Hapja e llogarisë së biznesit Paysera

Filloni të pranoni pagesa për biznesin tuaj, merrni kurs të favorshëm valutor dhe bëni transfere më të lira. E gjithë kjo dhe më tepër në një llogari Paysera – shkarkoni aplikacionin Paysera dhe filloni sot!
#

HAPI 1. Krijoni llogari personale në Paysera

  1. Hapni aplikacionin dhe zgjidhni gjuhën tuaj
  2. Klikoni "Krijo llogari"
  3. Shënoni numrin tuaj të telefonit
  4. Krijoni fjalëkalimin
  5. Klikoni termat dhe kushtet
  6. Konfirmoni numrin tuaj të telefonit
  7. Krijoni një PIN kod të fortë
  8. Aktivizoni hapjen me gjurmën e gishtave ose me fytyrë

Regjistrimi ka përfunduar!

#

HAPI 2. Verifikimi dhe identifikimi

  1. Klikoni në njoftim për të përfunduar identifikimin
  2. Shënoni email adresën tuaj, shënoni kodin e konfirmimit dhe konfirmoni email adresën tuaj
  3. Plotësoni pyetësorin
  4. Konfirmoni që informacioni është i saktë dhe vazhdoni identifikimin
  5. Zgjidhni vendin e lëshimit të dokumentit dhe llojin e dokumentit
  6. Përgatitni dokumentin dhe bëni një foto të tij
  7. Bëni një selfie

Urime! Llogaria juaj personale është hapur. Tani përdorni të njëjtat informacione për t'u identifikuar dhe hapur një llogari biznesi.

#

HAPI 3. Hapni llogarinë e biznesit

Një llogari biznesi mund të hapet nga drejtuesi i kompanisë ose një person i caktuar me autorizim. Një nga dokumentet e kërkuara është një listë e aksionarëve - një dokument zyrtar nga agjensioni i regjistrimit të bizneseve. Nëse agjensioni i regjistrimit të bizneseve të vendit tuaj nuk është i arritshëm publikisht, dokumenti duhet të konfirmohet nga noteri ose të nënshkruhet me nënshkrim elektronik nga agjensioni i regjistrimit të bizneseve. Dokumenti duhet të tregojë të gjithë personat fizikë që përfitojnë nga shoqëria.

  1. Përmes shfletuesit: Klikoni në ikonën e profilit tuaj dhe zgjidhni "Hap llogari biznesi". Përmes aplikacionit: Prekni ⚙️ dhe zgjidhni "Llogaritë e biznesit" dhe më pas "Hap llogarinë e biznesit".’.
  2. Zgjidhni vendin e regjistrimit dhe futni kodin e regjistrimit
  3. Shtypni "Kontrollo"
  4. Nëse vendi juaj i regjistrimit nuk është në listë, zgjidhni "Vend tjetër"
  5. Dërgoni të gjitha informacionet e kërkuara dhe ngarkoni dokumentet
  6. Dokumentet e kërkuara: dokumenti i regjistrimit të kompanisë, dokumenti që vërteton emërimin e drejtuesit të shoqërisë, lista e aksionerëve
#