Administrimi i llogarisë dhe verifikimi i identitetit për klientët e biznesit
Opsionet e disponueshme:
- kompania është e regjistruar në një nga vendet e SEPA, Shqipëri, ose në Kosovë dhe nuk është një "Kompani ndërkombëtare" ose "Ofrues i shërbimit financiar" **;
- kompania NUK është e regjistruar në një nga vendet e SEPA, Shqipëri, ose në Kosovë dhe nuk është një "Kompani ndërkombëtare" ose "Ofrues i shërbimit financiar" **;
- kompania është një "Kompani ndërkombëtare" ose "Ofrues i shërbimit financiar" **;
Për të përdorur shërbimet e Paysera, duhet të kryeni Identifikimin e Klientit së pari.
Hapja e llogarisë për kompanitë e regjistruara në shtetet SEPA, në Shqipëri, ose Kosovë është tërësisht pa pagesë, ndërsa kompanitë e regjistruara në shtetet jo-SEPA tarifohen me 10 EUR.
Një tarifë mujore e administrimit të llogarisë prej 5 EUR aplikohet për të gjitha kompanitë e regjistruara në shtetet SEPA (përveç Bullgarisë dhe Rumanisë), pavarësisht numrit të llogarive të biznesit të mbajtura.
Tarifa e hapjes së llogarisë për kompanitë me karakteristikat e "Kompanisë ndërkombëtare" *ose që zhvillojnë një aktivitet tipik si "Ofrues i shërbimit financiar"**, pavarësisht nga vendi i regjistrimit të tyre është 100 EUR.
Kjo tarifë përfshin të gjitha kostot lidhur me pagesat për përfitimin e informacionit nga regjistrat e pavarur, gjithashtu kostot e identifikimit të klientit.
Tarifa e hapjes së llogarisë për kompanitë e tjera, të cilat nuk kanë karakteristikat e listuara më lart, do të jetë në varësi të shtetit të regjistrimit.
Shumica e shërbimeve Paysera u ofrohen klientëve me çmimin e kostos. Për shkak të shpenzimeve të tjera të pashmangshme, lidhur me hapjen dhe administrimin e llogarive për kompanitë jashtë SEPA, kompanitë ndërkombëtare dhe ofruesit e shërbimeve financiare, llogari të tilla ngarkohen me tarifat e administrimit dhe hapjes së llogarisë.
Çmimet për bizneset
Kompania është e regjistruar në një prej shteteve SEPA në Shqipëri, ose Kosovë dhe nuk është një "Kompani ndërkombëtare", ose "Ofrues i Shërbimit Financiar"
Shërbimi | Tarifa |
---|---|
Hapja ose mbyllja e llogarisë në sistem | Falas |
Hapja ose mbyllja e llogarisë në degën Paysera (vetëm për Lituaninë) | 3 EUR |
Administrimi i llogarisë në Bullgari, Rumani, Shqipëri, dhe Kosovë | Falas |
Administrimi i llogarisë në shtete të tjera SEPA | 5 EUR në muaj (çmimi përfshin 30 transferta falas në muaj). |
Hapja e një llogarie kumulativeTarifa paguhet vetëm një here për shqyrtimin e dokumentit përpara krijimit të marrëdhënieve dhe nuk varet në një rezultat pozitiv. | 10 EUR |
Kompania NUK është e regjistruar në një prej vendeve SEPA në Shqipëri, ose në Kosovë dhe nuk është një "Kompani ndërkombëtare"* ose "Ofrues i Shërbimit Financiar" **
Shërbimi | Tarifa |
---|---|
Hapja dhe mbyllja e llogarisë së biznesit në sistem, ose në degën* e Paysera | 10 EUR për klientët e Paysera Bank Gjeorgji – falas |
Administrimi i llogarisë | 5 EUR në muaj |
"Kompani ndërkombëtare* ose "Ofrues i shërbimeve financiare"**
Shërbimi | Tarifa |
---|---|
Hapja dhe mbyllja e llogarisë për biznes në sistem, ose në degën* e Paysera për biznes (vetëm për Lituaninë) | 100 EUR |
Administrimi i llogarisë | 10 EUR/në muaj |
- ushtron një aktivitet ekonomik aktual në një mjedis ndërkombëtar, ose në territorin e disa vendeve, megjithëse nuk kryen një veprimtari të tillë në vendin e regjistrimit, ose aktiviteti është i kufizuar nën dokumentet themeluese ose nga ligjet e atij vendi;
- klienti i nënshtrohet lehtësimit të konsiderueshëm të taksave;
- aktet ligjore nuk kërkojnë që subjekte të tilla të përgatisin dhe paraqesin pasqyra financiare, përfshirë raportet vjetore financiare, tek institucionet mbikëqyrëse.
** Ofruesi i shërbimit financiar është një kompani që ofron shërbime financiare. Kjo kategori përfshin institucione të shërbimit elektronik të pagesave, financiare, kredituese, këmbimin valutor, platformat e mbledhjes së burimeve njerëzore, agjentët e sigurimeve dhe ndërmjetsuesit FX, etj. Një marrëveshje plotësuese nënshkruhet me kompani të tilla kur hapet një llogari.
Identifikimi i klientit
Metoda e identifikimit të klientit | Informacion i rëndësishëm |
---|---|
Identifikimi i klientit në degën Paysera(vetëm për Lituaninë) | Administratori i kompanisë duhet të ketë kartën e identitetit, ose pasaportën e tij. Nëse kompania nuk është e regjistruar në Republikën e Lituanisë, administratori gjithashtu duhet të ketë: një dokument regjistrimi të kompanisë dhe një letër autorizimi të administratorit (drejtorit) (ku do të theksohej emri i administratorit). |
Identifikimi i klientit duke paraqitur dokumenta në sistemin Paysera, ose me email | Për të hapur një llogari biznesi, administratori, ose një person i
autorizuar i kompanisë së pari duhet të krijojnë një llogari personale në sistemin Paysera. Për ta bërë
këtë administratori duhet të sigurojë dokumentin identifikues së tij (kartën e identitetit ose
pasaportën). Për regjistrim me email, administratori duhet të kontaktojë Shërbimin e Kujdesit ndaj Klientit duke i shkruar një letër support@paysera.com. |
Identifikimi i klientit me nënshkrim elektronik (vetëm për Lituaninë) | Për të hapur një llogari biznesi, administratori, ose një personi i autorizuar i kompanisë së pari duhet të krijojnë një llogari personale në sistemin Paysera. Për këtë mund të përdoret një nënshkrim elektronik. |
Duam t'ju sjellim në vëmendje faktin se, në ofrimin e shërbimeve tona, ne udhëhiqemi nga qasja e vlerësimit të rrezikut dhe kërkojmë implementimin e duhur të parimit Njih Klientin Tënd në lidhje me klientin, prandaj para hapjes së një llogarie Paysera, mund t'ju kërkojmë të siguroni dokumente të tjera, ose sqarime me shkrim, përveç të tjerave më lart.
Pasi klienti (përdoruesi) përfundon Marrëveshjen e Përgjithshme, balanca e mbetur mund të transferohet në një bankë apo institucion financiar ku klienti disponon një llogari në emër të tij.