Pse kërkohet informacion personal? 

Njih Klientin tënd

Klientët presin nga institucioni i tyre financiar të ofrojë shërbime të përshtatshme, me cilësi të lartë dhe të ofrojë siguri të fondeve të tyre. Për të zbatuar të gjitha këto aspekte, institucionet financiare kudo në botë zbatojnë parimin Njih Klientin Tënd  dhe ne nuk jemi përjashtim. 

Duke vepruar sipas këtij parimi, ne u kërkojmë klientëve tanë rregullisht të ofrojnë informacion në lidhje me aktivitetin e tyre financiar dhe përditësojnë vazhdimisht të dhënat e tyre personale.  Ky proçes nuk lidhet me dyshime për aktivitet kriminal dhe zbatohet tek gjithë klientët tanë pa ndonjë përjashtim.  Mbledhja e informacionit parandalon aktivitetet dyshuese financiarë, vjedhësit e identitetit dhe ndihmon në sigurinë e fondeve dhe interesave tuaja. 

#
#
Është shumë e rëndësishme të kuptohet se çdo formular plotësohet individualisht dhe përgjigjet e tij do të jenë të ndryshme në varësi të fushës suaj të veprimtarisë, nivelit të të ardhurave, etj.

1. Vendi i lindjes

Ju lutem zgjidhni vendin ku keni lindur.

2. Informacion mbi veprimtarinë.

Ju lutem zgjidhni aktivitetet që përputhen me situatën tuaj aktuale. Zgjedhja e aktiviteteve të caktuara do të shfaqë pyetje shtesë..

Nëse zgjidhni opsionin I punësuar ose Student, do të shfaqet një listë shtesë nga e cila duhet të zgjidhni vendin. Nëse jeni punonjës i pavarur (freelancer), duhet të specifikoni industrinë ose specializimin tuaj. Nëse zgjidhni opsionin Tjetër, do të shfaqet një fushë ku duhet të jepni një përshkrim të aktivitetit tuaj.

3. Çfarë lidhjesh keni me vendet e Bashkimit Evropian / Zonës Ekonomike Evropiane?

Ky seksion është i dedikuar shtetasve jo të BE-së / ZEE-së. Në varësi të lidhjeve tuaja me vendet e BE-së / ZEE-së, ne mund t'ju kërkojmë të paraqisni dokumente shtesë që vërtetojnë statusin ose punësimin tuaj.

4. Burimet e të ardhurave.

Ju lutem zgjidhni burimin kryesor të ardhurave që do të merrni në llogarinë tuaj. Zgjedhja e burimeve të caktuara të të ardhurave do të shfaqë pyetje shtesë.

5. Shërbimet që planifikoni të përdorni.

Ju lutemi zgjidhni shërbimet që planifikoni të përdorni. Mund të zgjidhni një ose më shumë shërbime.

6. Qarkullimi i planifikuar mujor.

`

Ju lutemi zgjidhni xhiron që planifikoni të keni në muaj. Për shembull, nëse fitoni rreth 800 EUR dhe nuk keni burime të tjera të ardhurash, zgjidhni deri në 1,000 EUR.

`

7. A jeni shtetas i më shumë se një vendi?

Në këtë hap, thjesht zgjidhni Po ose Jo.

8. Pjesëmarrja në veprimtari politike.

Tregoni nëse puna juaj lidhet me politikën – ndoshta punoni për parlamentin, një parti politike, etj. Zgjidhni Po, nëse keni punuar në këtë lloj pune më pak se një vit më parë.

Pyetja e dytë ka të bëjë me të afërmit dhe bashkëpunëtorët tuaj. A ka ndonjë prej tyre të punësuar në role politike ose që mban pozicione të rëndësishme brenda institucioneve ndërkombëtare ose kombëtare? Zgjidhni Po nëse ata kanë mbajtur pozicione të tilla brenda vitit të kaluar (për shembull, rreth tetë muaj më parë).

