Karta e pagesës Visa

Karta e pagesës Visa është një mënyrë e përshtatshme dhe e besueshme për të patur gjithmonë para në dorë.

Ju mund të porosisni një kartë, të zgjidhni ngjyrën e saj dhe të administroni llogaritë tuaja në aplikacionin celular Paysera. Nëse përdorni kartën tuaj kur bëni blerje online, aplikacioni mund t'ju ndihmojë të siguroni detajet e kartës duke kërkuar konfirmimin e porosisë.

Karta Visa gjithashtu mund të shtohet në platforma si Apple Pay ose Google Pay.

#
#

Një kartë pagesash personale e shkëlqyer për shpenzimet ditore. Zgjidhni një kartë me ngjyrë blu të errët, rozë ose tregoni solidaritet me ngjyrat e flamurit Ukrainas dhe gjeni kartën tuaj në portofolin tuaj në një kohë të shkurtër!
Hyni në llogarinë tuaj Paysera dhe kontrolloni se cilat modele të kartave janë të disponueshme.

Pagesa të shpejta dhe moderne

#

Porosia e një e karte

Të gjithë klientët Paysera që kanë përfunduar procesin e identifikimit dhe kanë mbushur moshën 16 vjeç dhe janë banorë të ZEE mund të porosisin një kartë Visa. Një person mund të porosisë deri në 5 karta shtesë. Procesi i porositjes është i shpejtë dhe i lehtë – ju mund ta bëni këtë duke u identifikuar në Payseraonline bankingoseaplikacioni celular.Ju lutemi vini re se duhet të keni aplikacionin Paysera për të konfirmuar blerjet me kartë në internet.

#

Administrimi i llogarisë me telefon 

Duke hyrë në aplikacionit celular Paysera do të keni mundësi, jo vetëm të kontrolloni balancën e llogarisë të kartës suaj, por edhe të shkarkoni pasqyrat e llogarisë të kryeni transferta parash në banka të tjera dhe të dërgoni menjëherë para nga llogaria kryesore në llogarinë e kartës suaj dhe anasjelltas. Nëse kërkohet, do të keni mundësi të verifikoni kodin PIN tuaj në aplikacion, ose të ngrini kartën, nëse e humbisni atë. 

#

Pagesa pa kontakt

Për të paguar shuma të vogla në dyqane - thjesht vendosni lehtë kartën mbi lexuesin dhe kryeni shpenzimet tuaja pa pasur nevojë të vendosni kodin PIN të kartës. Për lehtësim të mëtejshëm mund shtoni kartën Visa në Apple Pay, Google Pay, ose Samsung Pay dhe thjesht paguani me telefonin tuaj. Në këtë mënyrë karta dhe paratë tuaja do të jenë gjithmonë pranë! 

#

Transaksione cash

Cash-out me kartën Paysera Visa e vlefshme kudo në botë – në të gjitha ATM që kanë shërbim Visa. Kur arkëtoni në Eur, zgjidhni arkëtimin pa konvertim-në këtë mënyrë do të shmangni pagesën e tarifave të tjera. Ju gjithashtu mund të paguani dhe arkëtoni në valuta të tjera, megjithatë, tarifa këmbimi monetar të tjera do të zbatohen për transaksione të tilla, pasi valuta e kartës është Eur. 

#

Llogari me numër IBAN

Duke porositur një kartë Visa hapet një llogari me numër IBAN tjetër . Do të jetë plotësisht e ndarë nga llogaria juaj kryesore dhe mund të transferoni në të shumën e parave që dëshironi të shpenzoni. 

#

Blerje online të sigurta dhe të përshtatshme 

Nëse një pagesë specifike kërkon masa sigurie të mëtejshme, do t;ju nevojitet të konfirmoni përmes aplikacionit. Kjo masë ju siguron, nëse humbisni kartën tuaj, askush të mos e përdorë atë. Gjithashtu ju mund t'a ngrini, ose t'a bllokoni kartën tuaj.

#

Nga t'ja nis? 

Regjistroni dhe përfundoni identifikimin. 

Rimbushni llogarinë tuaj. 

Më shumë rreth kartës Visa

Video informuese dhe pyetjet më të shpeshta lidhur me kartën e pagesës Visa. 

