Hapni një llogari kumulative krejtësisht online
Kurseni kohë dhe përpjekje të vlefshme me mundësitë e ofruara nga Paysera!
Tarifa konkuruese. Shikoni më shumë këtu
Një proces online me Shërbimin e Kujdesit ndaj Klientit përmes email, ose telefon
Informacion i detajuar për secilën fazë të procedurës
Mbështetje e plotë nga stafi ynë për përgatitjen e dokumenteve të kërkuara
Kujt i përshtatet?
- Individët që duan të krijojnë një kompani në Bullgari.
- Mnd të jenë shtetas bullgarë, ose të huaj.
Për çfarë shërben një llogari kumulative?
Regjistrimi i një kompanie të reLlogaria kumulative është detyrim për të krijuar një kompani të re në Bullgari. Llogaria përdoret për vendosjen e kapitalit të autorizuar, përpara se kompania të regjistrohet në Regjistrin Tregtar.
⚠️
Llogaria kumulative NUK ËSHTË një llogari pagesash dhe nuk mund të përdoret për pagesa përveç atyre lidhur me kapitalin e autorizuar – hyrëse dhe dalëse.
Hapat për hapjen e llogarisë kumulative
Pyetjet më të shpeshta
Llogaria kumulative përdoret vetëm për depozitimin e kapitalit të autorizuar, kur themeloni një kompani private në Bullgari. Nuk mund të përdoret për pagesa të tjera përveç kapitalit të autorizuar - hyrje dhe dalje.
Llogaria e pagesës e përshtatshme për operimet bankare ditore. Mund të administrohet online, ose përmes mobile banking në kohë reale. Karta Visa mund të shtohet në llogari dhe të përdoret për pagesa jo cash.
Llogaria kumulative mund të hapet nga administratori i ardhshëm, ose përfaqësuesi i kompanisë. Ai duhet të regjistrohet në Paysera përmes aplikacionit, të përfundojë identifikimin individual dhe të plotësojë pyetësorin Njih Klientin Tënd (KYC). Më pas paraqet kërkesën për hapjen e një llogarie kumulative përmes email.
Në varësi të strukturës dhe aktivitetit të kompanisë mund të kërkohen edhe dokumentet e përmendura më poshtë, ose të dërgohen pyetje sqaruese.
Dokumentet e kërkuara për hapjen e llogarisë kapitale:
- Marrëveshja e Llogarisë Kumulative;
- Statuti i shoqërisë;
- Akt Themelimi i Shoqërisë.
- Procesverbalet e zgjidhjes së Kapitalit të themelimit të Asamblesë së Përgjithshme/Pronarit të vetëm të kompanisë.
Klienti duhet të paraqesë informacion rreth:
- Vërtetimit të pronarit përfitues;
- Vlerës së kapitalit të ortakëve dhe në rast të përgjegjësive të kufizuara të kompanisë, si do të shpërndahet midis partnerëve; .
- Kush do të jetë përfaqësuesi i kompanisë;
- Përshkrim të detajuar të aktivitetit të kompanisë;
- Klientët, furnitorët dhe partnerët potencial të biznesit;
- Sqarim të qëllimit të pagesave të ardhme në llogari;
- Faqja web dhe/ose link i platformës komerciale online, nëse nevojitet.
Pas regjistrimit të shoqërisë në Qendën Kombëtare të Regjistrimit, klienti duhet të hapë një llogari biznesi dhe të plotësojë pyetësorin KYC dhe të paraqesë te Shërbimi i Kujdesit ndaj Klientit kërkesën pë të mbyllur llogarine kapitale dhe të transferohet kapitali tek llogaria e bizesit e krijuar.