Si të hyni në një llogari biznesi Paysera si një drejtues i ri i kompanisë?
Para se të filloni
Një gjë e thjeshtë - si drejtues i ri i kompanisë, do t'ju duhet të krijoni llogarinë tuaj individuale në Paysera, nëse tashmë nuk e keni një të tillë. Pasi të jetë bërë kjo dhe llogaria individuale të jetë verifikuar, hapi tjetër do të varet nga vendi ku ndodhet kompania. Do ta diskutojmë këtë në më shumë detaje më poshtë.
Nëse nuk jeni të sigurt për hapat e hapjes së një llogarie individuale në Paysera, ja ku na keni. Ne kemi përgatitur një video tutorial të lehtë për ta ndjekur i cili do t'ju udhëzoj gjatë procesit.
A mund të merret qasja online, apo duhet të bëhet fizikisht?
Nuk ka nevojë të shqetësoheni - nuk ju kërkohet të na vizitoni fizikisht për të hyrë në llogarinë tuaj të biznesit! Kjo mund të bëhet online.
Si të hyni në llogarinë e biznesit në Paysera si një drejtues i ri i kompanisë?
Nëse tashmë keni llogarinë tuaj individuale në Paysera, është koha t'ju ndihmojmë të lidheni me llogarinë tuaj të biznesit. Procesi mund të ndryshojë pak, në varësi të vendit ku është e regjistruar kompania juaj. Na lejoni ta sqarojmë.
Nese regjistri i biznesve në vendin tuaj është publik
Ju mund të përfundoni procedurën përmes ueb ose aplikacionit mobil - cilido që ju përshtatet
Përmes shfletuesit në ueb:
- Kyçuni në llogarinë tuaj dhe klikoni në ikonën e profilit tuaj;
- Zgjidhni Hap llogari biznesi;
- Zgjidhni vendin e regjistrimit dhe shkruani numrin e biznesit tuaj
- Klikoni në Kontrollo.
Përmes aplikacionit mobil:
- Kliko ⚙️ and select Llogaritë e biznesit;
- Kliko Hap llogari biznesi;
- Zgjedhni vendin e regjistrimit dhe shënoni numrin e biznesit
- Kliko Hap llogari biznesi.
Dhe kjo është e gjitha! Pronësia do të transferohet tek ju automatikisht.
Nëse regjistri i kompanive të vendit tuaj nuk është i çasshëm publikisht
Do të keni ende mundësi të keni çasje në llogarinë tuaj të biznesit, thjesht do të na duhet që të dorëzoni një marrëveshje shtesë në shqip ose anglisht.
Mund ta dorëzoni dokumentin nëpërmjet internetit:
- Kyçu në llogarinë tënde dhe zgjidh Parametrat< /em>;
- Shkoni te Parametrat e profilit dhe te KYC pyetësori, zgjidh Dokumentet e biznesit/ aktivitetit;
- Klikoni Ndrysho;
- Zgjidhni Marrëveshje shtesë si lloji i dokumentit, ngarkoni dokumentin, shkruani përshkrimin e tij dhe klikoni Dërgo.
Gjithashtu, kini parasysh se mund të kemi nevojë që të ju kërkojmë disa dokumente të tjera nga ju ose t'ju kontaktojmë për të sqaruar disa detaje. Nëse mund të na ndihmoni duke u përgjigjur menjëherë dhe qartë, kjo do t'i shpejtonte gjërat.
Sa kohë duhet për tu kryer ndryshimi?
Nëse regjistri i bizneseve të vendit tuaj është publik, sapo të përfundoni hapat që sapo përmendëm, do të keni çasje të menjëhershme në llogarinë e biznesit.
Nëse regjistri i kompanive të vendit tuaj nuk është i çasshëm publikisht, do të duhen deri në 3 ditë pune për të përpunuar dokumentin tuaj, dhe ndoshta edhe më shumë nëse vlerësojmë se kemi nevojë për informacion shtesë nga ju.
A jeni bllokuar
Ne jemi këtu për ju, thjesht na telefononi ose na dërgoni email. Ekipi i Shërbimit tonë për klientë tonë është i gatshëm t'ju ndihmojë me çdo pyetje që mund të keni. Mbani mend, nuk ka gjë të tillë si p.sh një pyetje pa kuptim, ne jemi gjithmonë të gatshëm t'ju ndihmojmë të gjeni zgjidhjen.