Paysera duke marrë falas aplikacionin Paysera Mobile të cilin mund t'a shkarkoni shpejt dhe me lehtësi nga Google Play ose nga App Store. Hapni aplikacionin dhe klikoni Krijo LLogari, vendosni numrin e telefonit dhe krijoni një fjalëkalim, lexoni kushtet e Marrëveshja e Përgjithshme e Shërbimeve të Pagesave dhe marrëveshjet e tjera dhe klikoni Krijo LLogari edhe një here Ju do të merrni një kod konfirmimi në numrin e telefonit të regjistruar të cilin do të duhet ta vendosni në dritaren e hapur. Kryeni veprimet e tjera e specifikuara.
Shikoni videon Si të hapni një llogari personale Paysera?

Si mund të hap një llogari biznesi?

Për të hapur një llogari biznesi, fillimisht, ju nevojitet të hapni një llogari personale Paysera si administrator i kompanisë dhe të kryeni veprimet e ​kërkuara për identifikim. Instruksionet për të kryer identifikimin janë dhënë here.
Si të hap një llogari biznesi?
1. Hyni në llogarinë personale, klikoni në emrin tuaj dhe ID të përdoruesit dhe në menunë më poshtë, klikoni në Hapni një llogari biznesi.
2. Zgjidhni vendin e regjistrimit të kompanisë, vendosni kodin e kompanisë dhe klikoni në Kontrolloni. Një llogari do të hapet për kompaninë tuaj.
Nëse vendi i regjistrimit të kompanisë nuk është midis opsioneve, zgjidhni Vend tjetër dhe dorëzoni dokumentet e kërkuara. Dokumentet do të kontrollohen dhe llogaria për kompaninë do të hapet në 1–3 ditë pune.
Shikoni videon Si të hapni një llogari biznesi Paysera?

Si mund të shtoj fonde në llogari?

Hyni në llogari, zgjidhni Llogaritë dhe Kartat > Rimbushja e Llogarisë, dhe zgjidhni në dritaren e hapur:
  • Llogarinë që dëshironi të rimbushni;
  • Shtetin nga do të kryhet rimbushja;
  • Monedhën e rimbushjes.
Klikoni në Përditëso udhëzimet. Të gjitha metodat e rimbushjes do të shfaqen. Selektoni një prej tyre dhe rimbushni llogarinë.
Më shumë informacion rreth rimbushjes së llogarisë

Si mund të transferoj para në banka dhe sisteme të tjera pagesash?

Për të kryer një transfertë nga llogaria Paysera në një bankë, identifikohuni në llogarinë tuaj Paysera. Në menunë në të majtë zgjidhni Transferta > Transfertë Bankare.
Në dritaren e shfaqur vendosni të dhënat e kërkuara për të kryer transfertën. Ju sugjerojmë të filloni plotësimin e informacionit me numrin e llogarisë suaj, sepse formulari është dinamik. Pasi të vendosni të dhënat, klikoni në "Vazhdo". Do të krijohet një urdhërpagesë për ju, rishikojeni atë dhe klikoni mbi “Konfirmo”.
Më shumë informacion mbi transfertat

Si të autorizoj një person tjetër të përdorë llogarinë e biznesit?

Një llogari biznesi mund të administrohet nga administratori i kompanisë dhe punonjës të tjerë të kompanisë të cilëve u janë dhënë të drejta të tilla nga administratori në sistem. Në mënyrë që drejtuesi të jetë në gjendje t'u japë të drejta punonjësve të tjerë për të kryer transaksione në një llogari biznesi Paysera, punonjësit duhet të kenë një llogari personale të identifikuar në Paysera.
Për të caktuar një autorizim, hyni në llogarinë tuaj, në menunë në të majtë zgjidhni Parametra> Limite, të Drejta, Lejime > Limitet e të drejtave dhe transfertave, dhe klikoni Krijo leje të re. Të drejtat dhe kufizimet e dhëna do të aplikohen pas 12 orësh.
Më shumë mbi parametrat e llogarisë

Ku mund të paguaj me aplikacionin celular?

Ju mund të përdorni aplikacionin celular për të paguar në POS të ndryshme, nga karburantet, deri në restorante. Pagesa kryhet duke skanuar një kod QR ose duke hyrë dhe konfirmuar blerjen.

Harta me vendet e pagesave

Si mund të instaloj Paysera Checkout në e-dyqanin tim?

Ju mund të integroni mbledhjen e pagesave Paysera në dyqanin e-shop shpejt dhe lehtë duke përdorur shtojca të gatshme. Paysera ka krijuar plugins për mbi 18 sisteme të njohura të menaxhimit të përmbajtjes të tilla si Wordpress, Joomla, Impresspages, etj.

Më shumë informacion rreth çështjeve teknike

Nuk gjeni përgjigjen e pyetjes suaj?

Më shumë informacion lidhur me shërbimet Paysera mund të gjeni këtu.

Siguri e nivelit të lartë



Siguria është një prioritet kryesor në Paysera, prandaj ne gjithmonë përpiqemi të përdorim vetëm softuer, teknologji dhe sisteme monitorimi që plotësojnë standardet më të larta. Kjo siguron që paratë, të dhënat dhe transfertat tuaja janë plotësisht të sigurta.