Të gjitha kategoritë
Biznes

SPECIALE E SEZONIT VEROR PËR DYQANET ELEKTRONIKE: Si të zgjeroni shitjet gjatë sezonin veror dhe të jeni produktiv?

sales-summer
Sezoni veror është zakonisht një periudhë shitjesh më e qetë dhe shumë më e ngadaltë për shumë dyqane online. Ndërsa blerësit kalojnë më shumë kohë jashtë, numri i klientëve zvogëlohet dhe blerësit që shfaqen shpesh pyesin - duhet të blejnë, apo të kursejnë për pushimet? Nëse dyqani juaj elektronik po përjeton gjithashtu rënie sezonale të shitjeve, mos u shqetësoni, nuk jeni vetëm. Le të vështrojmë nga afër se si mund të rrisni shitjet gjatë sezonit veror dhe të përdorni këto muaj në mënyrë produktive për të rritur biznesin tuaj.

Përse ngadalësohen shitjet online gjatë verës?

Shitjet online priren të ngadalësohen gjatë sezonit veror në sektorë të ndryshëm nga artikujt e kancelarisë, tek pajisjet elektroshtëpiake. Ka disa arsye për këtë:

  1. Pushimet e shkollave. Kur grupmosha e fëmijëve të shkollave nisin pushimet, shitjet e artikujve të kancelarisë, si edhe veshjet, këpucët e fëmijëve mund të ulen ndjeshëm. Megjithatë, mos u dekurajoni – shitjet e produkteve të tilla do të kenë një rritje të madhe në prag të shtatorit, kështu që ja vlen të përgatiteni paraprakisht për.

  2. Koha e bukur. Ndërsa moti bëhet më i ngrohtë, shumë njerëz do të kalojnë më pak kohë para kompjuterit dhe më shumë kohë në fshat dhe qytet. Kjo sigurisht që mund të ketë një ndikim në shitjet online. Gjithashtu kur bëjn% ecje, njerëzit preferojnë të vizitojnë dyqanet fizike, të freskohen në hapësira me ajër të kondicionuar dhe t'i kontrollojnë artikujt personalisht. Ndryshe në dimër, kur është më i përshtatshëm për të blerë online nga ngrohtësia dhe komoditeti i shtëpive të veta.

  3. Planet e pushimeve. Shpesh, kur nis vera, blerësit janë më të gatshëm të shpenzojnë një pjesë të buxhetit të tyre për udhëtime dhe jo për blerje online. Gjithashtu disa artikuj, veçanërisht veshjet, planifikohen të blihen edhe gjatë pushimeve prej turistëve. “Nuk do e blej fustanin tani, mbase gjej diçka të këndshme në Itali”, “Po vjen ditëlindja e mikut tim, ndoshta do të gjej diçka unike gjatë udhëtimit në Greqi” etj. Kjo shpjegon ngadalësimin e blerjeve online gjatë verës.

  4. Eksperiencat vs. mallrat. Gjithashtu, gjatë verës blerësit janë më të predispozuar të kryejnë aktivitete zbavitëse bashkë me miqtë e tyre, sesa me blerje online. Dhurata si hedhja me parashutë, fluturimi me balona me ajër të nxehtë, koncerte, darka restorante, ose kajak bëhen më të zakonshme. Dëshira për të kaluar kohë sëbashku në verë, kur ditët janë më të gjata është diçka e kundërt me dimrin, kur ditët janë të shkurtra dhe të errëta dhe të gjithë janë të kapur nga nxitimi i Krishtlindjeve, shpesh duke zgjedhur të bëjnë një dhuratë të mbështjellë bukur, në vend që të shpenzojnë kohë sëbashku.
sales-summer

Si të zgjeroni shitjet në verë? 🔥

Megjithëse një rënie e lehtë e shitjeve online është fenomen normal i sezonit veror, sigurisht që është më mirë të mos rrini duarkryq dhe të relaksoheni. Këtu gjeni këshillat dhe idetë tona se si mund të reduktoni, ose eliminoni rënien.

  1. Shisni dhe promovoni produkte sezonale
    Një praktikë e zakonshme e përdorur nga të gjitha dyqanet e veshjeve dhe këpucëve, që mund të përshtatet edhe në sektorë të tjerë. Luhatjet sezonale ekzistojnë edhe në shitjet e librave. Është shumë e zakonshme të dhurosh libra në dimër, sepse është shumë bukur të kalosh mbrëmjet e gjata e të ftohta të dimrit duke lexuar një roman, ose biografi. Në verë, nga ana tjetër, mund të lexoni diçka më të lehtë, diçka që mund t'a merrni me vete në plazh, të lexoni dhe të shijoni rrezet e diellit, si libra për udhëtime, libra psikologjikë të njohur, etj.
  1. Mos u mbështesni vetëm në reklamat online
    Sikurse kemi përmendur, njerëzit shpenzojnë më pak kohë duke shfletuar internetin gjatë verës, duke përfshirë rrjetet sociale. Nëse biznesi juaj mbështetet në rrjetet sociale dhe reklamat e tyre merrni parasysh edhe opsione të tjera. Nëse njerëzit kalojnë më shumë kohë në qytet dhe në fshat, ndoshta duhet të promovoni reklamat në vende të hapura? Ose mund të krijoni fletushka, pankarta dhe postera për biznesin tuaj dhe t'i shpërndani në vende të mbushura me njerëz, parqe, festivale dhe tregje në varësi të natyrës së biznesit tuaj.
sales-summer
  1. Mundohuni të shisni produktet sezonale të mbetura
    Vera është një kohë e mirë për t'u organizuar dhe rregulluar. Rishikoni artikujt dimëror të mbetur dhe reklamojini ato me çmime dhe oferta speciale. Nuk keni dëshirë të humbisni para në promovime? Ftoni klientët të blejnë disa artikuj me një çmim më të mirë, ose ofroni dërgesë falas.

