Të gjitha blogjet

Si të dërgoni para në Shqipëri? 

#
Tani e tutje, klientët Paysera mund të dërgojnë dhe të marrin Lek Shqiptar (ALL). Ai i shtohet listës tashmë të gjatë të valutave mbështetur nga Paysera. Vazhdoni të lexoni dhe zbuloni se si të bëni transfere dhe t'i konvertoni ato me tarifa të shkëlqyera! 

Si të konvertoni paratë në Lek Shqiptar në Paysera? 

Ju mund t'i konvertoni fondet në lekë (ALL) në sekonda nëpërmjet aplikacionit mobil Paysera. Kyçuni në aplikacion > në menynë në fund zgjidhni Transferet > klikoni nëKonvertimi Valutor > zgjidhni valutën që dëshironi të shisni dhe blini! 

#

Paysera ofron kurset e konvertimit të valutës për të gjithë përdoruesit e saj. Nuk nevojiten llogari premium. Norma më e mirë e ofruar nga Paysera (afër asaj që shihni në Google) zbatohet për klientët privatë kur konvertojnë deri në 1000 EUR/muaj. 

Ndërkohë, klientët e biznesit mund të përfitojnë kur konvertojnë më shumë se 5000 euro njëherë – automatikisht do të aplikohet një tarifë më e mirë se ajo normale.

Dhe në rast se biznesi juaj tregton me vende të huaja dhe konverton shuma më të mëdha në baza mujore – na kontaktoni, dhe ne do t'ju ofrojmë një kurs këmbimi që do të jetë e vështirë të refuzohet.

Nuk e keni ende Paysera?

Hapni një llogari pa pagesë në pak minuta!

Si të dërgoni Lekë Shqiptare nëpërmjet Paysera? 

Nëse dëshironi të dërgoni para në një bankë shqiptare, mund ta bëni lehtë përmesaplikacionit Paysera.Hymo në aplikacion > në menynë në fund zgjidhniTransferet > klikoni në Transfer i ri > Transfer bankar > dhe futni detajet e marrësit. 

Në ekranin e rishikimit të transfereve do t'ju pyesin nëse dëshironi t'i konvertoni paratë tuaja në lekë (ALL). 

Më shumë rreth transfereve të parave > 

#

Si të rimbushni llogarinë tuaj Paysera? 

Nëse sapo jeni regjistruar në Paysera dhe dëshironi të rimbushni llogarinë tuaj, le të themi në lekë, duhet të gjeneroni udhëzime rimbushjeje. Për ta bërë këtë, hyni në aplikacion >klikoni në Rimbush > zgjidhni vendin dhe valutën në të cilën dëshironi të rimbushni. 
#

Pasi të keni marrë udhëzimet e rimbushjes, ndiqni ato me kujdes. Do të shihni që marrësi që duhet të futni kur bëni një transfer nuk është emri juaj, por, për shembull, Paysera Albania. Megjithatë, në përshkrim të pagesës, do të futni numrin tuaj Paysera EVP. 

Do të thotë që fillimisht do të dërgoni para në llogarinë Paysera Albania në një nga bankat shqiptare, më pas shuma ekuivalente do të kreditohet nga llogaria Paysera në llogarinë tuaj. Kjo i bën transferet më të lira dhe më të shpejta nëpër vende. 

Më shumë rreth rimbushjes së llogarisë >