Të gjitha kategoritë
Funksionalitete

Si të shkarkoni pasqyrën e llogarisë bankare nga Paysera

#
Kërkesa për një pasqyrë të llogarisë bankare mund të bëhet për arsye si marrja e një kredie, apo aplikimi për vizë, kur udhëtoni. Edhe pse shpesh është një shqetësim më shumë, mund t'a zgjidhni lehtë me Paysera. Shkarkimi i pasqyrës së llogarisë Paysera nuk ka qenë kurrë më i thjeshtë. I disponueshëm në aplikacionin Paysera dhe online banking

Shkarkimi i pasqyrave të llogarisë përmes aplikacionit Paysera

Ju mund të shkarkoni pasqyrën e llogarisë Paysera vetëm me disa prekje në aplikacion. Udhëzimet më poshtë janë për përdoruesit Android, por funksionaliteti është gjithashtu i vlefshëm për pajisjet iOS dhe hapat ndryshojnë pak.

Fillimisht hyni në aplikacionin Paysera. Nëse keni disa llogari Paysera - prekni lehtë mbi emrin tuaj në krye dhe zgjidhni llogarinë e duhur. Nëse dëshironi të selektoni monedha të tjera – tërhiqni mbi balancën e shfaqur në ekran.

Pastaj – tërhiqni lart ekranin tuaj dhe ikonat "Kërko" dhe "Shkarko" do të shfaqen në krye të ekranit. Prekni ikonën e vogël të shkarkimit në këndin majtas, lart, për të hapur dritaren e pasqyrës së llogarisë.

Për pajisjet iOS, tërhiqni poshtë në ekranin kryesor që të shfaqet dritarja "Kërko". Prekni ikonën e vogël e shkarkimit në këndin e sipërm djathtas për të hapur dritaren e pasqyrës së llogarisë.

Më pas do të zgjidhni periudhën kohore dhe formatin e preferuar të dokumentit të pasqyrës së llogarisë. Prekni 'Eksporto pasqyrën e llogarisë' dhe zgjidhni, nëse dëshironi të ruani dokumentin, ose t'a dërgoni përmes një mesazhi, emaili, etj.

#

Filtro historikun e pagesave dhe eksporto pasqyrat e llogarisë të personalizuara

Është e zakonshme për një përdorues të kërkojë një pasqyrë llogarie bankare me historikun e pagesave për një, ose nga një llogari e caktuar. Ju mund të filtroni lehtë pagesat e personalizuara përmes aplikacionit.

Hyni në aplikacionin Paysera dhe zgjidhni shumën e dëshiruar. Tërhiqni lart në ekran, në mënyrë që ikona e kërkimit të shfaqet në këndin e sipërm djathtas të ekranit. Prekni ikonën e kërkimit dhe vijoni të shkruani emrin e përfituesit, ose dërguesit, në varësi të nevojave tuaja.

Për shembull, shkruani "pizza” dhe aplikacioni do t'ju shfaqë të gjitha pagesat e kryera dhe që përmbajnë fjalën “pizza” në përshkrimin e pagesës. Shkruani “Anna” dhe do të shihni të gjitha pagesat e kryera, ose të përfituara nga Anna.

Prekni ‘Filtro’ dhe do të keni mundësinë të zgjidhni transaksionet hyrëse, ose dalëse sipas nevojës suaj.

Kur përfundoni dhe jeni të kënaqur me rezultatet e kërkimit tuaj – prekni mbi ikonën e shkarkimit në pjesën e sipërme djathtas për të eksportuar pasqyrën e llogarisë të personalizuara.

#

Shkarkoni pasqyrën e llogarisë përmes web

Gjithashtu ju mund të shkarkoni pasqyrën e llogarisë suaj duke përdorur Paysera online banking. Shkoni tek https://bank.paysera.com dhe hyni në llogarinë tuaj.

