Informacioni është përditësuar:08/02/2017
Kushtet e Ekzekutimit të Transfertave të Pagesave Ndërkombëtare
1. Përkufizimet
1.1. Transfertat e pagesave ndërkombëtare - transferim i fondeve të inicuar nga Paguesi 1) në llogarinë e Përfituesit, të hapur tek një institucion ofrues të shërbimeve të pagesave në çdo vend tjetër përveç Republikës së Lituanisë; 2) në një monedhë të ndryshme nga euro të transferura në një llogari të hapur tek një institucion ofrues i shërbimeve të pagesave në Republikën e Lituanisë; 3) tek Përfituesi për tërheqje cash në çdo vend përveç Republikës së Lituanisë.
1.2. Urdhërpagesë Ndërkombëtare - një Urdhërpagesë e paraqitur nga Paguesi për ekzekutimin e transfertave ndërkombëtare të pagesave.
1.3. Urdhërpagesë Europiane - një Urdhërpagese e cila përputhet me të gjitha kushtet e mëposhtme:
1.3.1. monedha e pagesës është euro (EUR);
1.3.2. fondet janë transferuar tek Ofruesi i Shërbimeve të Pagesave të Përfituesit në një vend Anëtar, ose në Zvicër;
1.3.3. kodi SWIFT (BIC) ndërkombëtar i Ofruesit të shërbimeve të pagesave të Përfituesit paraqitet;
11.3.4. numri i llogarisë së Përfituesit paraqitet sipas standardeve ndërkombëtare të numrave të llogarive bankare (IBAN);
1.3.5. Paguesi dhe Përfituesi paguajnë pjesën e tyre të tarifave të ngarkuara nga Paysera dhe Ofruesi i Shërbimeve të Pagesave të Përfituesit, pra Paguesi paguan për tarifat e Paysera të cilat debitohen nga Llogaria, ndërsa Përfituesi paguan për tarifat e institucionit të Ofruesit të shërbimeve të pagesave të Përfituesit;
1.3.6. transferta është standarde (jo-urgjente) ose urgjente.
1.4. Kushtet - kushtet aktuale të ekzekutimit të transfertës së pagesave Ndërkombëtare.
1.5. Llogari - llogaria Paysera e Paguesit e paraqitur në transfertën e Pagesës.
1.6. Marrëveshje e përgjithshme - Marrëveshja e Përgjithshme e Shërbimit të Pagesave e lidhur midis Paguesit dhe Paysera, kushtet e të cilave zbatohen ndaj Paguesit dhe sipas të cilave Paysera ka hapur Llogarinë për Paguesin.
1.7. Bankë ndërmjetësuese - një institucion (psh. bankë korrespondente pjesëmarrëse me Paysera në ekzekutimin e transaksioneve të Pagesës; një operator i sistemit të pagesës) që nuk është as Paysera, as ofruesi i shërbimeve të pagesave të Përfituesit, por që merr pjesë në ekzekutimin, ose pagesën dalëse të transfertës në pajtim me marrëveshjen e Paysera, ose me ofruesin e shërbimeve të pagesave të Përfituesit.
1.8. Ofruesi i shërbimeve të pagesave të Përfituesit - cilido institucion pagese, i parasë elektronike, ose kreditues që ofron shërbime pagese tek i cili do të transferohen fondet e Paguesit.
1.9. Ditë pune - një ditë në të cilën Paysera, banka ndërmjetësuese dhe Ofruesi i shërbimeve të pagesave të Përfituesit ekzekutojnë pagesa sipas transfertave Ndërkombëtare të Parave. Ju lutemi kini parasysh se ditët e punës së Paysera së bankës ndërmjetësuese dhe Ofruesit të shërbimeve të pagesave të Përfituesit mund të ndryshojnë.
