Të gjitha blogjet
Veçoritë

Shërbim i ri! Rimbushni llogarinë tuaj Paysera me kartela Mastercard ose Maestro

Paysera klientai jau dabar gali papildyti savo Paysera sąskaitą su Mastercard arba Maestro kortele
Ne e dimë se klientëve tanë i pëlqejnë shërbimet e tyre financiare në një mënyrë të caktuar – më të shpejta, më të thjeshta dhe më efikase. Prandaj jemi këtu për të ofruar, këtë herë një metodë të re për të rimbushur llogarinë tuaj Paysera! Të shohim në përgjithësi çfarë duhet të dini – nga përfitimet kryesore deri tek mënyra se si të filloni të shfrytëzoni atë.

Shërbimi i ri është mundësuar nga një partneritet i ri

Të jesh në gjendje të përdorësh kartelë Mastercard ose Maestro për të rimbushur llogarinë Paysera brenda sekondave tingëllon mirë, apo jo?

Por, pas çdo shërbimi të ri, ka një punë të konsiderueshme nga stafi ynë i përkushtuar, si dhe partneritete strategjike që ua mundësojnë atë.

Pra, me kënaqësi të madhe ju njoftojmë për bashkëpunimin tonë me Quipu, një kompani konsulence të Teknologjisë Informative. Ky partneritet u ka mundësuar klientëve të Paysera-s të rimbushin llogaritë e tyre edhe më shpejt.

Pse është ky një lajm i mirë për ju?

Ju mund ta rimbushni llogarinë e Paysera brenda disa sekondave, në çdo kohë. Po pra - kjo veçori është e disponueshme 24/7. Por ka shumë gjëra që duhet të dini.

Për shembull, nëse nuk keni mundësi të përdorni SEPA Instant ose ndodheni jashtë BE-së - kjo do t'ju kursejë shumë kohë.

E sa i përket aspektit të sigurisë? Mastercard dhe Maestro janë të njohura për reputacionin e tyre të lartë të sigurisë.

Deri më tani, klientët e Paysera-s mund të rimbushin llogaritë e tyre në 3 mënyra të ndryshme: përmes transferit bankar, në ATM ose duke përdorur një kartelë Mastercard ose Maestro.

Mos harroni: janë tarifat e përfshira për opsionin e rimbushjes përmes kartelës. Pra, para se të vazhdoni, sigurohuni që të informoheni për tarifat, në mënyrë që të vendosni. Të jeni të sigurt, se tarifat do të shfaqen gjithmonë për ju para se të konfirmoni rimbushjen.

Kaip papildyti Paysera sąskaitą?

Ju mund të keni akoma pyetje

Supozojmë se do të keni disa pyetje praktike në lidhje me këtë shërbim të ri, kështu që le të flasim për to.

A mund të përdoret kartela Mastercard ose Maestro nga çdo vend për të rimbushur llogarinë time Paysera?

Po, në çdo vend ku lëshohen kartelat Mastercard ose Maestro!

 

A do të ketë një njoftim pas rimbushjes së llogarisë Paysera duke përdorur Mastercard ose Maestro?

Patjetër! Ne përpiqemi të eliminojmë çdo pasiguri në lidhje me rimbushjen e suksesshme të llogarisë suaj. Për ta arritur këtë, ne dërgojmë një njoftim "push" si një konfirmim të një transaksioni të suksesshëm.

 

A është shërbimi i disponueshëm në aplikacionin Paysera ose e-banking?

Shërbimi është i disponueshëm për momentin vetëm në aplikacionin Paysera, por mos u shqetësoni – shumë shpejt do të jetë i disponueshëm edhe në e-banking!

 

A është shërbimi i disponueshëm si për përdoruesit e iOS ashtu edhe për Android?

Nuk ka mundësi ta mënjanojmë njërën apo tjetrën. Pra, po, shërbimi është i disponueshëm si për përdoruesit e iOS ashtu edhe për ata Android!

Si të rimbushni llogarinë e Paysera duke përdorur Mastercard ose Maestro?

Nuk po talleshim kur thamë se brenda pak sekondave mund të rimbushni llogarinë tuaj Paysera duke përdorur Mastercard ose Maestro. Dhe për ta bërë këtë, procesi është shumë i thjeshtë. Na lejoni t'ua demonstrojmë!

Për të rimbushur llogarinë tuaj Paysera duke përdorur Mastercard ose Maestro nëpërmjet aplikacionit:

  1. Kyçuni në llogari dhe zgjedhni Rimbush;
  2. Zgjidhni llogarinë që dëshironi të rimbushni, shtetin tuaj dhe valutën e rimbushjes;
  3. Tek MËNYRA E RIMBUSHJES, zgjidhni Pagesë përmes kartelës;
  4. Shënoni shumën;
  5. Zgjidhni Pajtohem me rregullat e rimbushjes;
  6. Zgjidhni Vazhdo.

Kini parasysh se shuma minimale me tarifë është 1 EUR.

Kaip papildyti Paysera sąskaitą naudojant Mastercard arba Maestro kortelę per Paysera programėlę?

Nëse përballeni me ndonjë problem - ne jemi vetëm një telefonatë (ose email) larg!

Ky është një funksion i ri dhe ne e kuptojmë se mund të keni pyetje në lidhje me të. Nëse nuk mund të rimbushni llogarinë tuaj Paysera duke përdorur Mastercard ose Maestro - kontaktoni shërbimin tonë ndaj klientit dhe ne do t'ju ndihmojmë me kënaqësi.

Artikuj të ngjashëm

#
Veçoritë

Si të planifikoni pagesa në aplikacionin Paysera?

Sa mbështeteni në kujtesën tuaj? Po përpiqeni të mbani mend ditëlindjet e familjes? Jeni të bindur se nuk do t'i harroni kurrë përvjetorët? Po në lidhje me afatet për të paguar faturat? Qiranë? Kredi apo leasing? Mos e tendosni kujtesën tuaj mbi mendimet për paratë – planifikoni pagesat në aplikacionin Paysera dhe lirojeni veten nga gjërat që nuk kanë shumë rëndësi!

#
Financat Personale

Si të rimbushni llogarinë tuaj Paysera?

Ka disa forma të ndryshme për të rimbushur llogarinë tuaj Paysera në mënyrë që ta përdorni atë. Nga deponimi i parave të gatshme deri te dërgimi i parave nëpërmjet transferit bankar - të gjitha janë të renditura në këtë udhëzues. Vazhdoni të lexoni për të mësuar më shumë.

#
Veçoritë

Dallimet në mes të versionit mobil dhe desktop të aplikacionit Paysera

A jeni më shumë një person që e përdor aplikacionin mobil apo desktop? Me Paysera – secili prej tyre funksionon për menaxhimin e financave të përditshme, por ka disa ndryshime midis aplikacionit tonë në internet dhe mobilit që çdo klient duhet të dijë. Vazhdoni të lexoni për t'i zbuluar ato.