Të gjitha kategoritë
Financat Personale

Nuk po e përdorni llogarinë Paysera? Kështu duhet të veproni për t'a mbyllur atë

Janar 2022 • 6 min
#
Na vjen keq që po largoheni. Por nëse duhet – kjo është mënyra si mund t'a mbyllni llogarinë Paysera dhe veprimet paraprake që duhet të kryeni.

Veprimet që duhet të kryeni përpara se të mbyllni llogarinë

Përpara se të fshini llogarinë Paysera, duhet të kontrolloni nëse:
Keni balancë negative në llogarinë tuaj?
Keni një kartë Visa?
Keni balancë pozitive llogarinë tuaj?

💸 Pagesat e prapambetura (balancë negative). Nëse keni detyrime të prapambetura në llogarinë tuaj Paysera – nuk do të jeni në gjendje t'a mbyllni atë, pa e mbuluar detyrimin. Për të mbuluar detyrimin duhet të rimbushni llogarinë tuaj.

Ju mund të gjeni udhëzimet e rimbushjes së llogarisë tek aplikacioni Paysera >Rimbush, zgjidhni shtetin dhe monedhën dhe do të merrni instruksionet për veprime të mëtejshme

Si alternativë, ju mund të përdorni online banking të Paysera në bank.paysera.com. Hyni, selektoni Llogaritë dhe Kartat dhe > Rimbush Llogarinë. Zgjidhni shtetin dhe monedhën dhe instruksionet e rimbushjes së llogarisë do të gjenerohen për ju.

💳 Karta Visa. Nëse keni një kartë Paysera Visa - duhet t'a bllokoni përgjithmonë përpara se të mbyllni llogarinë. Nëse keni fonde të mbetura - tërhiqini, ose transferojini ato në një llogari bankare tjetër.

Për të bllokuar kartën hyni në aplikacionin Paysera > shko te Kartat > Blloko Përkohësisht > Blloko përgjithmonë.

#

💰Balanca pozitive. Përpara se të mbyllni llogarinë tuaj, së pari duhet të transferoni fondet e mbetura në një llogari tjetër, ose t'i tërhiqni ato. Balanca e llogarisë suaj duhet të jetë zero për t'a mbyllur atë.

Në rast se llogaria Paysera juaj nuk është e identifikuar dhe nuk mund t'i transferoni fondet e mbetura, ju lutemi paraqisni detajet e llogarisë bankare tuaj, ku do të transferojmë fondet përpara se të mbyllim llogarinë.

Detajet e llogarisë bankare duhet të përfshijnë:

  • Emrin dhe mbiemrin tuaj
  • Adresën tuaj
  • Numrin e llogarisë bankare tuaj
  • Kodi SWIFT/BIC
  • Adresën bankare tuaj

Çfarë duhet të bëj tjetër për të mbyllur llogarinë?

Pasi të kryeni veprimet e listuara më sipër, do t'ju duhet të dërgoni një email në support@paysera.al nga adresa e konfirmuar e emailit në sistemin tonë, ose të na telefononi nga numri i regjistruar i telefonit në +355 44 500800 me kërkesën për fshirjen e llogarisë Paysera tuaj.

  1. Nëpërmjet aplikacionit Paysera.Hyni në llogarinë tuaj> shtypni mbi ikonën ⚙️ > zbrisni në fund dhe zgjidhni Fshi llogarinë> Lexoni për veprimet e rekomanduara > zgjidhni Fshi.
  2. Nëpërmjet shërbimit të klientit. Dërgoni një email në support@paysera.al nga adresa juaj e konfirmuar e emailit në sistemin tonë ose na telefononi nga numri juaj i regjistruar i telefonit në +355 44 500 800 dhe kërkoni të fshini llogarinë tuaj Paysera.

Si të kuptoni se llogaria është fshirë me sukses?

Nëse keni fshirë llogarinë tuaj nëprmjet aplikacionit, pasi keni zgjedhur ta fshini atë, ju do shihni njoftimin që tregon se llogaria u fshi me sukses.

Nëse keni zgjedhur të fshini llogarine tuaj me ndihmën e Shërbimit ndaj Klientit, konsulenti ynë do t'ua konfirmojë.

Në çdo rast, mund ta verifikoni fshirjen duke u përpjekur të identifikoheni duke përdorur të njëjtat kredenciale. Nëse llogaria është fshirë me sukses, përpjekja juaj e hyrjes do të dështojë pasi llogaria nuk do të njihet më.

Mospranim

Vetëm për t'ju bërë të ditur, kur mbyllni llogarinë tuaj, ne jemi të detyruar me ligj të mbajmë disa nga informacionet tuaja për një periudhë të caktuar kohore.

Ju mund të verifikoni në faqen e Politikës së Privatësisëpër të parë saktësisht se cfarë të dhënash do të nbajmë dhe për sa kohë.

Faleminderit për mirëkuptimin.

Në përfundim, si mund të përmirësohemi? 🤝

Ndani me ne arsyen e largimit tuaj dhe na ndihmoni të përmirësohemi. Nuk keni marrë shërbimet e kërkuara? Ishte efikas shërbimi ynë? Na dërgoni një email me sugjerimet tuaja, në çdo moment: support@paysera.com.

Artikuj të ngjashëm

#
Funksionalitete

RISI! Paysera lançon statusin e faqeve

Një nga rezolucionet e Vitit të Ri të Paysera të vitin 2022 është komunikimi më i mirë me klientët tanë. Tek një, ndër mbledhjet kryesore ne premtuam - prezantimin e faqes së statusit të Paysera.

#
Financat Personale

Pse llogaria ime Paysera është mbyllur, ose kufizuar? 

Nëse keni pasur eksperiencë me kufizimin, apo mbylljen e llogarisë nga një kompani të cilës i keni besuar paratë tuaja - duhet të jetë e lodhshme. Edhe ne, nga ana tjetër, nuk na pëlqen të bllokojmë llogaritë e klientëve tanë dhe gjithmonë bëjmë ç'është e mundur për t'u siguruar që është vërtetë e nevojshme. E megjithatë, është diçka që të gjitha institucionet financiare ndonjëherë duhet të bëjnë për të garantuar sigurinë e klientëve dhe njerëzve në përgjithësi.

#
Funksionalitete

Paysera ofron mbështetje ndaj klientit 24/7 në anglisht 

Nga 1 marsi, klientët Paysera do të mund të kontaktojnë Shërbimin e Kujdesit ndaj Klientit në anglisht 24 orë, çdo ditë. Konsultat do të kryhen përmes telefonit, email-it dhe funksionit live chat në faqen web.