Zbuloni mundësi të reja me Paysera në vendin tuaj
Zakonet financiare ndikohen ndjeshëm nga veçoritë kulturore dhe gjeografike. Prandaj besojmë fort se zgjedhja e partnerit të duhur lokal mund të jetë një faktor vendimtar për zbatimin e suksesshëm të zgjidhjeve Paysera në një vend të caktuar..
Partnerëve u ofrojmë akses në teknologjitë tona të avancuara, njohuritë e grumbulluara, bazën ligjore dhe një markë të fuqishme. Këto burime Paysera i mundësonë një kompanie të sapokrijuar të arrijë fitimshmërinë më shpejt sesa të fillojë një biznes „fintech“ nga e para.
Lituania (zyra qendrore)
Bullgaria
Kosova
Letonia
Rumania
Ukraina
Estonia
Shqipëria
Gjeorgjia
Çfarë mund t'u ofrojmë partnerëve?
Shndërohuni në partner të Paysera dhe shfrytëzoni këto mundësi:
-
Të drejta ekskluzive për të ofruar shërbimet Paysera në vendin tuaj.
-
Zgjidhje të integruara për transferimet ndërkombëtare të shpejta, mbledhjen e pagesave dhe menaxhimin e biznesit.
-
Ndihmë të plotë në implementimin e sistemeve, përshtatjen e shërbimeve dhe trajnimin e punonjësve.
-
Përfitimet e rrjetit global – lidhje me banka dhe partnerë në mbarë botën.
-
Instrumente marketingu dhe shitjesh, që do të ndihmojnë në zhvillimin më të shpejtë të biznesit tuaj.
-
Përditësime të vazhdueshme, përmirësime të softuerit dhe shërbime të reja.
-
Konsulta specialistësh për çështje të menaxhimit të biznesit, marketingut dhe financave.
Gjithçka që ju nevojitet që biznesi juaj i pagesave të rritet dhe të lulëzojë në mbarë botën.
Çfarë presim nga partnerët?
Për të vepruar me sukses në fushën e pagesave elektronike, partnerët duhet të plotësojnë disa kërkesa kryesore.
Kërkesat:
-
Përvojë e dokumentuar në menaxhimin e suksesshëm të biznesit.
-
Reputacion i paqortueshëm dhe praktikë të qartë të biznesit.
-
Kapacitet financiar për të investuar.
-
Përkushtim për të implementuar zgjidhje inovative dhe efikase të pagesave, të përshtatura për nevojat e tregut lokal.
-
Përgatitje për të marrë licencë për para elektronike ose licencë të barabartë.
Përfitimet:
-
Përvojë në fushën e bankare dhe financave.
-
Rrjet i gjerë lidhjesh në komunitetin e biznesit lokal.
Kërkesat për investime:
-
Taksë partneriteti – 30,000 EUR (përfshin përshtatjen e shërbimeve dhe trajnime).
-
Investim fillestar – nga 300,000 EUR, për të arritur më shpejt kthimin e investimeve. Kjo shumë është për pajisjet e zyrës, angazhimin e stafit, marketingun dhe shpenzime të tjera të lidhura.
-
Kapitali rregullator – fonde që kërkohen sipas kërkesave të licencës lokale për para elektronike (ose licencë ekuivalente).
Çfarë është Paysera?
Paysera – një grup ndërkombëtar “fintech” me 700 punonjës, që prej 20 vitesh zhvillon zgjidhje inovative financiare. E nisur si një platformë për pagesa në e-komerc, sot Paysera është një ofrues i plotë i shërbimeve financiare.
Institucioni i parë i licencuar për para elektronike në Lituani kombinon besueshmërinë e një banke me fleksibilitetin e “fintech”-ut dhe përpunon çdo vit pagesa nga tregtia elektronike në vlerë prej 1 miliard EUR dhe transferime në vlerë prej 10 miliard EUR.
Super-aplikacioni Paysera është një platformë inteligjente për menaxhimin e financave të përditshme, ku jo vetëm mund të bëni pagesa, por edhe të blini ar apo të investoni në projekte të pasurive të paluajtshme.
Institucioni i parë i licencuar i parasë elektronike në Lituani
Sa i përket numrit të licencave të lëshuara, Lituania zë vendin e parë në Bashkimin Evropian.
Më shumë rreth Lituanisë si një qendër e teknologjive financiare.
Paysera është anëtare e këtyre sistemeve të pagesave:
Filloni një biznes “fintech” në vendin tuaj!
Na kontaktoni nëpërmjet email-it business@paysera.com
ose plotësoni formularin duke klikuar butonin më poshtë.