Në menunë kryesore në të majtë, zgjidhni ‘Pasqyrë Llogarie’. Nëse keni disa llogari, selektoni atë për të cilën ju nevojitet pasqyra e llogarisë në menunë e zbritur Nr. Llogarie.

Zgjidhni periudhën për pasqyrën e llogarisë nga menunë zbritëse në të djathtë, ose vendosni një periudhë të caktuar për një pasqyrë llogarie të personalizuar. Ju mund të selektoni pasqyrën e llogarisë duke përfshirë monedha specifike, vetëm nëse është e nevojshme.

Ekziston gjithashtu një opsion për të zgjedhur midis pagesave hyrëse, ose dalëse, ndërsa pasqyra e llogarisë jua paraqet të gjitha veprimet.

Pasi të siguroheni se të gjitha informacionet janë vendosur – klikoni mbi ‘Shfaq’ për të parë pamjen e pasqyrës së llogarisë. Ju mund të shkarkoni pasyrën e llogarisë në formate të ndryshme si PDF, ose XSL dhe t'a printoni atë menjëherë nga llogaria juaj.

#

Pasqyra e llogarisë Paysera: benefitet, këshillat dhe të fshehtat

  • Pasqyrë llogarie e personalizuar
    Ju mund të personalizoni pasqyrat e llogarisë duke filtruar transaksionet e kryera bazuar në: datën, qëllimin e pagesës, përfituesin, dërguesin e kështu me radhë.
  • Visibilitet i plotë
    Nëse është e nevojshme, ju mund të shihni të gjitha transfertat hyrëse dhe dalëse, si dhe çdo tarifë, ose komision të ngarkuar. Përfshirë gjithashtu balancën fillestare, balancën përfundimtare, si edhe qarkullimin e detyrimeve.
  • Përdoreni si dëshmi
    Ju gjithashtu mund të përdorni pasqyrën e llogarisë si dëshmi të adresës, ose të të ardhurave tuaja. Të gjitha pasqyrat e llogarisë Paysera përfshijnë të dhënat personale si numrin e llogarisë, adresën e lidhur me llogarinë dhe datën, kur është eksportuar. Megjithatë, ajo nuk përfshin asnjë informacion të ndjeshëm, si të dhënat e hyrjes, kodin personal, kodin e pasaportës, ose të ngjashme. Prandaj ju mund t'i ndani në mënyrë të sigurtë, me institucione të tjera pagesash, në punë, ose universitet, nëse nevojitet.

Nuk keni ende Paysera?

Hapni një llogari falas!

#
Financat Personale

Si të shmagni skemat mashtruese nga persona të dyshimtë online 

Gënjeshtër apo jo – persona të dyshimtë online nuk bëjnë shaka. Në Paysera, ne vazhdimisht përpiqemi të edukojmë klientët tanë se si të jenë të kujdesshëm çdo ditë dhe të shmangin skemat mashtruese financiare. Në këtë blog, ne ndajmë disa këshilla praktike nga të cilat mund të përfitojë çdo përdorues i Paysera për të mbrojtur fondet e tij.

#
Funksionalitete

Ndryshimet midis versionit të aplikacionit celular dhe atij desktop Paysera

Jeni tipi i personit që përdorni më shumë celularin, apo desktop? Me Paysera – secili prej tyre punon për administrimin e financave të përditshme, por ka disa ndryshime midis aplikacionit celular dhe online banking që çdo klient duhet t'i dijë. Vazhdoni të lexoni për t'i zbuluar ato.

#
Financat Personale

10+ arsye përse duhet të përdorni Paysera

Mbani mend kriteret sipas të cilave keni zgjedhur bankën tuaj të parë? Keni zgjedhur bankën e prindërve tuaj? Apo keni përfituar një kartë falas në shkollë? Mund t'a konsideroni si zgjedhjen tuaj? Le të hedhim një vështrim mbi 10 arsyet më të zakonshme sipas të cilave njerëzit hapin një llogari në Paysera.