Të gjitha kategoritë
Funksionalitete

Si të planifikoni pagesat në aplikacionin Paysera?

#
Sa i besoni kujtesës suaj? Përpiqeni të kujtoni ditëlindjet e familjarëve? Jeni të bindur se nuk do t'i harroni kurrë përvjetorët? Po afatet e pagesave të faturave? Qiranë? Kredinë dhe leasing? Mos e sforconi kujtesën tuaj me mendime të tepërta për paratë – planifikoni pagesat në aplikacionin Paysera dhe harroni gjërat që realisht nuk kanë rëndësi!

Programoni pagesat brenda aplikacionit

Ju mund të planifikoni të gjitha llojet e pagesave që do të kryeni nga llogaria juaj çdo muaj, javë, apo çdo ditë. Hyni në aplikacionin Paysera, prekni Transferta në fund të ekranit dhe më pas – Pagesa periodike.

Krijoni një pagesë periodike duke prekur simbolin e plus, zgjidhni tipin e pagesës (për shembull 'Transfertë bankare'), vendosni perudhën e përsëritjes (për shembull 'Mujore'), zgjidhni ditën e saktë të muajit, vendosni detajet e përfituesit dhe vlerën e transfertës.

Ju mund t'a modifikoni, ose ndaloni dhe fshini pagesën periodike, sa herë që dëshironi.

#

Mënyrë alternative – modele për pagesa më të shpejta

Megjithatë, nëse jeni të kujdesshëm në lidhje me planifikimin paraprak të pagesave dhe dëshironi të kontrolloni butonin Dërgo – provoni modelet e pagesave.

Ju mund të ruani modele të pagesave që kryeni vazhdimisht dhe në çdo moment që nevojitet të kryeni një të tillë - mund t'a gjeni lehtë dhe kërkohet vetëm një rishikim dhe konfirmim i transfertës.

Për të krijuar një model, hyni në aplikacionin Paysera dhe prekni Transferta. Lart në ekran, zgjidhni krijo model të ri. Vendosni një emër dhe shtoni detajet e përfituesit dhe vlerën e transfertës së përdorur vazhdimisht. Pasi të keni mbaruar - plotësoni modelin. Transferta nuk do të kryhet – modeli i krijuar do të ruhet për përdorim të ardhshëm. Ju mund t'a gjeni dhe modifikoni atë, në çdo moment, duke shkuar te Transferta.

Nëse është e nevojshme, mund t'i riorganizoni modelet duke vendosur ato të përdorura më shpesh në fillim.

Një alternativë tjetër është të gjeni një transfertë në historikun e transfertave, të prekni lehtë mbi të dhe t'a ruani atë si model.

#

Pagesat e planifikuara, ose pagesat Periodike, nuk janë vetëm një instrument i përshtatshëm për të administruar paratë tuaja, por gjithashtu ju ndihmon të shmangni detyrimet e prapambetura, kur keni vonesa në pagesa. Bëni zakon të paguani faturat tuaja në kohë, pasi ato konsiderohen si hapi i parë drejt kursimit, ose administrimit të parave me më shumë përgjegjësi.

Artikuj të ngjashëm

#
Funksionalitete

Llogaria e kursimeve Paysera: çfarë është dhe si mund t'a përdorim atë?

Kursimi mund të jetë i vështirë. Madje edhe kur kurseni për diçka që vërtet e dëshironi - një shtëpi të re, një makinë, ose thjesht një fundjavë. Ne synojmë lehtësimin e këtij procesi. Përdorni një llogari Paysera për kursime, planifikoni pagesat dhe arrini qëllimet tuaja, pa humbur kohë!

#
Financat Personale

Si të bëheni kontabilist i vetvetes? 5 këshilla se si të administroni paratë më mirë

Më 10 Nëntor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Kontabilitetit. Gjithsesi, gjithsecilit prej nesh - i nevojitet të jenë kontabilistë të vetëvetes. Prandaj, vendosëm të ndajmë disa këshilla që e bëjnë më të thjeshtë administrimin financiar në baza ditore!

#
Financat Personale

Rezolucionet e Vitit të Ri: Si të kurseni para – rregulli 50/30/20

Një nga rezolucionet më të zakonshme të Vitit të Ri është administrimi më i mirë i financave personale për të blerë diçka që ëndërrojmë, ose për të garantuar një të ardhme më të sigurt. Pasi kemi shpenzuar kursimet gjatë dhjetorit, shpesh në janar shfaqim "arkën e kursimit". Gjithsesi nuk kalon shumë kohë, derisa ne e ndryshojmë vendimin tonë. Pra në përfundim, si mund të kursejmë para? Dhe cili është rregulli 50/30/20?