Dritarja e pagesave Paysera Checkout

Dritarja e pagesave për blerësit në dyqanet e-shops që mbledhin pagesa online nëpërmjet Paysera Checkout tashmë është e mirënjohur në vendet Baltike. Përdoret vazhdimisht për të reduktuar më tej numrin e hapave të pagesës dhe për t'i bërë ato më të thjeshta.

#

Çfarë është një proçes pagese standard përmes Paysera Checkout?

Numri i hapave të marra mund të variojë sipas bankës së blerësit. Shembulli paraqet nje pagesë përmes bankës SEB.

#

Përgjedhja e bankës

#
#

Hyni në bankë dhe lejoni qasje tek të drejtat

#
#

Konfirmimi i pagesës dhe rikthimi automatik tek dyqanet e-shops

#

E re! Pagesë pa u rikthye në bankë 

Paguesi, në mënyrë që të kryej sa më pak hapa pagese për blerjen e një malli, mund të konfirmojë një pagesë pa u larguar nga dritarja e pagesave Paysera - pa u rikthyer te faqja e bankës. Ky funksionalitet është i vlefshëm në momentin, kur blerësi zgjedh bankat Swedbank dhe SEB (mbledhja e pagesave përmes PIS). 

Në mënyrë që të përdorni këtë karakteristikë të re, zgjidhni funksionalitetin tek parametrat e projektit të mbledhjes së pagesave.Ndryshe, klienti  juaj do të shoh proçesin e pagesës standarde më lart me rikthim tek banka. 

Avantazhet:klienti nuk rikthehet tek faqja e bankës së tyre dhe të gjitha hapat e konfirmimit të pagesës kryhen në dritaren e pagesave Paysera. 

Gjatë kryerjes së një pagese përmes SEB në Lituani, Letoni dhe Estoni

#

Hyni

#
#

Konfirmimi i pagesës

(nëse klienti ka vetëm një llogari)

#

Gjatë kryerjes së një pagese përmes Swedbank në Lituani

#

Hyni

#
#

Miratoni

#
#

Konfirmimi i pagesës

#

Si të shkurtoni proçesin e pagesës? 

Refuzimi i një miratimi plotësues 

Në mënyrë që të shkurtoni proçesin e pagesës, mund të shmangni një hap konfirmimi. Pasi të bëni këtë, blerësi do të rikthehet në dritaren e pagesës, pra blerësit nuk do t'i nevojitet një konfirmim më vete për miratimin e përpunimit të informacionit të paguesit. 

Si e bën këtë? Në mënyrë që të përdorni këtë funksion, integrimi i lidhjes Paysera ose API duhet përditësuar dhe Shërbimi i Kujdesit ndaj Klientit Paysera duhet të informohet për të mundësuar këtë funksionalitet. 

#

Pagesë me konfirmim (modeli i vjetër) 

#

Pagesë pa konfirmim (model i ri)

#

Verifikim më i shpejtë i numrit personal ID

E vlefshme kur klientët zgjedhin pagesën përmes bankave Swedbank dhe SEB.

Ky funksion është thelbësor për ato dyqane e-shops, ku blerja kërkon një verifikim të numrit personal të identifikimit. Duke përdorur parametrat e reja të faqes ueb tuaj, verifikimi i numrit personal do të jetë më i shpejtë dhe më i hollësishëm nga ana teknike. Klienti nuk do të ketë nevojë të vendosë numrin e identifikimit personal, ai do të sigurohet automatikisht nga shitësi dhe sistemi do e verifikojë atë. 

Çfarë ndryshimesh do të nxisë funksioni i përditësuar? 

nëse një numër personal identifikimi transferohet në një link pagese, në disa raste, verifikimi do të bëhej paraprakisht gjatë kryerjes pagesës, dhe:
(a) në rast të një mospërputhje të numrit personal të identifikimit, sistemi do të njoftojë për këtë mospërputhje dhe klienti nuk mund të vazhdojë me pagesën;
(b) në rast të përputhjes së numrit personal të identifikimit, klienti do të rikthehet për konfirmim të mëtejshëm të pagesës. Një telefonatë e dërguar lidhur me pagesën e përfunduar do të përfshinte parametrin e ri informues rreth përputhjes së kodit të pagesës.

Avantazhet: 

Deri tani, sistemi do kishte lejuar vazhdimin e pagesës, edhe nëse numri personal identifikues nuk pëputhej dhe më pas shitësit i duhej të kthente paratë. Këto ndryshime do e shmangin këtë, sepse shitësi do të njihet paraprakisht me mospërputhjen e numrit personal identifikues dhe pagesa nuk do të kryhet.

#

Së shpejti! Edhe më shumë mbledhje pagesash të përshtatshme 

Pagesat periodike

Së shpejti do të jetë e mundur të kryeni pagesa periodike PIS kur një shumë e caktuar do të debitohet nga banka e blerësit në intervale të caktuara. Të debitosh nga llogaria bankare është më lirë, sesa pagesat periodike me kartë, e cila gjithshtu është e vlefshme në sistemin tonë. 

Ky shërbim do të jetë veçanërisht i volitshëm për shitësit e pajtimeve të ndryshme - shitje të pajtimeve të publikimeve, palestrës, klasa private, ose në grup të cilat paguhen në intervale të caktuara. 
Shërbimi do të jetë i vlefshëm për përdoruesit e SEB dhe Swedbank në Lituani, Letoni dhe Estonia.

#

Përzgjedhja e llogarisë në pjesën e bankës

Klientët së shpejti nuk do të rikthehen përsëri në faqen Paysera për zgjedhjen e llogarisë për të kryer një pagesë - gjithçka do të kryhet me anë të bankës. Kjo do të lehtësojë proçesin e pagesës dhe do të përmirësojë kënaqësinë e blerësit. Ky shërbim do të jetë i vlefshëm për përdoruesit e SEB dhe Swedbank në Lituani, Letoni dhe Estoni dhe përdoruesit e Šiaulių Bankas dhe Medicinos Bankas në Lituani.

#