Dispozitat e përgjithshme
1. Sipas Marrëveshjes së Përbashkët e Kontrolluesit Nr. 20180919 nga 19 shtator 2018, kontrolluesi i të dhënave personale rrjeti Paysera. Detajet e kontaktit të Paysera janë të vlefshme në www.paysera.com. Detajet e kontaktit të zyrtarit për mbrojtjen e të dhënave të autorizuara nga Paysera: dpo@paysera.com.
2. Të dhënat personale të mbledhura nga Paysera përpunohen në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Republikës së Lituanisë, Rregullat e Mbrojtjes së të Dhënave të Përgjithshme (më tej - GDPR) dhe akte të tjera ligjore. Të gjithë punonjësit, agjentët dhe punonjësit e agjentëve të Paysera që njohin sekretin e të dhënave personale duhet t'a ruajnë në vend të sigurt edhe pas përfundimit të punës, ose marrëdhënies kontraktuale.
3. Paysera në përputhje me kërkesat ligjore në fuqi, do të sigurojë konfidencialitetin e të dhënave personale dhe zbatimin e masave të duhura teknike dhe organizative për të mbrojtur të dhënat personale nga aksese të paautorizuara, zbulimi, humbja aksidentale, ndryshimi, shkatërrimi, ose procese të tjera të paligjshme.
4. Kjo Politikë e Privatësisë përcakton rregullat themelore për mbledhjen, ruajtjen, përpunimin dhe mbajtjen e të dhënave tuaja personale, informacioneve të tjera që lidhen me ju, qëllimin, burimet, përfituesit dhe aspektet e tjera të rëndësishme të të dhënave tuaja personale, kur përdorni Paysera si një ofrues i shërbimit të pagesave.
5. Duke hyrë dhe/ose përdorur informacionin në këtë faqe web dhe/ose shërbimet tona, ju pranoni dhe konfirmoni që keni lexuar, kuptuar dhe bini dakord me këtë Politikë Privatësie. Gjithashtu, pasi të regjistroheni në sistem dhe të filloni të përdorni shërbimet tona kjo Politikë e Privatësie bëhet një Aneks i Marrëveshjes së Përgjithshme të Shërbimeve të Pagesave.
6. Paysera rezervon të drejtën, sipas gjykimit të saj, të modifikojë këtë Politikë Privatësie në çdo kohë duke publikuar një version të përditësuar të Politikës së Privatësisë në faqen e web dhe, nëse ndryshimet janë thelbësore, duke njoftuar përdoruesit e regjistruar me email. Një version i amenduar, ose i përditësuar i kësaj Politike Privatësie do të hyjë në fuqi me publikimin e saj në faqen web.
7. Nëse përdoruesi i shërbimeve është një person juridik, kjo Politikë Privatësie zbatohet për personat fizik, të dhënat e të cilëve u transmetohen tek ne nga personi juridik. Përdoruesi do të informojë subjektet e të dhënave (menaxherët, përfituesit, agjentët, etj.) për transferimin e të dhënave të tyre te Paysera në përputhje me Nenin 14 të GDPR.
Qëllimet e përpunimit. Ofruesit e të dhënave, termat dhe përfituesit
8. Qëllimi kryesor për të cilin Paysera mbledh të dhënat tuaja personale është ofrimi i shërbimeve të pagesave të Paysera për klientët që dërgojnë dhe përfitojnë pagesa. Si ofrues i shërbimit të pagesave, Paysera është e detyruar me ligj të krijojë dhe verifikojë identitetin tuaj para ekzekutimit të transaksioneve të shërbimeve financiare me ju, gjithashtu, të kërkojë informacion të mëtejshëm në kohën e ofrimit të shërbimeve, si dhe të vlerësojë dhe ruajë këtë informacion gjatë periudhës së mbajtjes sipas përcaktimeve të legjislacionit. Duke marrë parasysh këtë duhet të siguroni një informacion të saktë dhe të plotë.
9. QËLLIMI: Identifikimi i klientit, ofrimi i shërbimeve të pagesave (hapja e llogarisë, transfertat e fondeve, mbledhja e pagesave dhe të tjera), ose implementimi i detyrimeve të tjera ligjore të ofruesit të shërbimit të pagesave.
