Cfarë mënyre dërgese të zgjedh për kartën Visa?
Mënyra të ndryshme dërgese të kartës Visa
Dërgesë postare standate 📬
Në disa shtete është e mundur të zgjidhni dërgesën e kartës me postë të rregullt dhe t'a tërhiqni atë në kutinë tuaj postare. Nëse zgjidhni dërgesën e rregullt postare, do të kurseni në kostot e dorëzimit, por nuk do të keni mundësi të gjurmoni dërgesën e kartës. Kjo ndonjëherë rezulton me humbjen e pakove në postë dhe për fat të keq në këto raste nuk mund të bëhet asgjë.
Është e rëndësishme të kuptojmë se Paysera nuk ka përgjegjësi dhe nuk mbulon asnjë nga dëmet e shkaktuara gjatë dërgesës. Për shmangien e tyre – ne ju rekomandojmë të konsideroni një nga opsionet me gjurmim të dërgesës.
✅ Metoda më e lirë e dërgesës.
❌ Pa numër gjurmues dhe pako mund të humbasë në postë.
❌ Metoda më e ngadaltë e dërgesës.
Dërgesë postare me numër gjurmues 🔏
Kur zgjidhni dërgesën me numër gjurmues, ju kontrolloni në kohë reale procesin e dorëzimit. Kur zgjidhni këtë mënyrë dërgese, posteri do t'a dorëzojë kartën në adresën tuaj dhe nevojitet nënshkrimi juaj për t'a dorëzuar atë. Gjithashtu mund të nevojitet të paraqisni dokumentin e identifikimit tuaj, prandaj duhet të jeni personalisht për të tërhequr porosinë.
Kjo mënyrë është më e sigurtë dhe mund të jetë më e shpejtë se dërgesa standarde.
✅ Më e lirë se dërgesa me korrier, por më e shtrenjtë sesa dërgesa standarde.✅ Numër gjurmues dhe dërgesa mbërrin tek dera.
❌ Më e ngadaltë se dërgesa me korrier.
Dërgesa me korrier 🤝
Së fundi, ekziston edhe një mundësi për të porositur kartën dhe për t'a dorëzuar me korrier në pragun e derës suaj. Kjo mënyrë dorëzimi është më e shpejta dhe më e sigurta, megjithatë mund t'ju kushtojë.
Kur porosisni kartën me korrier TNT, do të gjenerohet një numër gjurmues me të cilin do të keni mundësi të shikoni progresin e dërgesës suaj, e cila do të dorëzohet në pragun e derës suaj. Dorëzimi i dërgesës nevojitet të konfirmohet me nënshkrimin tuaj.
❌ Dërgesë më e kushtueshme.✅ Numër gjurmues dhe dorëzimi në derën tuaj.
✅ Dërgesë më e shpejtë.