1.10. Shtet anëtar - një vend që është anëtar i Bashkimit Europian, ose Zonës Ekonomike Europiane (EEA).
1.11. Shtet i huaj - një vend që nuk është anëtar i Bashkimit Europian, ose Zonës Ekonomike Europiane (EEA).
1.12. Anulim - urdhëri i Paguesit për të anuluar Urdhërpagesën dhe kthimin e fondeve të transferuara në Llogarinë e Paguesit.
1.13. Specifikim - një urdhër i Paguesit për t'u specifikuar, ose ndryshuar të dhënat e urdhërpagesës.
1.14. Çmimet - çmimet për shërbimet dhe operimet me Paysera konfirmohen sipas proçedurës së përcaktuar nga Paysera.
Kur përdoret shërbimi i paraqitur në Kushtet aktuale, Paguesi njihet me të gjitha termat dhe kushtet e Marrëveshjes së Përgjithshme dhe përveç kësaj me termat dhe kushtet e parashtruara në këtë Aneks. Termat në këtë Aneks përdoren në kuptimin e përcaktuar në Marrëveshjen e Përgjithshme, nëse ky Aneks nuk i përcakton ndryshe.
2. Dispozitat e përgjithshme
2.1. Përfituesi duhet të jetë 18 vjeç, ose më i madh në momentin e urdhërpagesës. Kur kryen Urdhërpagesën, Paguesi merr përsipër të gjitha përgjegjësitë për ekzekutimin korrekt dhe plotësimin e detajeve të urdhërpagesës të dorëzuar në Paysera dhe pajtohet me Kushtet aktuale.
2.2. Paysera ekzekuton Urdhrpagesën e paraqitur nga Paguesi sipas Kushteve aktuale, sipas Marrëveshjes së Përgjithshme dhe legjislacionit të Republikës së Lituanisë.
2.3. Urdhërpagesa, Anulimi, ose Specifikimi i saj duhet të dorëzohet te Paysera me shkrim (përmes email, ose një mënyre tjetër të pranueshme nga Paysera).
2.4. Një urdhër për të ekzekutuar një transfertë parash konsiderohet të jetë një marrëveshje e veçantë midis Paysera dhe Paguesit e vlefshme për një transfertë të caktuar parash.
2.5.Në përputhje me dispozitat e ligjit të gjitha operacionet i nënshtrohen verifikimit sipas listave të emrave dhe mbiemrave (emrave të kompanive) të ofruara nga autoritetet e shteteve dhe territoreve, ku ofrohen shërbimet. Në rast të përputhjeve të mundshme, transaksioni do të rishikohet për të siguruar që emri i personit i caktuar nga Paguesi, si Përfitues është personi në listën përkatëse.
3. Kushtet dhe Procedura të Ekzekutimit të Urdhërpagesës
3.1. Nëse Paguesi është Përdorues dhe transferta kryhet në një monedhë të një vendi Anëtar në një llogari në një vendi Anëtar, Paysera ekzekuton këtë Urdhërpagesë, psh. fondet transferohen tek Ofruesi i shërbimeve të pagesave i Përfituesit brenda afateve të paraqitura tek Çmimet.
3.2. Nëse Paguesi nuk është Përdorues, ose transferta kryhet në një valutë të një shteti Anëtar në një llogari në një shtet të Huaj, ose në një valutë të një shteti të Huaj, Paysera transferon këtë Urdhërpagesë në bankën ndërmjetësuese sipas afateve të paraqitura tek Çmimet. Banka ndërmjetësuese ekzekuton këtë Urdhërpagesë duke transferuar fonde tek Ofruesi i shërbimeve të pagesave të Përfituesit, ose një bankë Korrespondente e sipas rregullave të punës së brendshme të bankës Korrespondente dhe brenda afateve të përcaktuara në aktet ligjore detyruese.
3.3. Paysera debiton shumën e paraqitur në Urdhërpagesë nga Llogaria e Paguesit, kur transferon për ekzekutim Urdhërpagesën dhe dërgon fonde në bankën Ndërmjetësuese, ose te Ofruesi i shërbimeve të pagesave të Përfituesit.