9.1. Të dhënat personale përpunohen për këtë qëllim në përputhje me kërkesat ligjore që lidhen me:
9.1.1. përcaktimin dhe verifikimin e identitetit të klientit;
9.1.2. përfundimi dhe ekzekutimi i marrëveshjeve me klientin, ose për të ndërmarrë hapa me kërkesë të klientit;
9.1.3. ekzekutimi i transfertave të fondeve dhe transmetimi i informacionit të nevojshëm së bashku me një transfertë në përputhje me legjislacionin;
9.1.4. implementimi i parimeve "Njih Klientin Tënd";
9.1.5. monitorimi i vazhdueshëm dhe periodik i aktivitetit të klientit;
9.1.6. vlerësimi i riskut;
9.1.7. përditësimi i të dhënave të klientëve për të siguruar saktësinë e tyre;
9.1.8. parandalimin e pastrimit të parave të mundshëm dhe financimin e terrorizmit, parandalimin e mashtrimit, zbulimit, hetimit dhe informimit të një veprimtarie të tillë, përcaktimin e personave të ekspozuar politikisht, ose sanksionet financiare të vendosura ndaj klientit;
9.1.9. duke siguruar manaxhimin e duhur të riskut dhe të organizatës.
9.2. Për këtë qëllim, të dhënat personale të mëposhtme mund të përpunohen: emri, mbiemri, numri i identifikimit kombëtar, adresa, data e lindjes, të dhënat nga një dokument identiteti dhe një kopje e dokumentit, një fotografi të fytyrës, transmetimi i drejtpërdrejtë i videos (transmetim direkt i videos) regjistrimi, shtetësia, adresa e emailit, numri i telefonit, numri i llogarisë rrjedhëse, adresa IP, aktiviteti aktual, funksioni aktual publik dhe të dhëna të tjera të kërkuara nga akte ligjore për rregullimin e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
9.3. Këto të dhëna personale mblidhen dhe përpunohen në bazë të një detyrimi ligjor të vendosur ndaj ofruesit të shërbimit të pagesave, d.m.th. Ligjit për Pagesat, Ligjit për Paranë Elektronike dhe Institucionet e Parave Elektronike, ligjet për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit dhe të tjera aktet ligjore të zbatueshme, dhe kërkohen në mënyrë që të hapni një llogari dhe/ose të ofroni një shërbim pagese.
9.4. Periudha e ruajtjes së të dhënave: 10 (dhjetë) vjet pas përfundimit të marrëdhënies së biznesit me klientin. Këto të dhëna personale duhet të mbahen për 8 (tetë) vite sipas Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit. Këto të dhëna ruhen edhe për 2 (dy) vite të tjera mbi bazën e interesave ligjore të Paysera sipas afatit të zakonshëm të periudhës së padisë.
9.5. Ofruesit e të dhënave: subjekti i të dhënave, institucionet kredituese dhe financiare të tjera dhe degët e tyre, regjistrat shtetëror dhe jo-shtetëror, databazat për kontrollimin e të dhënave të dokumenteve të identitetit (databazat e dokumenteve të skaduara dhe databazat e tjera ndërkombëtare), regjistrat e kontrollit të autoritetit (regjistrat e autoritetit noterizues dhe databazat e tjera), Regjistri i Personave të Paaftë dhe me Aftësi të Kufizuara, Regjistri i Popullsisë, databazat e tjera, kompanitë që përpunojnë dosjet e konsoliduara të debitorit (p.sh. në Lituani, UAB "Creditinfo Lituania" ose të tjera), kompani që mbajnë regjistrat e sanksioneve ndërkombëtare, agjencitë e zbatimit të ligjit, përmbaruesit, personat juridikë (në rast se jeni përfaqësues, punonjës, themelues, aksionar, pjesëmarrës, kontraktues, ose përfituesi i vërtetë i këtyre entiteteve ligjore), partnerë, ose entitete të tjera ligjore që na angazhojnë, ose janëi të angazhuar prej nesh në ofrimin e shërbimeve, rrjetet sociale ku keni një profil të lidhur me sistemin tonë dhe persona të tjerë.
9.6. Grupet e përfituesve të të dhënave: autoritetet mbikëqyrëse, institucionet kredituese, financiare, paguese dhe/ose të parasë elektronike, institucionet e hetimit para gjykimit, agjensitë shtetërore të taksave, përfaqësuesit e shërbimit të pagesave, ose partnerët e Paysera (nëse transaksioni kryhet duke përdorur shërbimet e tyre), përfituesit e fondeve të transaksioneve që përfitojnë informacionin në pasqyrat e llogarive të pagesave së bashku me fondet e transaksionit, ofruesit e shërbimit të pagesës së përfituesit dhe korrespondentët, pjesëmarrësit dhe/ose palët në lidhje me sistemet e pagesave kombëtare, Europiane dhe sistemet e pagesave ndërkombëtare, agjensitë e mbledhjes dhe rikuperimit të borxheve, ndërmarrjet që përpunojnë dosjet e konsoliduara të debitorit, avokatët, përmbaruesit, audituesit, subjektet e tjera që kanë një interes të ligjshëm, persona të tjerë në marrëveshje me Paysera, ose në baza të tjera të ligjshme.
