Etiketa e cilësisë
Projektimi i etiketës së cilësisë.
Etiketa e cilësisë - çfarë është?
Kjo është një garancion i pagesës së sigurtë. Paysera e ka krijuar atë për të siguruar shumëllojshmërinë e metodave të pagesave dhe procesimin e sigurtë të përpunimit të pagesave online.
Përfitimet për Tregtarët
Duke shfaqur Paysera etiketën cilësore në faqen e internetit, tregtari ju tregon klientëve se webfaqja e tij/saj është verifikuar nga administratorët e Paysera dhe pronarët e faqeve janë identifikuar dhe mund të kontaktohen.
Në këtë mënyrë, klientët e din se faqja e internetit është e besueshme dhe mund të ofrojë një metodë të pranueshme pagese.
Klientët janë të sigurtë se www.paysera.lt mund të japin informacione për dyqanet elektronike të shitësit. Duke e mbajtur kursorin mbi etiketë, klienti do të shohë informacionin kryesor të kontaktit të projektit dhe duke klikuar në etiketë, klienti është ridrejtuar në një faqe në webfaqen e Payseras e krijuar për tregtarin dhe që shfaq informata të rëndësishme rreth projekteve.
Pasi që shumica e bankave dhe sistemeve të pagesave të lidhura me sistemin Paysera kërkojnë një pëlqim me shkrim për të shfaqur logotipet e tyre, etiketa e cilësisë njofton paguesin për mundësinë për të paguar nëpërmjet bankave pa vendosur logotipet e tyre në webfaqen e tregtarit. Në këtë mënyrë, tregtari jo vetëm që kursen hapësirë, por gjithashtu shmang negociatat për pajtimet për vendosjen e logotipeve në webfaqe dhe ndryshimin e logotipeve bankare të përditësuara.