Aplikacioni Paysera tani në Apple Watch!
Krishtlindjet erdhën herët këtë vit për përdoruesit e aplikacionit Paysera në iOS - ne po e mbyllim vitin 2021 me një veçori të shumëpritur – aplikacionin Paysera për Apple Watch. Kontrolloni bilancin tuaj dhe transaksionet më të fundit drejt e në dore në çdo kohë.
Si të filloni të përdorni Paysera në Apple Watch?
Aplikacioni Paysera u bë i disponueshëm në Apple Watch me lëshimin më të fundit të aplikacionit Paysera për iOS - 12.2. Nëse nuk e keni të aktivizuar instalimin automatik të aplikacionit, hapni aplikacionin Apple Watch në iPhone. Prekni "Ora ime" dhe më pas lëvizni poshtë te "Aplikacionet e disponueshme". Prekni instalo pranë aplikacionit Paysera.
Paketa e plotë për fansat e Apple
Paysera, si një fintech i parë në mobil, tani plotëson të gjitha dëshirat e fansave më të vërtetë të Apple:
-
Kartela Paysera është e përputhshme me Apple Pay,
-
aplikacioni ynë për iOS është gjithmonë i përditësuar me përditësimet më të fundit,
-
mund të konfiguroni miniaplikacionet Paysera në iPhone tuaj,,
-
dhe tani jemi në dispozicion edhe në Apple Watch.