HAPI 1. Krijoni llogari personale në Paysera
- Hapni aplikacionin dhe zgjidhni gjuhën tuaj
- Klikoni "Krijo llogari"
- Shënoni numrin tuaj të telefonit
- Krijoni fjalëkalimin
- Klikoni termat dhe kushtet
- Konfirmoni numrin tuaj të telefonit
- Krijoni një PIN kod të fortë
- Aktivizoni hapjen me gjurmën e gishtave ose me fytyrë
Regjistrimi ka përfunduar!
HAPI 2. Verifikimi dhe identifikimi
- Klikoni në njoftim për të përfunduar identifikimin
- Shënoni email adresën tuaj, shënoni kodin e konfirmimit dhe konfirmoni email adresën tuaj
- Plotësoni pyetësorin
- Konfirmoni që informacioni është i saktë dhe vazhdoni identifikimin
- Zgjidhni vendin e lëshimit të dokumentit dhe llojin e dokumentit
- Përgatitni dokumentin dhe bëni një foto të tij
- Bëni një selfie
Urime! Llogaria juaj personale është hapur. Tani përdorni të njëjtat informacione për t'u identifikuar dhe hapur një llogari biznesi.
HAPI 3. Hapni llogarinë e biznesit
Një llogari biznesi mund të hapet nga drejtuesi i kompanisë ose një person i caktuar me autorizim. Një nga dokumentet e kërkuara është një listë e aksionarëve - një dokument zyrtar nga agjensioni i regjistrimit të bizneseve. Nëse agjensioni i regjistrimit të bizneseve të vendit tuaj nuk është i arritshëm publikisht, dokumenti duhet të konfirmohet nga noteri ose të nënshkruhet me nënshkrim elektronik nga agjensioni i regjistrimit të bizneseve. Dokumenti duhet të tregojë të gjithë personat fizikë që përfitojnë nga shoqëria.
- Përmes shfletuesit: Klikoni në ikonën e profilit tuaj dhe zgjidhni "Hap llogari biznesi". Përmes aplikacionit: Prekni ⚙️ dhe zgjidhni "Llogaritë e biznesit" dhe më pas "Hap llogarinë e biznesit".’.
- Zgjidhni vendin e regjistrimit dhe futni kodin e regjistrimit
- Shtypni "Kontrollo"
- Nëse vendi juaj i regjistrimit nuk është në listë, zgjidhni "Vend tjetër"
- Dërgoni të gjitha informacionet e kërkuara dhe ngarkoni dokumentet
- Dokumentet e kërkuara: dokumenti i regjistrimit të kompanisë, dokumenti që vërteton emërimin e drejtuesit të shoqërisë, lista e aksionerëve