3.4. Paysera nuk merr përsipër përgjegjësinë, nëse Urdhërpagesa nuk ekzekutohet për shkak të kërkesave të gabuara, ose të paplota të Urdhërpagesës. Paysera gjithashtu nuk mban përgjegjësi për gabimet e kryera nga Ofruesi i shërbimeve të pagesave të Përfituesit dhe/ose kreditimi i vonuar i fondeve në llogarinë e Përfituesit nga Ofruesi i shërbimeve të pagesave të Përfituesit, ose kur Paguesi në Urdhërpagesë nuk tregon të gjitha të dhënat e kërkuara nga Ofruesi i shërbimeve të pagesave të Përfituesit, të cilat janë të nevojshme për të kredituar fondet në llogarinë e Përfituesit.
3.5. Nëse Paguesi është Përdorues dhe transferta kryhet në një monedhë të një vendi Anëtar në një llogari në një vendi Anëtar, Paysera mban përgjegjësinë ndaj Paguesit për transferimin e fondeve tek Ofruesi i shërbimeve të pagesave të Përfituesit brenda afateve të paraqitura te Çmimet, por nuk mban përgjegjësinë për gabimet e Ofruesit të shërbimeve të pagesave të Përfituesit dhe rregulloreve të punës së tyre të zbatuara për ekzekutimin e urdhërpagesës. Në raste të tjera psh. kur Paguesi nuk është Përdorues, ose transferta kryhet në një monedhë të një vendi Anëtar në një llogari në një vend të Huaj, ose në një monedhë të një vendi të Huaj, Paysera nuk mban përgjegjësi për gabimet e kryera nga banka Korrespondente dhe Ofruesi i shërbimeve të pagesave të Përfituesit, ose rregullat të punës së zbatuara prej tyre për ekzekutimin e Transfertës së Pagesës, si edhe për mosekzekutimin, ose ekzekutimit të papërshtatshëm përveç rasteve, kur transferta nuk është kryer, ose është ekzekutuar gabim për shkak të Paysera.
3.6. Paysera nuk mban përgjegjësinë për çdo humbje të Paguesit, të cilat kanë ndodhur për shkak të ndryshimeve në kursin e këmbimit valutor gjatë ekzekutimit të transfertës.
4. Anulimi dhe Specifikimi i Urdhërpagesës
4.1. Paguesi mund të kërkojë Anulimin në Paysera dhe shuma e parave në Urdhërpagesë sëbashku me tarifat do të kthehen sipas Anulimit te Llogaria, vetëm nëse: 1) Paysera ende nuk ka dërguar Urdhërpagesën tek Ofruesi i Shërbimeve të Pagesave të Përfituesit, ose tek banka Ndërmjetësuese. 2) Përfituesi nuk ka përfituar pagesën (vetëm për tërheqjet cash). Në raste të tjera, me kërkesë të Paguesit, Paysera mund të kontaktojë bankën Ndërmjetësuese, ose me Ofruesin e shërbimeve të pagesave të Përfituesit lidhur me mundësinë e anulimit të Urdhërpagesës, por Paysera nuk garanton që Anulimi do të ekzekutohet. Në raste të tilla mund të aplikohen tarifa të tjera nga banka Ndërmjetësuese dhe/ose Ofruesi i shërbimeve të pagesave të Përfituesit. Urdhërpagesa mund të anulohet vetëm në rast të një marrëveshje midis Paguesit dhe Paysera.