    Më shumë se si të rrisni shitjet pa dëmtuar biznesin tuaj >
  1. Partneritet me biznese të tjera
    Vera është gjithashtu një kohë e mirë për t'u njohur më mirë partnerët e biznesit, gjë për të cilën shpesh nuk keni kohë, veçanërisht gjatë Krishtlindjeve. Ndoshta mund të bëheni krijues dhe t'i paraqisni klientëve partneritetet e suksesshme dhe të nisni së bashku një fushatë promovuese, duke e prezantuar njëri-tjetrin me audiencën tuaj. Ndoshta ju gatuani ëmbëlsira dhe përdorni prodhime vendase? Prezantoni furnizuesit me ndjekësit tuaj. Kërkojini furnitorëve të publikojnë partneritetin tuaj në rrjetet e tyre sociale, të lidhen me rrjetet tuaja sociale në faqen e partnerit, etj.

    Po përdorni Paysera për tëpranuar pagesa online? Njoftoni klientët tuaj se falë këtij partneriteti, ata mund të paguajnë për blerjet me një sërë mënyrash pagese dhe gjithashtu mund të t'i kthehen paratë kur paguajnë me Paysera.

    Ndoshta bashkë me partnerët mund të publikoni një deklaratë për shtyp për një temë të përbashkët? Për shembull, ju dhe partneri juaj për mbledhjen e pagesave mund të komentoni për rënien e shitjeve gjatë verës, etj.
  1. Ka gjithmonë kohë për një fushatë krijuese
    Shitje sezonale të ngadalta, konvertohen në kohë për të hartuar dhe ekzekutuar fushata krijuese për shitësit. Si të tërhiqni vëmendjen e klientëve tuaj? Çfarë vlere mund të ofroj? Bashkohuni me ekipin tuaj, nëse keni një të tillë dhe ndani idetë tuaja. Ndoshta do të gjeni një mënyrë krijuese për t'i bërë klientët të blejnë dhurata për Krishtlindje që tani? Apo ndoshta do të nisni një fushatë '½ Krishtlindje' për të frymëzuar njerëzit të festojnë në qershor, gjashtë muaj përpara festës aktuale? Ndodh shpesh që gjatë Krishtlindjeve nuk kemi kohë, as për miqtë tanë më të mirë!
  1. Përfitoni maksimalen nga turizmi
    Vera është padyshim sezoni i pikut të turizmin vendas dhe ndërkombëtar. Mendoni se si mund t'a përdorni këtë në avantazhin tuaj? Partneritetete me hoteleritë është një nga idetë e shumta. Nga fletëpalosjet promovuese bazë në dhoma, deri te zbritjet speciale vetëm për klientët e hotelit, mundësitë janë pafund.
sales-summer

Si të shfrytëzoni sezonin veror në mënyrë produktive për biznesin tuaj?

Përveç ideve të marketingut më sipër, të cilat mund t'i prezantoni gjatë sezonit veror për të rritur shitjet tuaja, ky sezon është gjithashtu i përsosur për aktivitetet e higjenës prej të cilit do përfitoni gjatë gjithë pjesës tjetër të vitit.

  1. Takime live me partnerët
    Vera është koha e përkryer për t'u larguar nga takimet virtuale që janë kthyer në një rutinë të përditshme dhe për të takuar partnerët e biznesit, ose kolegët tuaj personalisht. Këto takime padyshim forcojnë lidhjet dhe mund të zhvillohen në projekte, ose miqësi të përbashkëta.
  1. Higjena e dyqaneve online
    Periudha e qetë e shitjeve është një kohë e shkëlqyer për të rishikuar faqen web – ndoshta mund të organizoni një fotoshoot dhe të përditësoni imazhet e produktit tuaj? Ose ndoshta është koha për të rishikuar përshkrimet e produkteve, titujt, faqet dhe të dhënat e fotografive – të gjitha këto do t'i ndihmojnë klientët potencialë të gjejnë produktet tuaja.