10. QËLLIMI: Menaxhimi i borxhit.
10.1. Të dhënat personale nën këtë qëllim përpunohen për të menaxhuar dhe mbledhur borxhet, paraqitjes së ankesave, kërkesave, padive dhe dokumenteve të tjera, si edhe sigurimit të dokumenteve për mbledhjen e borxheve.
10.2. Për këtë qëllim, të dhënat e mëposhtme personale mund të përpunohen: emri, mbiemri, numri i identifikimit kombëtar, adresa, data e lindjes, të dhënat nga një dokument identiteti, adresa e email, numri i telefonit, numri i llogarisë rrjedhëse, adresa IP, pasqyrat e llogarisë rrjedhëse dhe të dhëna të tjera që lidhen me rrethanat në të cilat u krijua borxhi.
10.3. Periudha e ruajtjes së të dhënave: data e caktuar e borxhit është 10 (dhjetë vite) nga dita e borxhit dhe pas fillimit të procedurave ligjore, afati kohor zgjatet derisa të shlyhet borxhi dhe për 24 (njëzet e katër) muaj pas shlyerjes. Periudha e ruajtjes së të dhënave bazohet në periudhat e kufizimit për përpunimin të përcaktuara nga Kodi Civil i Republikës së Lituanisë.
10.4. Ofruesit e të dhënave: subjekti i të dhënave, institucionet e kredituese, financiare, të pagesave dhe/ose të parave elektronike, regjistrat shtetëror dhe jo-shtetëror, kompanitë që përpunojnë dosjet e konsoliduara të debitorit (p.sh. në Lituani, UAB "Creditinfo Lituania" ose të tjera), persona të tjerë.
10.5. Grupet e përfitimit të të dhënave: kompanitë që përpunojnë dosje të konsoliduara të debitorit, institucionet kredituese, financiare, të pagesave dhe/ose të parave elektronike, avokatë, përmbarues, gjykata, institucione të hetimit para gjykimit, agjenci shtetërore të taksave, agjenci të mbledhjes apo rikuperimit të borxhit dhe subjekte legjitime interesi të tjera.
10.6. Ju lutemi vini re se nëse jeni debitorë ndaj Paysera dhe ju vonoheni më shumë se 30 (tridhjetë) ditë, Paysera ka të drejtën t'ju ofrojë informacion për identitetin tuaj, detajet e kontaktit dhe historinë e kredisë, detyrimet financiare dhe të pronës dhe për përmbushjen e tyre dhe detyrimet dhe shlyerjen e tyre ndaj kompanive që administrojnë databazën e debitorëve (p.sh. në Lituani, UAB "Creditinfo Lituani" ose të tjera), si dhe kompanitë e mbledhjes borxheve. Ju mund të kontaktoni direkt bankën kredituese për historikun e kreditit.
11. QËLLIMI: Për të mbështetur dhe administruar marrëdhëniet me klientët, parandaluar mosmarrëveshjet dhe mbledhjen e provave (regjistrimi i bisedave telefonike), korrespodenca me klientin e marrëdhënieve të biznesit.
11.1. Të dhënat personale përpunohen për këtë qëllim në mënyrë që të:
11.1.1. mirëmbajtje e marrëdhënies së biznesit dhe komunikimit me klientin;
11.1.2. mbrojtje e interesave të klientit dhe/ose Paysera;
11.1.3. parandalim i mosmarrëveshjeve, sigurimi i dëshmive të komunikimit të biznesit me klientin (regjistrimet e bisedave, korrespondenca);
11.1.4. vlerësimi i cilësisë dhe sigurimi i cilësinë së shërbimeve të ofruara nga Paysera;
11.1.5. kur është e nevojshme për ekzekutimin e marrëveshjes, në mënyrë që të ndërmerren hapa sipas kërkesës së klientit, ose në zbatimin e një detyrimi ligjor.
11.2. Për këtë qëllim të dhënat e mëposhtme personale mund të përpunohen: emri, mbiemri, adresa, datë e lindjes, adresa e email, numri i telefonit, adresë IP, pasqyrat e llogarisë rrjedhëse, regjistrimet e bisedave telefonike dhe korrespondenca me klientin.
11.3. Periudha e ruajtjes së të dhënave: 5 (pesë) vite pas përfundimit të marrëdhënies së biznesit me klientin. Periudha e ruajtjes mund të zgjatet për një periudhë jo më shumë se 2 (dy) vite, në rast se ka një kërkesë të arsyeshme nga një autoritet kompetent. Një periudhë e tillë e ruajtjes së të dhënave kërkohet sipas ligjeve të parandalimit e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit.