4.2. Paguesi mund të vendosë Specifikimet e të dhënave Paysera të përcaktuara në Urdhërpagesë (emër i plotë i Përfituesit, mbiemër), me përjashtim të ndryshimeve në vlerë, monedhë dhe llogarinë e paraqitur në Urdhërpagesë - këto të dhëna nuk mund të ndryshohen. Në rast se Paguesi ka paraqitur vlerën e gabuar, monedhën, ose numrin e Llogarisë në urdhërpagesë, Paguesi mund të kontaktojë Paysera për rimbursim dhe të kryej një Pagesë të re. Paysera specifikon Urdhërpagesën sipas informacioneve të paraqitura te Specifikimet, sipas kushteve në vijim: 1) Paysera ende nuk ka dërguar një mesazh për Urdhërpagesën tek Ofruesi i Shërbimeve të Pagesave të Përfituesit, ose tek banka Korrespondente Pagesën (vetëm për transferta me tërheqje cash). Nëse fondet tashmë janë debituar nga llogaria korresponduese e Paysera dhe/ose një mesazh për Urdhërpagesën është dërguar tashmë te Ofruesi i shërbimeve të pagesave të Përfituesit, ose të Bankës Korrespondente, Paysera informon Ofruesin e Shërbimeve të Pagesave të Përfituesit, ose Bankën Korrespondente përkatësisht për Specifikimet, por nuk merr përsipër përgjegjësinë për ekzekutimin e Specifikimeve, psh. në këtë rast ekzekutimi i Specifikimeve është në varësi të kërkesave të Ofruesit të Shërbimeve të pagesave të Përfituesit, ose të bankës Korrespondente dhe marrëveshjes së Përfituesit.
4.3. Në rastin e urdhërpagesës Europiane, Specifikimet nuk mund të dorëzohet. Nëse Paguesi dorëzon Specifikime të tilla, Paysera nuk do t'a pranojë dhe/ose ekzekutojë atë.
5. Tarifat
5.1. Për ekzekutim, Anulim dhe Specifikim të Urdhërpagesës dhe gjithashtu për shërbime të tjera të ofruara dhe operacione të tjera të ekzekutuara nga Paysera, Paguesi paguan tarifat e vendosura tek Çmime dhe të vlefshme në momentin e sigurimit të shërbimit Paysera, ose në kryerjen e operacionit, përveç përjashtimeve e ofruara në marrëveshjet e përfunduara nga Paysera me Bankën Ndërmjetësuese, ose Ofruesi i Shërbimit të Pagesave së Përfituesit. Tarifat paguhen sipas procedurës dhe brenda afateve të vendosura në Marrëveshjen e Përgjithshme duke i debituar nga Llogaria. Paguesi i lejon Paysera të drejtën për të debituar tarifat e paraqitura në këtë klauzolë edhe nga Llogaritë e tjera të Paguesit sipas proçedurës së vendosur në Marrëveshjen e Përgjithshme pa një kërkesë të veçantë nga Paguesi.
5.2. Sipas opsioneve të paraqitura tek Çmimet dhe sipas proçedurës së përcaktuar në klauzolën 6.3 të këtyre Kushteve, Paguesi ka të drejtë të paraqesë se kush duhet të paguajë tarifat e aplikuara nga Paysera, banka Ndërmjetësuese dhe Ofruesi i Shërbimeve të Pagesave të Përfituesit për Ekzekutimin e Urdhërpagesës: pjesërisht Paguesi dhe Përfituesi, ose vetëm Paguesi.
5.3. Nëse Paguesi paguan tarifat e ngarkuara nga banka Korrespondente dhe nga Ofruesi i shërbimeve të pagesave të Përfituesit, por shuma e parave të paguara nga Paguesi për ekzekutimin e Urdhërpagesës nuk mbulon të gjitha tarifat e bankës Korrespondente dhe të Ofruesit të shërbimeve të pagesave të Përfituesit në lidhje me ekzekutimin e Urdhërpagesës, Paguesi i jep Paysera të drejtën për të debituar diferencën midis tarifave të ngarkuara nga banka Korrespondente dhe Ofruesit të Shërbimeve të Pagesave të Përfituesit dhe tarifës së paguar te Paysera nga Llogaria dhe/ose një tjetër llogari e Paguesit e hapur nga Paysera sipas proçedurës së përcaktuar në Marrëveshjen e Përgjithshme të lidhur me Paysera pa urdhër të veçantë të Paguesit.
