Paysera Tickets
Biletaria e eventeve onlineKlientat tanë
Pa pagesë për evente falas!
Nëse shpërndani bileta për një event falas, ju mund të përdorni edhe sistemin e vetë-shërbimit tonë plotësisht pa pagesë.
Fleksibilitet në administrimin e eventit
Krijoni, administroni dhe modifikoni eventin tuaj, kurdo ju dëshironi. Shtoni lloje të reja biletash, ndryshoni çmimet dhe aktivizoni kode zbritje.
Pagesa në kohë reale
Pagesat për biletat e blera kreditohen në llogarinë Paysera tuaj në kohë reale. Përfitoni paratë, sapo blerësi të paguaj biletat për eventin.
Integrim në faqen web tuaj
Integrim i shpejtë dhe i thjeshtë i përzgjedhjes së biletave të eventit në faqen web tuaj.
Detajet e kontaktit të blerësve
Mundësia për të regjistruar blerësit, për të mbledhur detajet e kontaktit të tyre dhe për t'i përdorur ato për qëllime marketing.
Çmime konkuruese
Meqenëse ne përdorim instrumentin tonë të përpunimit të pagesave, ne mund t'ju ofrojmë një çmim shumë të mirë, ndërsa klientët tuaj mund të shmangin komisione shtesë.
Bileta sezonale
Për aktivitete edukuese, sporte, gara, trajnime dhe më shumë!Grupim i eventeve
Një link për të gjithë eventet tuajaGruponi disa evente bashkë dhe promovoni të gjitha duke ndarë vetëm një link.
Grupimi i eventeve bashkë është një mënyrë e shkëlqyer për t'i shfaqur klientëve disa data dhe vende të ndryshme eventesh, ose thjesht evente të ngjashme në një vend.
Opsioni i përzgjedhjes së vendit
Klientët tuaj do të mund të zgjedhin vendet që ata preferojnë dhe ju do të keni mundësinë të vendosni çmime të ndryshme për ato vende.
Dhe përfitime të tjera për organizatorët!
- Kontrolloni biletat pa pagesë dhe me lehtësi përmes aplikacionit tuaj.
- Disa metoda pagese – me kartë, përmes online banking (SEB, Swedbank, Luminor, Revolut, etj.), dhe përmes sistemeve ndërkombëtare të pagesave (Trustly).
- Funksionaliteti i zbritjes – shpallni promovime, zbritje për studentët, ose blerësit për herë të parë, etj.
- Hyni dhe përdorni paratë për biletat direkt.
Tarifat
Si të krijoni një event pa pagesë?
- Shkoni në tickets.paysera.com, selektoni Administro eventet dhe identifikohuni (përmes llogarisë suaj në Facebook, Google ose llogarisë Paysera).
- Përshkruani eventin.
- Shikoni parametrat shtesë dhe ruani eventin.
Si të krijoni një event me pagesë?
- Nëse ende nuk keni një llogari Paysera, hapeni falas dhe menjëherë.Regjistrohuni>
▶️ Si të hapni një llogari Paysera? - Krijoni një projekt për mbledhjen e pagesave.&
▶️Si të përfitoni pagesa? - Shkoni në tickets.paysera.com, selektoni Administroni evente dhe identifikohuni (përmes llogarisë suaj në Facebook, Google, ose llogarisë Paysera).
- Përshkruani eventin.
- Shikoni parametrat dhe ruani eventin.
Pyetjet më të shpeshta
Hapi 1 – Hapni një llogari Paysera
Shikoni videon udhëzuese
Hapi 2 – Krijoni një projekt për mbledhjen e pagesave
Shikoni videon udhëzuese tonë
Biletat për eventet pa pagesë shpërndahen plotësisht falas.
Ju mund të kontrolloni tarifat për eventet me pagesë këtu. Përqindja bazohet vetëm në sasinë e biletave të shitura.
Po, me Paysera Tickets mund të shtoni një plan vendesh dhe të vendosni çmime të ndryshme për vende të ndryshme.
Në faqen Paysera Tickets, klientët mund të paguajnë për biletat e tyre jo vetëm përmes bankave të njohura, por edhe me karta, si edhe sisteme pagesash ndërkombëtare, si Trustly. Kështu që ju mund të shesni bileta edhe në tregun e huaj.
Kur shisni bileta përmes Paysera Tickets, do të merrni dhe do të keni mundësi t'i përdorni paratë nga shitja e biletave menjëherë.
Ju do të keni mundësi t'i shikoni paratë në llogarinë tuaj Paysera, nga ku do të mund t'i transferoni, tërhiqni, t'i konvertoni në një monedhë tjetër, etj.