11.4. Ofruesit e të dhënave: subjekti i të dhënave.
11.5. Përfituesit e të dhënave: autoritetet mbikëqyrëse, kompanitë që përpunojnë dosjet e konsoliduara të debitorit, avokatët, përmbaruesit, gjykatat, institucionet e hetimit para gjykimit, agjencitë e mbledhjes dhe rikuperimit së borxheve, subjektet e tjera që kanë një interes të ligjshëm, subjektet e tjera në marrëveshje me Paysera.
12. QËLLIMI: Vlerësimi i gjëndjes të kredisë, administrimi i riskut të kredisë dhe vendimmarrja e automatizuar.12.1. Të dhënat personale për këtë qëllim përpunohen për të vlerësuar besueshmërinë e klientëve, për të menaxhuar riskun e kredisë dhe për të përmbushur kërkesat në lidhje me menaxhimin e riskut operacional dhe përshtatshmërinë e kapitalit, në mënyrë që Paysera të mund të ofrojë sigurimin e fondeve.
12.2. Të dhënat e mëposhtme personale mund të përpunohen për këtë qëllim: emri, mbiemri, adresa, data e lindjes, adresa e email, numri i telefonit, numri i llogarisë rrjedhëse, adresa IP, deklaratat e llogarisë rrjedhëse, balanca e llogarisë së klientit, detyrimet financiare, kredia dhe historia e pagesave, të ardhurat, arsimi, vendi i punës, pozicioni aktual i punës, përvoja e punës, asetet në dispozicion, të dhënat për anëtarët e familjes, një vlerësim krediti dhe informacione të tjera.
12.3. Periudha e ruajtjes së të dhënave: 10 (dhjetë) vite pas përfundimit të marrëdhënies së biznesit me klientin.
12.4. Ofruesit e të Dhënave: subjekti i të dhënave, institucionet e kreditit dhe financiare dhe degët e tyre, agjensitë e zbatimit të ligjit, regjistrat e tjerë dhe institucionet shtetërore, kompanitë që përpunojnë dosjet e konsoliduara të debitorit, persona fizikë që japin të dhëna në lidhje me bashkëshortët, fëmijët dhe personat e tjerë në lidhje farefisnore, ose afiniteti, bashkë-debitorët, garantuesit, ofruesit e kolateralit, etj., personat juridikë kur klienti është përfaqësues, punonjës, kontraktues, aksionar, pjesëmarrës, pronar, etj. i këtyre subjekteve dhe partnerëve, ose personat e tjerë juridikë që Paysera punëson për ofrimin e shërbimeve.
12.5. Përfituesit e të dhënave: institucione kredie, financiare, pagese dhe/ose para elektronike, ose ofrues të shërbimeve që ndihmojnë në vlerësimin e besueshmërisë, dhe kompanitë që përpunojnë dosjet e konsoliduara të debitorit.
12.6. Për të përfunduar, ose ofruar lidhjen e një marrëveshje financimi dhe për t'ju ofrojmë shërbimet, Paysera do të aplikojë, vendimmarrje bazuar në një proces të automatizuar të të dhënave tuaja personale. Në këtë rast, sistemi kontrollon besueshmërinë tuaj me një algoritëm të caktuar dhe vlerëson, nëse shërbimi mund të ofrohet. Nëse vendimi i automatizuar është negativ, ai mund të ndryshohet nga klienti duke siguruar më shumë të dhëna. Paysera merr të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur të drejtat tuaja, liritë dhe interesat legjitime. Ju keni të drejtë të kërkoni ndërhyrjen njerëzore, të shprehni mendimin tuaj dhe të kundërshtoni një vendim e automatizuar. Ju keni të drejtë të kundërshtoni një vendim të automatizuar duke kontaktuar drejtpërdrejt Paysera.
13. QËLLIMI: Mbrojtja e interesave të Paysera dhe klientit (mbikëqyrje video në ambientet e Paysera).
13.1. Të dhënat personale për këtë qëllim përpunohen për të siguruar sigurinë e Paysera dhe/ose klientit për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e klientit dhe/ose përfaqësuesit të tyre, dhe të drejtat e tjera të Paysera dhe klientit (video mbikëqyrëse dhe regjistrim në ambientet të Paysera) në ndjekje të interesit legjitim për të mbrojtur klientët, punonjësit dhe vizitorët e Paysera dhe pronën e tyre, si dhe pronën e Paysera.
13.2. Për këtë qëllim, të dhënat e mëposhtme personale mund të përpunohen: regjistrime video në ambientet e administruara nga Paysera.
13.3. Para se të hyni në ambientet e Paysera ku ka mbikëqyrje me video, ju do të informoheni për mbikëqyrjen përmes shenjave speciale.
