Çfarë është numri IBAN dhe si mund t'a gjeni atë?

Nëntor 2020 • 3 min
IBAN

IBAN është një nga numrat më të përdorur në sektorin bankar. Pavarësisht nëse dëshironi të dërgoni, ose të përfitoni para - pothuajse me siguri do të përdorni një numër IBAN. Sidoqoftë, e njihni çfarë është IBAN?

Pra… çfarë është një numër IBAN?

IBAN (numër llogarie bankare ndërkombëtare) – është një format i pranuar ndërkombëtar për të shkruar numrin e llogarisë bankare tuaj dhe përdoret nga bankat në vende të ndryshme për të identifikuar dërguesin dhe përfituesin e fondeve. IBAN përdoren gjerësisht në vendet e Bashkimit Evropian dhe disa shtete të tjera për të kryer transferta lokale dhe ndërkombëtare

IBAN lituanez – shpjegimi

Paysera siguron numër IBAN lituanez për shumicën e klientëve të saj, pasi është një kompani e liçencuar nga Banka e Lituanisë. Një numër IBAN lituanez përbëhet nga 20 simbole dhe duket kështu: LT00 3500 0000 0000 0000.

Çfarë është një numër IBAN
LT Kodi i vendit
XX Kontrolloni shifrat
XXXXX Kodi bankar (Paysera – 35000)
XXXXXXXXXXX Numri i vjetër i llogarisë, i quajtur gjithashtu BBAN - Numër bazë i llogarisë bankare

IBAN shkruhet në grupe me 4 simbole: LT00 3500 0000 0000 0000, por kur e vendosni në internet nuk duhet të shtoni hapësira qëllimisht, por duhet t'a shkruani si një numër: LT003500000000000000.

IBAN në banka dhe vende të tjera

Numri IBAN mund të përbëhen nga deri në 34 simbole në shtete të tjera, megjithatë formati do të jetë shumë i ngjashëm - do të ketë gjithashtu kodin e shtetit, shifrat e kontrollit, kodin bankar dhe një numër llogarie.

Sot rreth 70 shtete përdorin formatin IBAN. Megjithatë nuk përfshihen SH.B.A., shtetet Afrikane, Kina, etj. Këto vende kryesisht përdorin formate të tjera si SWIFT dhe BIC.

Më shumë rreth numrit IBAN 

Shkrimi i numrave të llogarive bankare në formatin IBAN nisi në vitin 1997. Në Lituani, banka e Lituanisë ka të drejtë të akordojë llogari me numër IBAN, vetëm për institucione financiare të liçensuara.

Të gjithë numrat IBAN janë unikë, nuk mund të ketë dy identike dhe ato duhet të shkruhen pa gabime për të funksionuar, ashtu si dëshironi. Në rast të kundërt transferta juaj mund të mbërrijë tek një person i gabuar, ose të kthehet sërisht tek ju. Vendosja e numrit IBAN saktë është përgjegjësi e klientit, prandaj kontrolloni atë disa herë dhe sigurohuni se keni vendosur numrin e saktë përpara se të konfirmoni transfertën.

Pjesa kryesore e një numri IBAN janë shifrat e fundit, të ashtuquajturat BBAN. Këto janë shifrat e numrit të llogarisë së një personi në bankën e tyre.

Si mund të gjej numrin tim IBAN?

Në varësi të bankës, numri IBAN shkruhet në vende të ndryshme, megjithatë zakonisht është në një vend të dukshëm vizualisht, pasi të hyni në llogari. Për shembull, në aplikacionin Paysera do t'a gjeni në krye të ekranit të aplikacionit. Mos harroni se numri IBAN i llogarisë aktuale do të jetë i ndryshëm nga numri IBAN i kartës Paysera Visa tuaj, pasi që këto janë dy llogari të ndara.

#

Alternativa inovative

Megjithëse numrat IBAN janë të nevojshëm kur dërgojnë para në vende të tjera, ato nuk janë të nevojshme për transferta të brendshme në të njëjtën bankë. Për shembull, klientët e Paysera mund të dërgojnë para tek përdoruesit e tjerë të Paysera duke ditur vetëm adresën email, ose numrin e telefonit të lidhur me llogarinë e tyre.

Artikuj të ngjashëm #
#

Tetor 2020 •  4 min lexim

Pastërtia, cilësia dhe karatet e arit - çfarë është dhe si t'a kontrolloni atë?

Çfarë shprehin numrat që përshkruajnë pastërtinë e arit? Cili është ndryshimi midis karateve dhe kualitetit? A mund të gjeni 100 përqind ar? Dhe si të kontrolloni pastërtinë e arit?

Lexo më shumë
#

Gusht 2020 • 9 min lexim

Pse bllokohet, ose kufizohet llogaria ime Paysera? 

Ne shpesh shohim njerëz që diskutojnë këtë temë në forume të ndryshme, si dhe në media sociale, kështu vendosëm t'ju japim disa njohuri për arsyet përse disa njerëz e shohin llogarinë e tyre Paysera të bllokuar, ose të kufizuar.

Lexo më shumë

RRETH

Paysera është një institucion ndërkombëtar i parasë elektronike i liçensuar nga Banka e Lituanisë. Ajo u ofron klientëve një spektër shërbimesh nga llogaritë personale dhe të biznesit deri në aplikacion celular, kartë debiti dhe përpunim të pagesës për dyqanet e-shops.
Lexo më shumë.