Si të shkarkoni pasqyrën e llogarisë bankare nga Paysera
Shkarkimi i pasqyrave të llogarisë përmes aplikacionit Paysera
Ju mund të shkarkoni pasqyrën e llogarisë Paysera vetëm me disa prekje në aplikacion. Udhëzimet më poshtë janë për përdoruesit Android, por funksionaliteti është gjithashtu i vlefshëm për pajisjet iOS dhe hapat ndryshojnë pak.
Fillimisht hyni në aplikacionin Paysera. Nëse keni disa llogari Paysera - prekni lehtë mbi emrin tuaj në krye dhe zgjidhni llogarinë e duhur. Nëse dëshironi të selektoni monedha të tjera – tërhiqni mbi balancën e shfaqur në ekran.
Pastaj – tërhiqni lart ekranin tuaj dhe ikonat "Kërko" dhe "Shkarko" do të shfaqen në krye të ekranit. Prekni ikonën e vogël të shkarkimit në këndin majtas, lart, për të hapur dritaren e pasqyrës së llogarisë.
Për pajisjet iOS, tërhiqni poshtë në ekranin kryesor që të shfaqet dritarja "Kërko". Prekni ikonën e vogël e shkarkimit në këndin e sipërm djathtas për të hapur dritaren e pasqyrës së llogarisë.
Më pas do të zgjidhni periudhën kohore dhe formatin e preferuar të dokumentit të pasqyrës së llogarisë. Prekni 'Eksporto pasqyrën e llogarisë' dhe zgjidhni, nëse dëshironi të ruani dokumentin, ose t'a dërgoni përmes një mesazhi, emaili, etj.
Filtro historikun e pagesave dhe eksporto pasqyrat e llogarisë të personalizuara
Është e zakonshme për një përdorues të kërkojë një pasqyrë llogarie bankare me historikun e pagesave për një, ose nga një llogari e caktuar. Ju mund të filtroni lehtë pagesat e personalizuara përmes aplikacionit.
Hyni në aplikacionin Paysera dhe zgjidhni shumën e dëshiruar. Tërhiqni lart në ekran, në mënyrë që ikona e kërkimit të shfaqet në këndin e sipërm djathtas të ekranit. Prekni ikonën e kërkimit dhe vijoni të shkruani emrin e përfituesit, ose dërguesit, në varësi të nevojave tuaja.
Për shembull, shkruani "pizza” dhe aplikacioni do t'ju shfaqë të gjitha pagesat e kryera dhe që përmbajnë fjalën “pizza” në përshkrimin e pagesës. Shkruani “Anna” dhe do të shihni të gjitha pagesat e kryera, ose të përfituara nga Anna.
Prekni ‘Filtro’ dhe do të keni mundësinë të zgjidhni transaksionet hyrëse, ose dalëse sipas nevojës suaj.
Kur përfundoni dhe jeni të kënaqur me rezultatet e kërkimit tuaj – prekni mbi ikonën e shkarkimit në pjesën e sipërme djathtas për të eksportuar pasqyrën e llogarisë të personalizuara.
Shkarkoni pasqyrën e llogarisë përmes web
Gjithashtu ju mund të shkarkoni pasqyrën e llogarisë suaj duke përdorur Paysera online banking. Shkoni tek https://bank.paysera.com dhe hyni në llogarinë tuaj.
Në menunë kryesore në të majtë, zgjidhni ‘Pasqyrë Llogarie’. Nëse keni disa llogari, selektoni atë për të cilën ju nevojitet pasqyra e llogarisë në menunë e zbritur Nr. Llogarie.
Zgjidhni periudhën për pasqyrën e llogarisë nga menunë zbritëse në të djathtë, ose vendosni një periudhë të caktuar për një pasqyrë llogarie të personalizuar. Ju mund të selektoni pasqyrën e llogarisë duke përfshirë monedha specifike, vetëm nëse është e nevojshme.
Ekziston gjithashtu një opsion për të zgjedhur midis pagesave hyrëse, ose dalëse, ndërsa pasqyra e llogarisë jua paraqet të gjitha veprimet.
Pasi të siguroheni se të gjitha informacionet janë vendosur – klikoni mbi ‘Shfaq’ për të parë pamjen e pasqyrës së llogarisë. Ju mund të shkarkoni pasyrën e llogarisë në formate të ndryshme si PDF, ose XSL dhe t'a printoni atë menjëherë nga llogaria juaj.
Pasqyra e llogarisë Paysera: benefitet, këshillat dhe të fshehtat
- Pasqyrë llogarie e personalizuar
Ju mund të personalizoni pasqyrat e llogarisë duke filtruar transaksionet e kryera bazuar në: datën, qëllimin e pagesës, përfituesin, dërguesin e kështu me radhë.
- Visibilitet i plotë
Nëse është e nevojshme, ju mund të shihni të gjitha transfertat hyrëse dhe dalëse, si dhe çdo tarifë, ose komision të ngarkuar. Përfshirë gjithashtu balancën fillestare, balancën përfundimtare, si edhe qarkullimin e detyrimeve.
- Përdoreni si dëshmi
Ju gjithashtu mund të përdorni pasqyrën e llogarisë si dëshmi të adresës, ose të të ardhurave tuaja. Të gjitha pasqyrat e llogarisë Paysera përfshijnë të dhënat personale si numrin e llogarisë, adresën e lidhur me llogarinë dhe datën, kur është eksportuar. Megjithatë, ajo nuk përfshin asnjë informacion të ndjeshëm, si të dhënat e hyrjes, kodin personal, kodin e pasaportës, ose të ngjashme. Prandaj ju mund t'i ndani në mënyrë të sigurtë, me institucione të tjera pagesash, në punë, ose universitet, nëse nevojitet.