13.4. Periudha e ruajtjes së të dhënave: 1 (një) vit.
13.5. Ofruesit e të dhënave: subjekti i të dhënave i cili viziton ambientet e Paysera, ku kryhet mbikëqyrje me video dhe është fiksuar nga kamera e mbikëqyrjes.
13.6. Përfituesit e të dhënave: gjykatat, institucionet e hetimit paraprak, avokatët (vetëm në rast të një përpjekje për të sulmuar).
14. Informimi i klientit për shërbimet. Të dhënat personale për këtë qëllim përpunohen për të informuar klientin për shërbimet e ofruara nga Paysera, çmimet, specifikat e tyre, ndryshimet në termat e marrëveshjeve të lidhura me klientin dhe për të dërguar mesazhe në sistem, apo mënyra të tjera, lidhur me shërbimet e ofruara Paysera.
14.1. Të dhënat e mëposhtme personale mund të përpunohen për këtë qëllim: adresa e email, numri i telefonit.
14.2. Subjekti i të dhënave konfirmon se ata janë të vetëdijshëm se mesazhe të tilla janë të nevojshme për ekzekutimin e Marrëveshjes së Përgjithshme të Shërbimeve të Pagesave dhe/ose anekseve të saj të lidhura me klientin dhe ato nuk konsiderohen si mesazhe të drejtpërdrejta marketingu.
14.3. Periudha e ruajtjes së të dhënave: 24 (njëzet e katër) muaj pas përfundimit të marrëdhënies së biznesit me klientin.
14.4. Ofruesit e të dhënave: subjekti i të dhënave.
14.5. Përfituesit e të dhënave: të dhënat për këtë qëllim nuk u ofrohen personave të tjerë.
15. Marketingu i drejtpërdrejtë. Për këtë qëllim të dhënat personale përpunohen në mënyrë që t'i ofrojnë klientit oferta për shërbimet e Paysera.
15.1. Të dhënat e mëposhtme personale mund të përpunohen për këtë qëllim: adresa e email, numri i telefonit.
15.2. Me këtë dokument, ju konfirmoni se jeni të vetëdijshëm për faktin se të dhënat e lartpërmendura mund të përpunohen me qëllim të marketingu të drejtpërdrejtë, dhe se keni të drejtë të mos pajtoheni dhe të kundërshtoni përdorimin e të dhënave tuaja personale për këtë qëllim në çdo kohë duke informuar Paysera për këtë me shkrim përmes email në: support@paysera.com. Mesazhi duhet të përmbajë emrin e plotë dhe adresën e email të subjektit të të dhënave personale.
15.3. Periudha e ruajtjes së të dhënave: deri në përfundimin e marrëdhënies së biznesit me klientin, ose deri në ditën kur klienti kundërshton përpunimin e të dhënave për këtë qëllim.
15.4. Ofruesit e të dhënave: subjekti i të dhënave.
15.5. Përfituesit e të dhënave: Të dhënat për këtë qëllim mund të transmetohen në sistemet e kërkimit, ose në rrjetet sociale (mundësia për të kundërshtuar përpunimin e të dhënave sigurohet nga faqet web të këtyre sistemeve). Të dhënat nuk u jepen personave të tjerë.
16. Analiza statistikore. Të dhënat tuaja personale të mbledhura për qëllimet e lartpërmendura, përveç numrit të identifikimit kombëtar, dokumentet e identitetit dhe detajet e tyre, gjithashtu vendbanimi i saktë, mund të përpunohen për qëllime të analizave statistikore. Për këtë qëllim, të dhënat personale përpunohen në atë mënyrë që, duke përfshirë ato në fushën e analizës statistikore, nuk është e mundur të identifikohen subjektet e të dhënave në fjalë. Mbledhja e të dhënave tuaja personale për qëllime të analizave statistikore bazohet në interesin legjitim për të analizuar, përmirësuar dhe zhvilluar aktivitetin e kryer. Jam i vetëdijshëm se kam të drejtë të mos pajtohem dhe të kundërshtoj përpunimin e të dhënave personale për këtë qëllim në çdo kohë dhe në çfarëdo forme duke informuar Paysera për këtë. Sidoqoftë, Paysera mund të vazhdojë të përpunojë të dhënat për qëllime statistikore, nëse vërteton se të dhënat përpunohen për arsye legjitime përtej interesave, të drejtave dhe lirive të subjektit të të dhënave, ose për krijimin, ushtrimin, ose mbrojtjen e pretendimeve ligjore.