Kush mund të porosisë kartën? 

Të gjithë klientët Paysera që kanë përfunduar procesin e identifikimit dhe kanë mbushur moshën 16 vjeç janë rezidentë në ZEE mund të porosisin një kartë Visa.

Si të porosisni një kartë? 

1. Hyni (ose regjistrohuni) përmes aplikacionit celular Paysera.
2. Shkoni tek Karta. 
3. Prekni +.
4. Vendosni të dhënat e kërkuara dhe konfirmoni porosinë. 

Para se të porosisni një kartë, sigurohuni që keni fonde të mjaftueshme për të paguar porosinë dhe dorëzimin e kartës në llogarinë kryesore Paysera. Nuk keni fonde të mjaftueshme? Rimbushni llogarinë tuaj. 

Një person mund të porosisë deri në 5 karta. Të gjitha kartat do të lidhen me të njëjtën llogari karte. Nëse karta është porositur për arsye biznesi, vendosni detajet e personit që do të përdorë kartën (emër përdoruesi - email, ose numër telefoni). 

Kur porosisni një kartë për herë të parë, do të keni mundësi të zgjidhni ngjyrën e kartës (numri i ngjyrave mund të ndryshojë).

Personat privatë mund të zgjedhin nga 3 ngjyra - blu e errët, rozë dhe ngjyrat e flamurit të Ukrainës.

Kur porosisni karta të tjera, ose kur skadon një kartë - porositet automatikisht karta me të njëjtën ngjyrë sikurse karta e parë.



 

1. Hyni në aplikacionin celular Paysera. 
2. Shkoni tek Karta.
3. Prekni Aktivizoni kartën.
4. Vendosni kodin CVV i dhënë në shiritin e nënshkrimit. 

Pasi merrni kartën, duhet t'a aktivizoni brenda 3 muajve nga data e prodhimit të saj. 



 

1. Hyni në aplikacion.
2. Shkoni te Karta.
3. Zgjidhni Rimbushni kartën.
4. Zgjidhni llogarinë, shumën dhe konfirmoni.

Nëse nuk keni para mjaftueshëm në llogarinë tuaj - mund të rimbushni llogarinë (ose direkt kartën Paysera) me një transfertë të rregullt bankare në numrin IBAN të llogarisë tuaj. Transferta të tilla janë të disponushme vetëm në Euro. Nëse dëshironi të dërgoni në një monedhë tjetër në llogarinë tuaj Paysera - ju duhet të gjeneroni udhëzimet e rimbushjes (Paysera online banking>Llogaritë dhe Kartat > Rimbushje Llogarie > Plotësoni formularin dhe përditësoni udhëzimet).



 

1. Hyni në aplikacion.
2. Shkoni te Karta.
3. Shikoni PIN i kartës.
4. Vendosni kodin CVV.



 

1. Hyni në aplikacion
2. Shkoni te Karta.
3. Çaktivizo kartën – karta juaj do të çaktivizohet përkohësisht. Mund t'a aktivizoni përsëri në çdo kohë.
4. Blloko kartën – karta juaj do të bllokohet përgjithmonë, llogaria e kartës tuaj do të mbyllet.

Nëse dyshoni se keni humbur kartën, ose se dikush tjetër njeh të dhënat e kartës suaj - çaktivizoni kartën tuaj menjëherë. Mos e ndani me asnjë PIN tuaj, ose aksesin në kartë.



 

Nëse keni një iPhone do të shikoni një buton sugjerimi për të shtuar kartën në Apple Pay, kur hyni në aplikacion dhe shkoni në seksion Karta.

Ju gjithashtu mund të shtoni kartën tuaj në Google Pay, Samsung Pay , ose PayPal.

Të gjithë përdoruesit e identifikuar të Paysera që janë rezidentë të ZEE mund ta porosisin kartën dhe ta përdorin atë në të gjithë botën ku pranohen kartat Visa.

Koha dhe kosto e dërgesës varet nga metoda e dërgesës e zgjedhur - do ta shikoni para se të konfirmoni porosinë tuaj. Zgjidhni dërgesën me gjurmim për të parë mbarëvajtjen e saj.