10+ arsye përse duhet të përdorni Paysera
1. Norma të shkëlqyera të këmbimit valutor
E dini se mund të konvertoni deri në 1000 EUR në muaj me një normë jashtëzakonisht të mirë? Mund t'a bëni shpejt dhe lehtë në aplikacion dhe ju gjithashtu mund të shihni krahasimin e normave me normat e bankave të tjera në faqen web tonë.
2. Administroni paratë tuaja shpejt dhe lehtë
Ata që janë të lodhur me proçeset e gjata të bankave tradicionale, aplikacionet celulare e ndërlikuara dhe perzantimin e ngadaltë të funksionaliteteve të reja – zakonisht zgjedhin Paysera.
Ju mund të hapni një llogari nga rehatia e shtëpisë suaj në aplikacion dhe të shijoni funksionalitetet e përshtatshme, si të kërkoni para, një llogari kursimesh, pagesa periodike dhe shumë të tjera.
Gjithsçka është e vlefshme në aplikacionin Paysera, projektuar dhe mbështetur nga standardet më të fundit UX/UI.
3. Terma të jashtëzakonshme për transfertat e parave
Keni partnerë biznesi jashtë shtetit, bleni lëndën e parë tek vendet fqinje, dërgoni para tek familjarët tuaj, ose jeni duke shlyer një kredi studentore jashtë shtetit? Kjo do të thotë që nevojitet të kryeni transferta ndërkombëtare në monedha të ndryshme, i cili mund të jetë një proçes i kushtueshëm dhe i ngadalshëm, nëse përdorni bankat tradicionale.
Ju mund të konvertoni monedha dhe të dërgoni para në vende të ndryshme duke përdorur llogarinë Paysera tuaj. Fondet do t'i arrijnë përfituesit më shpejt dhe transferta do t'ju kushtojë më pak, sesa në bankat tradicionale.
Ne gjithashtu jemi të lidhur edhe me sisteme, si SEPA Instant, që do të thotë se klientët tanë mund të kryejnë tranferta në EUR, në çast, në bankat pjesëmarrëse, 24 orë në ditë dhe falas!
4. Cashback, kur kryeni blerje online
Bleni shpesh online? Atëherë duhet të dini se mund të kurseni para, kur paguani për blerjen online tuaj përmes Paysera online banking.
Nëse keni një llogari Paysera dhe paguani në një dyqan online që përdor gjithashtu Paysera, ju përfitoni deri në 1% vlerës së blerjes në llogarinë. Megjithëse mund t'ju duken pak para – është gjithmonë më mirë të merrni diçka, sesa asgjë. Si funksionon?
5. 24/7 Shërbimi i Kujdesit ndaj Klientit (ju do të komunikoni me njerëz, jo me robotë 🤖 )
Siç thonë një mik në nevojë është një mik i vërtetë. Sigurisht që nuk urojmë dhe nuk presim telashe, por nëse ndonjëherë keni nevojë për ndihmë urgjente (për shembull, nëse e keni humbur kartën dhe nuk mund t'a bllokoni), mund të kontaktoni Shërbimin e Kujdesit ndaj Klientit Paysera 24 orë në ditë, çdo ditë, pa ditë pushimi.
Në ofrojmë 24-orë Shërbimin e Kujdesit ndaj Klientit në Anglisht, si edhe në katërmbëdhjetë gjuhë gjatë orëve të punës. Mbajtja e parave të sigurta është prioriteti ynë. SIgurisht, kjo është e rëndësishme për klientët tanë.
6. Shumë funksionalitete ekstra
Të gjitha institucionet financiare ofrojnë një llogari me numër IBAN, një kartë pagese dhe mundësinë për të kryer transferta parash. Por jo çdokush në treg mund të ofrojë funksionalitetet unike, të plota, të Paysera.
Për shembull, tregtia e arit fizik, sëbashku me funksionalitete më të vogla, si opsioni për të lidhur kartën tuaj Apple Pay dhe Google Pay, funksionaliteti i ndarjes së faturës dhe hapja e llogarisë të përbashkët. Këto janë vetëm disa shembuj të shërbimeve të disponueshme për të gjithë klientët Paysera, pa shtuar planifikimet.
