Dërgo para për tërheqje cash

Dërgoni para edhe tek persona që nuk kanë një llogari bankare! Shijoni shërbimin e transfertës së parave, një proces i thjeshtë, i shpejtë dhe me tarifa të ulta

Ky shërbim është aktualisht i disponueshëm vetëm për transfertat në Ukrainë.

Kërkohet që të jeni një klient i Paysera për të kryer një transfertë parash.

RREGJISTROHU FALAS
#
Tërhiqni cash nga pika të ndryshme.

Shikoni pikat >
#
Paratë do të mbërrijnë te përfituesi brenda 10-20 minutave.
#
Përfituesi nuk është e nevojshme të ketë një llogari bankare për të përfituar shuma të vogla parash.
#
Mjafton të dini emrin dhe datën e lindjes së përfituesit për të transferuar paratë.

Si funksionon?

  1. Fillimisht hapni një llogari Paysera (është FALAS!) dhe kryeni identifikimin.
    Instruksionet video >
  1. Një klient (dërguesi) Paysera plotëson formularin e transfertës së parave në Paysera online banking.
    Hyni te bank.paysera.com > zgjidhni Transferta tek menu në të majtë > Tërheqje cash.
  1. Brenda 10 min, klienti i Paysera (dërguesi) përfiton kodin e tërheqjes cash.
  1. Klienti (dërguesi) ndan kodin e tërheqjes cash me përfituesin.
  1. Përfituesi shkon tek pika e tërheqjes cash.
  2. Përfituesi paraqet kodin e tërheqjes cash DHE një kartë ID, ose një pasaportë (të brendshme, ose ndërkombëtare) tek kasa.
  3. Përfituesit i dorëzohen paratë cash.
#
#

Kush mund të dërgojë dhe të përfitojë para?

Dërguesi duhet të jetë:

Një klient i Paysera

Një individ (jo llogari biznesi)

Përfituesi duhet të jetë:

Të paktën 18 vjeç

Të ketë një kartë ID, ose pasaportë (të brendshme, ose ndërkombëtare)

⚠️ Përfituesi nuk duhet të jetë një klienti i Paysera, ose i IPS Globus. Një llogari në Globus nevojitet, nëse dëshironi të transferoni shuma më të mëdha parash, sesa limitet e lejuara të transfertave me tërheqje cash.

Tarifat, monedhat dhe limitet

Tarifa e shërbimit
Një tarifë e vogël prej 2,3 % të shumës së transfertës aplikohet, kur dërgoni para. Nuk ka tarifë për tërheqjen e fondeve.

Monedha
Aktualisht transfertat e tërheqjes cash mund të kryehet vetëm në Euro. Gjatë tërheqjes së cash, përfituesi mund të kërkojë këmbim valutor, nëse është e mundur në pikën e tërheqjes.

Limitet
Shuma mujore e transaksionit nuk duhet të kalojë 4677 EUR.

ℹ️ Shuma më të mëdha mund të transferohen, nëse këto limite nuk janë të mjaftueshme. Megjithatë, nëse kufiri tejkalohet, IPS Globus do të hapë një llogari bankare për përfituesin, ku do të kreditohet pagesa.

#

Pyetjet më të shpeshta

Për momentin, transfertat e parave mund të tërhiqen në pika të ndryshme të bankës IPS Globus, kudo në Ukrainë. Mund t'i gjeni të gjitha këtu.

Përfituesi nuk duhet të jetë klient i bankës IPS Globus për të tërhequr fondet, por duhet të ketë një dokument identifikimi (kartë identiteti, pasaportë të brendshme, ose ndërkombëtare) dhe kodin e tërheqjes cash.

Gjatë plotësimit të formularit të transfertës do t'ju kërkohet:

Zgjidhni shtetin e përfituesit (për momentin vetëm Ukraina është e disponueshme);
Zgjidhni sistemin e pagesës – banka për tërheqje (për momentin vetëm IPS Globus është e disponueshme);
Zgjidhni shumën që dëshironi të dërgoni (shiko kufijtë e transfertës);
Vendosni emër, mbiemër dhe datën e lindjes së përfituesit.

Informacioni rreth dërguesit do të plotësohet automatikisht me informacionin nga llogaria Paysera e dërguesit;

#
Kodi i tërheqjes cash do të gjenerohet brenda 10 minutave nga krijimi i transfertës.
Për t'a zbuluar atë hyni në bank.paysera.com > zgjidhni Transferta tek menu në të majtë > Lista e transfertave.
#

Nëse ndodh ndonjë problem lidhur me transfertat e tërheqjes cash – kontaktoni Shërbimin e Kujdest ndaj Klientit Paysera dhe ata do ju ndihmojnë. Kontaktoni menjëherë, përpara se përfituesi të tërheqë fondet.

Siguria është prioritet nr. 1. Të gjithë dërguesit janë klientë të identifikuar plotësisht të Paysera dhe të gjithë përfituesit duhet të ofrojnë dokumente të vlefshme identifikimi dhe kodin e tërheqjes cash për të tërhequr paratë.

Mbi të gjitha Paysera ka 24/7 mbështje për klientët në anglisht, që do të thotë se nëse bëni një gabim, ose ka një problem me transfertën tuaj - mund të kontaktoni konsulentët tanë në çdo kohë.

Paysera gjithashtu kryen transferta të ndryshme lokale dhe ndërkombëtare në llogari bankare dhe institucione pagesash në monedha të ndryshme.

Lexo më shumë rreth transfertave të parave me Paysera >