5.4. Nëse Urdhërpagesa refuzohet për shkaqe përtej kontrollit të Paysera (p.sh. për shkak të gabimeve të bankës Ndërmjetësuese të përzgjedhur nga Ofruesi i Shërbimeve të Pagesave të Përfituesit, ose Përfituesit, ose ndonjë banke tjetër Ndërmjetësuese, ose për shkak të pasaktësive, ose të mangësive në të dhënat e Urdhërpagesës etj.), shuma e parave të paraqitura në Urdhërpagesë kthehen në Llogari, ndërsa tarifat e paguara nga Paguesi nuk kthehen dhe/ose nuk paguhet gjoba për vonesën e ekzekutimit të Urdhërpagesës, si edhe të gjitha shpenzimet që lidhen me kthimin e fondeve debitohen nga Llogaria, përveç përjashtimeve të ofruara në marrëveshjet e përfunduara ng Paysera me Bankën Ndërmjetësuese, ose Ofruesi i Shërbimeve të Pagesave të Përfituesit.
6. Plotësimi i Urdhërpagesës
6.1. Urdhërpagesa do të plotësohet sipas udhëzimeve të dhëna në Sistem.
6.2. Kodi i monedhës përcaktohet duke zgjedhur një standard të përdorur në Sistem.
6.3. Tipet te pagesave":
6.3.1. nëse Paguesi zgjedh për të ndarë tarifat (SHA), Paguesi paguan tarifat e dhëna nga Paysera, të cilat debitohen nga Llogaria, ndërsa Përfituesi paguan tarifat e ngarkuara nga Ofruesi i Shërbimeve të Pagesave të Përfituesit, të cilat mund të debitohen nga shuma e transferuar tek Përfituesi. Nëse transferta kryhet në një monedhë të një shteti Anëtarë në një llogari në një shtet të Huaj, ose në një monedhë të një shteti të Huaj, Përfituesi gjithashtu do të paguajë tarifat e bankës Ndërmjetësuese të cilat mund të zbriten nga shuma e transferuar te Përfituesi. Opsioni aktual i pagesës është i detyrueshëm, kur transferta kryhet në një monedhë të një shteti Anëtar te një llogari në një vend Anëtar;
6.3.2. nëse Paguesi zgjedh të paguajë të gjitha tarifat (OUR), Paguesi paguan tarifat e ngarkuara nga Paysera, Banka Ndërmjetësuese dhe Ofruesi i shërbimeve të Pagesave të Përfituesit, të cilat debitohen nga Llogaria. Paysera nuk merr përsipër përgjegjësinë, nëse Banka Ndërmjetësuese dhe Ofruesi i shërbimeve të pagesave të Përfituesit nuk pajtohen me udhëzimet e Pagesës, ose për shkak të disa arsyeve të tjera përtej kontrollit të Paysera dhe vlera e specifikuar në urdhërpagesë nuk është kredituar (paguar) tek Përfituesi e plotë. Opsioni aktual i pagesës duhet të zgjidhet vetëm, nëse transferta kryhet në një monedhë të një shteti Anëtar në një llogari në një sheti të Huaj, ose në një monedhë të një shteti të Huaj;
6.3.3. nëse Paguesi nuk selekton asnjë nga opsionet, konsiderohet se tarifat e Paysera, Bankës Ndërmjetësuese dhe Ofruesit të shërbimit të Pagesave të Përfituesit janë të ndara midis Paguesit dhe Përfituesit (SHA).
6.4. Në fushën "Tipi i pagesës", Paguesi paraqet tipin e pagesës sipas opsioneve të shfaqura te Çmimet, duke selektuar një prej: "Standard", "Urgjent", ose "Shumë urgjente". Nëse asnjë prej opsioneve nuk zgjidhet, tipi i pagesës do të konsiderohet si "Standarte".