    Ju gjithashtu mund të synoni shkrimin e teksteve më të gjata sipas kërkesave të SEO që do t'i sjellin klientët në faqen tuaj web – TOP 10 idetë e dhuratave të Krishtlindjes 2023, etj.
  1. Sondazhet e klientëve
    Keni ndërtuar një databazë me email-et e klientëve, apo ndoshta keni komunikuar me ta në rrjetet sociale? Kërkojini klientëve të plotësojnë një anketë të detajuar për produktet, ose shërbimet tuaja - analizoni se çfarë mungojnë dhe çfarë u pëlqen më shumë klientëve tuaj dhe përpiquni të zbatoni ndryshime përpara shitjeve të vjeshtës dhe dimrit.
  1. Përmirësimi i proçesit të blerjes
    Ofroni opsione pagesash për klientët tuaj? Është proçesi i pagesës i qartë dhe i besueshëm? Është një kohë e mirë për të rishikuar partnerin lidhur me payment gateway, për të përditësuar shtojcat e payment gateway, nëse i përdorni, për të rishikuar parametrat dhe për të kontrolluar për funksionalitete të reja.
sales-summer

Paysera është një nga partnerët më të mirënjohur të mbledhjes së pagesave në shtetet baltike. Mijëra dyqane elektronike përdorinPaysera Checkout dhe u ofrojnë klientëve mundësinë për të paguar përmes banking elektronik me kartë dhe ndonjëherë edhe me SMS, ose në cash në vendet partnere.

  1. Përmirësimi i dërgimit të produkteve
    Gjithashtu ia vlen të rishikohet, nëse ofroni opsione dërgesash të mjaftueshme për klientët tuaj përpara se të fillojë bumi i blerjeve të Krishtlindjeve. Nënshkrimi i kontratave mund të kërkojë kohë me secilën kompani korriere, si edhe integrimi i shërbimeve të dërgesës. Për të kursyer pak kohë, mund të përdorni shërbimin e dërgesës Paysera – duke integruar vetëm një shtojcë, do t'i jepni klientëve një nga opsionet postare më të njohura në vend: Omniva, LP Express, Venipak, etj.
  1. Planifikimi për vitin e ardhshëm
    Blini biçikletën tuaj në dimër dhe skitë në verë. Përdorni sezonin e verës për t'u përgatitur për shitjet e dimrit dhe Krishtlindjeve, si edhe për promocionet e Black Friday dhe fushatat. Ju gjithashtu mund të planifikoni se çfarë dhuratash do t'u bëni partnerëve, klientëve, ose kolegëve tuaj.
  1. Duke analizuar konkurrentët
    Nëse keni kohë mund të bëni edhe një analizë të konkurencës suaj. Shpesh, kur kapemi nga detyrat e përditshme, nuk e vërejmë se si ka ndryshuar tregu. Kryeni një analizë të detajuar të konkurrentëve tuaj – si pozicionohen ata dhe si i prezantojnë produktet e tyre – si edhe të vlerësoni pikat tuaja të forta dhe konsideroni se si mund t’i theksoni gjatë komunikimeve të ardhshme.
  1. Mundësi zhvillimi
    Megjithëse shitjet mund të kenë rënë gjatë verës, biznesi është forcuar prej kohësh? Ndoshta është koha për të menduar për zgjerim? Klientët në vendet baltike kanë zakone dhe shije konsumatore shumë të ngjashme. Edhe ata që përdorin Paysera për përpunimin e pagesave online mund të pranojnë pa problem pagesa edhe përmes bankave më të njohura në Letoni dhe Estoni. Mund të jenë këto vende, ku do të zgjeroni biznesin tuaj?

Filloni të pranoni pagesa online përmes Paysera, sot!

MË SHUMË

Artikuj të ngjashëm

sales-summer
Funksionalitete

Shërbim i ri për dyqanet elektronike – të gjithë korrierët sëbashku në një vend

Paysera ofruesi kryesor i payment gateway dhe lider në Lituani, paraqet një shërbim të ri për tregtarët online - integrimin e korrierëve kryesorë në një dyqan e-shop. Ky shërbim do t'u mundësojë edhe bizneseve të vogla t'u ofrojnë klientëve të tyre opsionet e dërgesave më të mira të disponueshme.  

sales-summer
Biznes

7 mënyra për të reduktuar shkallën e braktisjes së shportave në dyqanin elektronik tuaj 

Një nga treguesit më të rëndësishëm të performancës për çdo tregtar online është shkalla e lartë e shportave të blerjeve. Mungesa e opsioneve të përshtatshme të pagesës, ose metodave të papërshtatshme të dërgesës janë një nga arsyet kryesore pse klientët ndryshojnë mendje në minutën e fundit dhe braktisin shportat e tyre. Lajmi i mirë është se këto janë fusha që mund të administrohen dhe përmirësohen lehtësisht nga vetë tregtarët. Në këtë postim në blog do të shqyrtojmë disa mënyra praktike për të reduktuar normën e braktisjes së shportave të blerjeve online. 

sales-summer
Biznes

10 pyetjet kryesore në lidhje me pranimin e pagesave online

Shumë pyetje shfaqen gjatë hapave të parë në një biznes e-commerce. Por nuk mund të quhet biznes, nëse nuk shisni asgjë, apo jo? Paysera ndihmon mijëra dyqane elektronike të pranojnë pagesa nga klientët në mbarë botën. Ne do t'i përgjigjemi disa prej pyetjeve më të shpeshta në lidhje me përpunimin e pagesave online!