17. Përmirësimi i shërbimit. Të dhënat e mbledhura për të gjitha qëllimet e mësipërme mund të përdoren për të përmirësuar instrumentet teknike dhe organizative, infrastrukturën e TI, përshtatjen e shërbimeve me pajisjet e përdorura, zhvillimin e shërbimeve të reja Paysera, rritjen e kënaqësisë me shërbimet ekzistuese, si dhe testimi dhe përmirësimi i instrimenteve teknike dhe infrastrukturës së IT.
18.Parandalimi i keqpërdorimit të shërbimit dhe shpërndarja e duhur e shërbimit. Të dhënat e mbledhura për të gjitha qëllimet e mësipërme mund të përdoren për të parandaluar qasje dhe përdorim të paautorizuar, d.m.th. për të siguruar privatësinë dhe sigurinë e informacionit.
19. Për përpunimin e të dhënave personale, Paysera mund të angazhojë përpunues të të dhënave dhe/ose, me gjykimin e vet, të punësojë persona të tjerë për të kryer funksione të caktuara ndihmëse në emër të Paysera (p.sh. qendrat e të dhënave, pritja, pritja në cloud, administrimi i sistemit, zhvillimi i sistemit, programi kompjuterik, zhvillimi, ofrimi, shërbimet mbështetëse siç janë përmirësimi dhe zhvillimi; shërbimet e qendrave të shërbimit ndaj klientit; marketing, komunikim, këshillim, staf të përkohshëm, ose shërbime të ngjashme). Në raste të tilla, Paysera do të marrë masat e nevojshme për të siguruar që përpunuesit e të dhënave të përpunojnë të dhënat personale në përputhje me udhëzimet e Paysera dhe ligjet në fuqi dhe të respektojnë e masat e duhura të sigurisë personale të të dhënave. Paysera gjithashtu siguron që personat e tillë janë të detyruar nga zotimi i konfidencialitetit dhe nuk mund të përdorin informacione të tilla për ndonjë qëllim tjetër përveç kryerjes së funksioneve të tyre.
20. Të dhënat personale të mbledhura për qëllimet e specifikuara në këtë Politikë të Privatësisë nuk do të përpunohen në asnjë mënyrë të papajtueshme me këto qëllime legjitime, ose kërkesa ligjore.
21. Pranoj që të dhënat e mia të përmendura më lart do të sigurohen dhe pranohen përmes një instrumenti programues kompjuterik të autorizuar nga Paysera, ose agjenti i tij, gjithashtu nga mjete të tjera dhe persona të tretë me të cilët Paysera ka marrëveshje për përpunimin e të dhënave personale në përputhje me ligjet dhe rregulloret.
Zona gjeografike e përpunimit
22. Në përgjithësi të dhënat personale përpunohen brenda Bashkimit Evropian / Zonës Ekonomike Evropiane (BE / EEA), por në disa raste mund të transmetohen dhe përpunohen jashtë BE / EEA.
23. Të dhënat personale mund të transferohen dhe përpunohen jashtë BE / EEA, aty ku transferta është e nevojshme për përfundimin, ose ekzekutimin e një kontrate (për shembull, kur një pagesë kryhet tek një palë e tretë, ose përmes një partneri të palës së tretë (korrespodent)), ose me pëlqimin e klientit. Në të gjitha rastet, ne sigurohemi që të vendosen masat e duhura teknike dhe organizative .
Profili
24. Profilizimi i kryer nga Paysera përfshin përpunimin e të dhënave personale me instrumente të automatizuara për qëllime të legjislacionit në lidhje me menaxhimin e riskut dhe monitorimin e vazhdueshëm dhe periodik të transaksioneve për të parandaluar mashtrimin; profilizimi i tillë i vazhdueshëm bazohet në detyrimet ligjore të Paysera.
25. Për qëllim e marketingut të drejtpërdrejtë dhe analizave statistikore, profilizimi mund të kryhet duke përdorur Matomo, Google, Facebook dhe instrumente të tjera analitike.
Përpunimi i të dhënave personale të të miturve
26. Një i mitur nën moshën 14 (katërmbëdhjetë) vjeç duke kërkuar të përdorë shërbimet e pagesave të Paysera duhet të sigurojë pëlqimin me shkrim nga përfaqësuesi i tyre (prind ose kujdestar ligjor) në lidhje me përpunimin e të dhënave personale të tyre.
Politika e Cookie
27. Paysera mund të përdorë cookie-t në këtë faqe web. Cookies janë dosje të vogla që dërgohen në shfletuesin e Internetit të një personi dhe ruhen në pajisjen e tyre. Cookies transferohen në një kompjuter personal pas vizitës së parë në faqen e internetit. Paysera përdor vetëm cookie-t e nevojshme të cilat në pajisjet personale përdoren për të identifikuar personin, për të përmirësuar funksionalitetin dhe përdorimin e faqes web dhe për të thjeshtuar hyrjen e personit në faqen web dhe në informacionin e përfshirë në të.