6.5. Në fushën "Qëllimi" Paguesi përcakton qëllimin e Urdhërpagesës dhe informacione të tjera plotësuese lidhur me Urdhërpagesën.
6.5.1. Nëse në udhëzimet e ofruara në Sistem në një rast specifik (p.sh. në rast të rimbushjes së llogarisë) kërkohet paraqitja e të dhënave specifike, Paguesi duhet të ndjekë udhëzimet dhe të paraqesë të dhënat specifike sipas udhëzimeve (p.sh. numrin e Llogarisë Paysera). Në të kundërt, Paysera nuk merr përgjegjësinë për ekzekutimin e Urdhërpagesës.
6.5.2. Kur paraqet një Urdhërpagesë për ekzekutimin e transfertës së Pagesave në një llogari në Federatën Ruse, Paguesi duhet të paraqesë kodin e operimit të monedhës (VO) (5 shifra), i cili do të zgjidhet sipas qëllimit të pagesës nga tabela e kodeve: " VO kodet".
6.6. Paguesi rekomandohet të plotësojë fushën "Banka Korrespondente e Përfituesit", nëse transferta kryhet në vendin e Përfituesit (përveç Republikës së Lituanisë) në një monedhë e cila nuk është një monedhë kombëtare e vendit të Përfituesit.
6.7. Urdhërpagesa do të dorëzohet nga Paguesi, ose personat e autorizuar posaçërisht nga Paguesi.
6.8. Nëse transferta kryhet në një llogari në një vend Anëtar, ose Zvicër, Paguesi gjithmonë rekomandohet të paraqesë numrin e llogarisë të Përfituesit sipas standardit IBAN dhe kodit ndërkombëtar të Ofruesit të shërbimeve të pagesave të Përfituesit SWIFT (BIC) .
6.9. Paguesi konfirmon se është i vetëdijshëm se, nëse fondet transferohen në një llogari në një vend Anëtar, ose në Zvicër dhe kodin BIC (SWIFT) të Ofruesit të shërbimeve të pagesave të Përfituesit, ose numrin e llogarisë së Përfituesit i cili sipas standardit të numrit IBAN nuk është përcaktuar në Urdhërpagesë, Paysera sipas gjykimit të saj, mund të refuzojë të ekzekutojë një Urdhërpagesë të tillë, por në rast se ekzekutohet Banka Korrespondente, ose Ofruesi i shërbimeve të pagesave të Përfituesit lejohet të ngarkojë një pagesë me tarifë më të lartë. Në këtë rast Paguesi i lejon Paysera-s të drejtën për të debituar tarifën më të lartë (tarifë plotësuese) të ngarkuar nga Banka Korrespondente, ose Ofruesi i shërbimeve të pagesave të Përfituesit nga Llogaritë e Paguesit sipas proçedurës së përcaktuar në Marrëveshjen e Përgjithshme të lidhur midis Paguesit dhe Paysera, pa një urdhër të veçantë nga Paguesi.
6.10. Pas përfundimit të saktë të një urdhërpagese për një transfertë tërheqje cash në monedhën e një vendi Anëtar te një vend Anëtar në monedhën e një vendi Anëtar në një vend të Huaj, ose në monedhën e një vendi të huaj, çdo transferte tërheqje cash do t'i caktohet një numër unik transaksioni (kodi i tërheqjes cash). Do të jetë përgjegjësi e Paguesit të informojë Përfituesin për transfertën e tërheqjes cash duke përfshirë kodin që i është caktuar. Paratë do t'i paguhen Përfituesit me paraqitjen e një dokumenti identiteti dhe plotësimin e kërkesave të tjera të aplikuara në territorin e ofruesit të shërbimit të Paysera duke verifikuar kështu të drejtën e Përfituesit për të tërhequr cash. Sipas kërkesave ligjore, Paysera ka të drejtë të kërkojë informacion shtesë në lidhje me transaksionin.