9. Kush është pronari përfitues?

Përfituesi final është mbajtësi i llogarisë dhe personi që zotëron paratë në llogari. Ju lutemi informohuni se ju mund të hapni një llogari vetëm për përdorim personal, jo nga persona të tjerë.

Të dhënat personale

Kontaktet, kombësia, vendbanimi, fusha e veprimtarisë, etj. 

Të dhënat financiare 

Burimet e fondeve, përfituesit, shumat e disponueshme dhe qëllimi i tyre.

Pyetje për kompanitë 

Tipi, fushëveprimi, dhe territori i aktivitetit ekonomik, partnerët e biznesit dhe natyra e rrezikut.

Pagesa specifike 

Informacion mbi një transaksion specifik pagese.

  • Gjatë regjistrimit; 
  • Përafërsisht një herë në vit për përditësimin e informacionit;
  • Nëse zbulohet një aktivitet i pazakontë, kryhet një pagesë e madhe, ose në rast të transaksioneve të vogla të përsëritura. Në raste të tilla, ne mund të bëjmë pyetje shtesë në lidhje me qëllimin e transaksionit, burimin e fondeve, etj.

Klientët të cilët nuk arrijnë të paraqesin të dhënat e kërkuara, në disa raste nuk do të jenë më në gjendje të përdorin shërbime financiare të caktuara. 

Sa më shpejt t’i përgjigjeni të gjitha pyetjeve tona, të paraqisni dokumentet dhe informacionin e kërkuar dhe sa më shumë detaje të siguroni, aq më shpejt do të jetë e mundur të ekzekutojmë transfertën tuaj, të heqim kufizimet në llogari, ose thjesht t'ju lejojmë akses të plotë në shërbimet Paysera. 

Ne ruajmë me përgjegjësi informacionet personale të klientëve dhe nuk i përdorim për ndonjë qëllim tjetër që nuk ka lidhje me sigurinë. 

Sidoqoftë, ne bashkëpunojmë me autoritetet e zbatimit të ligjit që kanë të drejtë të aplikojnë në institucionet e shërbimit financiar dhe të kërkojnë informacion në lidhje me aktivitetin financiar të klientit.

KYC (Njih Klientin Tënd) janë të gjitha veprimet që na lejojnë ne dhe institucionet financiare të njohim klientët tanë dhe të zbulojnë çdo sjellje të pazakontë. 

Pyetësori.Të gjithë klientët pa përjashtim duhet të plotësojnë pyetësorin, por kjo nuk do të thotë se dyshohen për veprimtari kriminale. 

Informacion. Klientëve mund t'u kërkohet të japin informacione të ndryshme: duke filluar me detajet e kontaktit dhe duke përfunduar me detaje specifike të transaksioneve financiare. Ky informacion mbrohet me kujdes dhe nuk përdoret për qëllime marketingu ose ndonjë qëllim tjetër që nuk lidhet me sigurinë. 

Mbrojtja e fondeve. Ky parandalim kryhet me qëllim të mbrojtjes së fondeve dhe interesave të klientëve tanë, si edhe njerëzve të tjerë nga aktivitete të dyshimta financiare.

Ligji. Të gjitha institucionet financiare rregullohen sipas ligjeve rregullatore të proçesit Njih Klientin Tënd. Proçesi i vazhdueshëm Njih Klientin Tënd dhe i përditësimit të informacionit është një pjesë thelbësore e ligjit kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. 

#

Ndonjë pyetje tjetër?

Nëse llogaria juaj ishte e kufizuar ose e mbyllur, ose dëshironi të dini se si të shmangni këtë lexoni postimin tonë mbi masat e sigurisë aplikuar nga ne dhe shumë institucione të tjera financiare.

Nëse keni pyetje të mëtejshme, kontaktoni Shërbimi i Kujdesit ndaj Klientit në Paysera.