28. Shumica e shfletuesve web pranojnë cookie, por personi mund të ndryshojë parametrat e shfletuesit në mënyrë që cookies të mos pranohen. Sidoqoftë, në këtë rast, disa funksione mund të mos funksionojnë.
29. Të gjitha informacionet rreth cookies të përdorura nga faqja web, qëllimi i tyre, vlefshmëria dhe të dhënat e përdorura janë dhënë në tabelën më poshtë:
Emri Cookie | Kohëzgjatja | Qëllimi |
---|---|---|
PHPSESSID | Ndërsa seanca web është aktive | Operimi |
SWIFT visitor | 6 ditë | Operimi |
SWIFT_klient | 6 ditë | Operimi |
SWIFT_seancavizitorit | Ndërsa seanca web është aktive | Operimi |
SWIFT_seancaid80 | Ndërsa seanca web është aktive | Operimi |
SWIFT_seancaid40 | Ndërsa seanca web është aktive | Operimi |
JSEANCAID | Ndërsa seanca web është aktive | Operimi |
XSRF-TOKEN | Ndërsa seanca web është aktive | Operimi |
gjuha_ime | 1 vit, ose derisa përdoruesi të ndryshojë gjuhën | Përmirësimi i ndërfaqes së përdoruesit |
user_token | Ndërsa seanca web është aktive, ose derisa përdoruesi të dalë | Operimi |
__cfduid | 29 ditë | Operimi |
CookiePëlqimi | 1 vit | Operimi |
plshk | I papërcaktuar | Operimi |
sc | 1 vit | Operimi |
E drejta e qasjes, korrigjimit, fshirjes së të dhënave tuaja personale dhe kufizimit të përpunimit të të dhënave
30. Ju keni të drejtat e mëposhtme:
30.1. E DREJTA E HYRJES TEK DHËNAT: për të marrë informacion, nëse Paysera përpunon, ose jo të dhënat tuaja personale dhe kur është rasti, aksesi në të dhënat personale të përpunuara nga Paysera, të përfitoni informacion se cilat të dhëna personale dhe nga cilat burime janë mbledhur, qëllimet e përpunimit, përfituesve të cilëve mund t'i ofrohen të dhënat personale; për të përfituar nga Paysera një kopje të të dhënave personale, që i nënshtrohen përpunimit në përputhje me ligjin në fuqi. Pas paraqitjes së kërkesës suaj me shkrim, Paysera brenda afatit të përcaktuar në legjislacion, do të ofrojë të dhënat e kërkuara me shkrim, ose të specifikojë arsyen e refuzimit. Një herë në vit, të dhënat mund të ofrohen falas, por në raste të tjera ka një çmim në një nivel që nuk tejkalon koston e ofrimit të të dhënave. Më shumë informacion mbi të drejtën e aksesit në të dhënat dhe në përpunimin e tyre mund të gjeni këtu;
32.2. E DREJTA E KORIGJIMIT: nëse të dhënat tuaja të përpunuara nga Paysera janë të pasakta, të paplota, ose jo korrekte, mund t'i drejtoheni Paysera me shkrim për korrigjimin e të dhënave të pasakta, ose jo korrekte, ose të plotësoni të dhëna personale e paplota përmes një kërkesë përkatëse;
30.3. E DREJTA PËR T'U HARRUAR: të kërkohet ndërprerja e përpunimit të të dhënave (fshirja e të dhënave), në rastin kur subjekti i të dhënave tërheq pëlqimin mbi të cilin bazohet përpunimi, ose të dhënat personale nuk janë më të nevojshme në lidhje me qëllimet për të cilat janë mbledhur, ose të dhënat personale janë përpunuar në mënyrë të paligjshme, ose të dhënat personale duhet të fshihen për respektimin e një detyrimi ligjor. Një njoftim me shkrim i kundërshtimit të përpunimit të të dhënave personale do t'i dërgohet Paysera personalisht, me postë, ose përmes instrumenteve elektronike të komunikimit. Nëse kundërshtimi juaj ka baza ligjore, Paysera, pasi të shqyrtojë kërkesën, do të ndalojë çdo veprim të përpunimit të të dhënave tuaja personale, me përjashtim të rasteve të parashikuara me ligj. Duhet të theksohet se e drejta për të kërkuar fshirjen e menjëhershme të të dhënave tuaja personale mund të jetë e kufizuar, ose jo e mundur për shkak të detyrimit të Paysera si një ofrues i shërbimit të pagesave për të ruajtur të dhënat në lidhje me identifikimin e klientëve, transaksionet e pagesave, marrëveshjet e lidhura, etj. për periudhën e parashikuar në legjislacion;
