Të gjitha kategoritë

Si të rimbushni llogarinë Paysera?

#
Ka disa mënyra të ndryshme për të rimbushur llogarinë Paysera dhe për të vijuar me përdorimin e saj. Nga dërgimi i cash, deri te dërgimi i parave përmes një transferte bankare - të gjitha ato janë të renditura në këtë udhëzues. Vazhdoni të lexoni për të mësuar më shumë.

Gjeneroni instruksionet e rimbushjes përmes online banking

  • Fillimisht hyni në llogari;
  • Në menu-në në të majtë selektoni Llogaritë dhe Kartat > Rimbush Llogarinë;
  • Zgjidhni llogarinë që dëshironi të rimbushni;
  • Zgjidhni shtetin nga i cili do të kryhet rimbushja ;
  • Zgjidhnimonedhën e rimbushjes dhe mos harroni të klikoni mbi Përditëso udhëzimet.

Gjeneroni instruksionet e rimbushjes përmes aplikacionit

  • Fillimisht hyni nëaplikacionin Paysera;
  • Në menunë në pjesën e poshtme zgjidhni Rimbushni;
  • Në dritaren e hapur do të shihni instruksionet se si të Shtoni para në llogari;
  • Zgjidhni llogarinë që dëshironi të rimbushni;
  • Zgjidhni shtetin nga i cili do të kryhet rimbushja;
  • Zgjidhni monedhën e rimbushjes.
  • Zgjidhni tipin e rimbushjes. Do të shfaqen të gjitha metodat e rimbushjes së llogarisë të disponueshme. Zgjidhni një prej tyre.
#

Metoda rimbushje të ndryshme të llogarisë Paysera

Pas gjenerimit të instruksioneve të rimbushjes, do shikoni se ka disa mënyra për rimbushjen e llogarisë Paysera në monedha të ndryshme. Këtu gjeni disa prej tyre:

Rimbushni llogarinë tuaj e pajisur me numër IBAN përmes transfertës bankare

Nëse kryeni një transfertë në EUR mund t'a ekzekutoni direkt nga llogaria juaj përmes numrit IBAN tuaj. Paysera është pjestare e sistemeve si SEPA, SEPA Instant dhe TARGET2 të cilat lejojnë përfitimin e pagesave në EUR nga e gjithë bota.

Rimbushni përmes transfertës bankare në monedha të tjera

Kur gjeneroni instruksionet e rimbushjes, do të shihni se rimbushja mund të kryhet në monedha të ndryshme, duke kryer transfertën përmes njërës prej bankave të listuara tek instruksionet. Nëse ndiqni instruksionet, përfituesi i transfertës do të jetë në të vërtetë Paysera dhe jo ju. Në fushën "Qëllimi i pagesës" do të vendosni numrin EVP tuaj dhe, pasi të përfitohen paratë, shuma do të kreditohet në llogarinë Paysera tuaj.

Rimbushja automatike e llogarisë

Kjo metodë rimbushje është e disponueshme vetëm në disa shtete, ku është i vlefshëm shërbimi i inicimit të pagesave Paysera (PIS). Pas gjenerimit të instruksioneve përmes web, do të shikoni një opsion për të kryer një rimbushje automatike të llogarisë që do të thotë se pasi të zgjidhni bankën tuaj, do të ridrejtoheni në faqen e bankës dhe do t'ju duhet vetëm të rishikoni detajet e pagesës dhe t'i konfirmoni ato. Kjo është më e shpejtë dhe më e lehtë, sesa një rimbushje manuale përmes transfertës bankare.

Rimbushni një llogari Paysera me cash

Në disa vende ofrohet gjithashtu rimbushje në cash. Një barkod i rimbushjes në cash do të krijohet në aplikacionin tuaj, ose në online banking, nëse ky funksionalitet ofrohet në shtetin e seleksionuar dhe sipas monedhës së zgjedhur. Kjo është një metodë rimbushje e mirënjohur në Lituani dhe Letoni.

Një rimbushje në cash mund të kryhet gjithashtu tek Shërbimi i Kujdesit ndaj Klientit Paysera në Vilnius, si dhe në pikat partnere si Maxima, Narvesen, e kështu me radhë. Të gjitha mund t'i shikoni në aplikacion: hyni në llogarinë tuaj > Rimbush > Selekto Lituani dhe EUR (për shembull) > Rimbush në cash > Prekni map pin lartë, në të djathtë për të parë vendndodhjet.

Gjithsesi mbani parasysh se ka raste, kur nuk nevojitet barkodi i rimbushjesh, por mjafton një dokument personal. Ju mund të shikoni të gjitha kërkesat e nevojshme të vendeve për të dërguar dhe tërhequr cash në faqen web tonë.