7. Siguria dhe besueshmëria
Pjesa më e madhe e njerëzve në e-commerce kërkojnë një partner financiar të sigurtë dhe të besueshëm. Dhe ky është pikërisht Paysera. Ne kemi 17 vite në biznes dhe kemi fituar besimin e mijëra klientëve për të procesuar pagesat për dyqanet online të tyre. Ne jemi të licensuar dhe mbikqyrur nga Banka e Lituanisë.
Është e rëndësishme të përmendim se Paysera është ndër kompanitë e pakta fitimprurëse – ne financojmë dhe kemi fitimet tona dhe nuk kemi përse të mbështetemi në investime, etj. Më shumë rreth sigurisë >
8. Organizoni evente?
Nëse jeni organizator i eventeve, ose i ftuar shpesh në to me siguri keni dëgjuar për Paysera Tickets. Është një platformë biletarie eventesh, vetë-shërbimi, pa tarifa shtesë për klientët (woohoo!) dhe absolutisht falas për organizatorët e eventeve pa pagesë.
Nëse dëshironi të distribuoni bileta të paguara përmes Paysera Tickets, ju nevojitet të hapni një llogari në Paysera. Kini besim, nuk do të pendoheni.
9. Llogari FALAS dhe përfitime të tjera!
Pa premium, ekstra, ose plane bonus – llogaria Paysera është pa pagesë për klientë individë dhe të biznesit dhe proçesi i hapjes së një llogarie është i shpejtë dhe i thjeshtë. Edhe shtetasit e huaj mund të hapin një llogari Paysera falas në të njëjtën ditë, ndërsa mund të kushtojë mbi 200 Eur dhe të kërkojë një ditë, ose një javë në bankat tradicionale. Tarifat e detajuara për shërbime të tjera >
Gjithashtu, ndryshe nga bankat e tjera, Paysera nuk ka një paketë shërbimesh – kur bëheni klient, ju përfitoni të gjitha shërbimet e disponueshme pa asnjë detyrim.
10. Të gjitha shërbimet e disponueshme online
Çuditërisht ende sot në 2022 konsiderohet një avantazh, por është normale për ne! Klientëve të Paysera nuk do t'u kërkohet asnjëherë të vijnë në zyrat e Shërbimit të Kujdesit ndaj Klientit - gjithçka nga hapja e një llogarie, deri te lëshimi i kartave, administrimi i llogarive të biznesit etj., mund të bëhet online.
Shërbimet financiare të përditshme janë lehtësisht të aksesueshme në aplikacionin celular dhe ne ofrojmë gjithashtu shërbime bankare online për lehtësinë e klientëve të biznesit dhe të dyqaneve online. Lexoni për ndryshimet midis këtyre platformave dhe shërbimeve të disponueshme në to >
EKSTRA BONUS: Një mënyrë e përshtatshme për të aksesuar shërbimet shtetërore!
Për të aksesuar shërbimet publike si Lituaneze si Sodra, STI, esveikata, etj., me shumë mundësi do të zgjidhni të identifikoheni përmes E-Government Gateway dhe të verifikoni identitetin përmes bankës suaj. Paysera mund t'a gjeni edhe në listën e bankave.
Hyrja përmes Paysera është e përshtatshme dhe e sigurtë. Mund të kryhet në aplikacionin celular, pa pasur nevojë të mbani mend ndonjë kod, ose fjalëkalim.
Hyrja në shërbimet shtetërore është gjithashtu e rëndësishme për të huajt që jetojnë në Lituani. Duke hapur një llogari në Paysera falas, ata do të kenë akses në të gjitha shërbimet online që u nevojiten. Lexo më shumë >
Akoma keni dyshime? Kontaktoni ekipin e Shërbimit të Kujdesit ndaj Klientit tonë, nëse keni ndonjë pyetje na ndiqni në Facebook, Instagram, ose LinkedIn dhe ndani njohuritë tuaja rreth përfitimeve në Paysera, që kanë rëndësi për ju.