30.4. E DREJTA E RREGULLIMIT TË PËRPUNIMIT: për të kërkuar kufizimin e përpunimit të të dhënave personale, kur saktësia e të dhënave personale kundërshtohet nga subjekti i të dhënave, për një periudhë që i mundëson kontrolluesit të verifikojë saktësinë e të dhënave personale; përpunimi është i paligjshëm dhe subjekti i të dhënave kundërshton fshirjen e të dhënave personale dhe kërkon kufizimin e përdorimit të tij; kontrolluesi nuk ka më nevojë për të dhënat personale për qëllime të përpunimit, por kërkohet nga subjekti i të dhënave për krijimin, ushtrimin, ose mbrojtjen e pretendimeve ligjore. Një subjekt i të dhënave i cili ka siguruar kufizimin e përpunimit do të informohet nga kontrolluesi i të dhënave para se të hiqet kufizimi i përpunimit;
30.5. E DREJTA E KUNDËRSHTIMIT: e drejta për të kundërshtuar përpunimin e të dhënave tuaja personale për qëllime të drejtpërdrejta marketingu;
30.6. t'i drejtohet organit mbikëqyrës me një pretendim në lidhje me përpunimin e të dhënave tuaja personale, nëse besoni se të dhënat personale përpunohen në kundërshtim me të drejtat tuaja dhe interesat legjitime të përcaktuara në legjislacionin në fuqi;
30.7. të kontaktoni kontrolluesin e të dhënave dhe / ose mbrojtësin e të dhënave me qëllim të ushtrimit të të drejtave tuaja;
30.8. të drejtat e tjera ligjore.
31. Ju mund ta dërgoni kërkesën tuaj për qasje, korrigjim, ose kundërshtim për përpunimin e të dhënave përmes email në: support@paysera-ks.com. Personi që paraqet kërkesën duhet të tregojë qartë emrin e plotë dhe të shtojë një kopje të dokumentit të identitetit të tij dhe të nënshkruajë kërkesën në mënyrë elektronike.
Faqet web e palëve të treta
32. Paysera nuk është përgjegjëse për mbrojtjen e privatësisë së Klientit në faqet web të palëve të treta, edhe nëse faqet e ueb të tilla arrihen nga klienti përmes linqeve të dhëna në këtë faqet web. Paysera rekomandon të mësoni politikat e privatësisë të secilës faqe web që nuk i përket Paysera.
Përdorimi i logos
33. Klienti, duke përdorur shërbimet e Paysera për objektivat e biznesit dhe interesat profesionale, pranon që emri dhe / ose logo e tyre mund të përdoren nga Paysera për qëllime të drejtpërdrejta të marketingut (p.sh. duke treguar që klienti po përdor shërbimet e ofruara nga Paysera).
Sigurimi i sigurisë e informacionit
34. Paysera synon të sigurojë nivelin më të lartë të sigurisë për të gjitha informacionet e marra nga Klienti dhe dosjet e të dhënave publike. Për të mbrojtur këtë informacion nga qasja, përdorimi, kopjimi, fshirja aksidentale, ose e paligjshme, alternimi, ose zbulimi, si edhe nga çdo formë tjetër e paautorizuar e përpunimit, Paysera përdor masa të duhura ligjore, administrative, teknike, dhe fizike të sigurisë.
Dispozitat finale
35. Këto dispozita të politikës së privatësisë i nënshtrohen ligjit të Republikës së Lituanisë. Të gjitha mosmarrëveshjet në lidhje me dispozitat e politikës së privatësisë zgjidhen me negociata dhe, në rast të mos zgjidhjes së një çështje me negociata, mosmarrëveshja do të merret në gjykatat e Republikës së Lituanisë.
* - UAB "Creditinfo Lituania" (kodi i kompanisë: 111689163, adresa: Rr. A. Goštauto 40, LT 01112 Vilnius, Lituani, www.manocreditinfo.lt, telefon: (8 5) 2394131, të cilët administrojnë dhe ofrojnë informacionin tuaj për palët e treta (institucionet financiare, agjensitë e telekomunikacionit, sigurime, energji elektrike dhe ofrues të shërbimeve utilitare, kompanitë tregtare, etj.) për interesa dhe qëllime të ligjshme: të vlerësohet besueshmëria juaj dhe të administrohet borxhi. Të dhënat e historisë së kredisë zakonisht ruhen 10 vjet pas përmbushjes së detyrimeve).
Historiku i Marrëveshjes
Politika e Privatësisë (e vlefshme deri më 20/07/2020)
Politika e Privatësisë (e vlefshme deri më 17/04/2020)
Politikat e Privatësisë (e vlefshme deri më 16.09.2019)