Të gjitha kategoritë
Paysera zyret qendrore

Paysera në Shqipëri siguron licencën për lëshimin e parave elektronike!

Paysera Albania
Banka Qendrore e Shqipërisë i ka dhënë licencën e institucionit për lëshimin e parave elektronike (EMI) Paysera Shqipërisë, duke e bërë atë vendin e tretë në Rrjetin e Paysera që posedon licencë. Licencat tjera aktualisht mbahen nga Paysera Lituania dhe Paysera Kosova.
Partneri i sapo licencuar, Shqipëria, tani do të jetë në gjendje t'u ofrojë klientëve të saj shërbime të ndryshme si transferet e parave, përpunimin e pagesave në internet në dyqanet elektronike, etj.
Megjithëse populli shqiptar është ende shumë i varur nga pagesat në kesh dhe vetëm 40% e shqiptarëve kanë një llogari bankare, Paysera është pozitive që shërbimet bankare në internet dhe paratë elektronike do të mirëpriten në vend dhe madje mund të revolucionarizojnë blerjet aktuale dhe praktikat e ngjashme të tregtisë elektronike.
Ashtu si Kosova, ku Paysera filloj aktivitetet së fundmi, Shqipëria është një treg në zhvillim, me plot mundësi, njerëz që dëshirojnë shumë për inovacion dhe një vend për të ofruar shërbime dhe çmime konkurruese.
Përveç këtyre partnerëve të licencuar, Rrjeti Paysera ka më shumë partnerë në vende si Rumania, Bullgaria, Estonia, Letonia, Spanja dhe është vazhdimisht duke u zgjeruar në Evropë dhe më gjerë.

Artikujt e ngjajshëm

#
Paysera zyret qendrore

Paysera zgjerohet në Kosovë: pse është e rëndësishme të trajtojmë tregjet në zhvillim?

Më herët gjatë kësaj vere, ne njoftuam disa lajme të mira - Paysera Kosova siguroi licencën e parë të Institucionit të Parave Elektronike (EMI) në Kosovë. Është gati 10 vjet që kur e njëjta gjë ndodhi në Lituani, duke e vendosur Lituaninë në hartën botërore fintech dhe duke rritur tregtinë e saj elektronike përmes mbledhjes së parave në internet të lehtë dhe të lirë. Që atëherë rrjeti i pagesave elektronike Paysera u vendos gjithashtu në Estoni, Letoni, Bullgari dhe Rumani, duke shpresuar të përsërisë historinë e suksesit në këto tregje në zhvillim.

#
Biznes

Një ide e mirë biznesi nuk mjafton. Por ne mund të ofrojmë më shumë

Fillimi i biznesit tuaj nuk do të thotë domosdoshmërisht se duhet ta filloni nga e para ose të keni një ide unike biznesi. Sot, ekziston një mundësi për të filluar një kompani që në mënyrë të shpejtë mund t'ju vendosë në linjën e shpejtë.

#
Komuniteti

Një histori e shkurtër e "Fintech" lituaneze

Për të shënuar ditëlindjen e 16 të Paysera, CEO i kompanisë Vytenis Morkūnas rishikon historinë e shkurtër por të pasur të "Fintech" në Lituani. Nga kartelat e para për pagesa deri në përpjekjet e para për të tregtuar arin fizik në internet - e gjithë kjo në një periudhë që zgjat jo më shumë se 30 vjet.