Përdorni Apple Pay me kartën tuaj të pagesës Visa
Shijoni të gjitha përfitimet e kartës Visa gjatë përdorimit me Apple Pay. Është mënyrë e shpejtë, e lehtë, e sigurtë dhe personale për të paguar dhe është gjithmonë me ju.
Shtoni kartën tuaj Visa në Apple Pay dhe filloni të paguani menjëherë me iPhone, ose Apple Watch.
Përdorni Apple Pay kudo që shihni një nga këto simbole:
Pagesa të shpejta, të lehta dhe të sigurta
Shpejt
Duhen pak momente për të konfiguruar kartën tuaj Paysera Visa dhe madje edhe më pak për të paguar me të përmes Apple Pay.
E Lehtë
Pagesat autorizohen duke përdorur identifikimin biometrik të Touch ID, ose Face ID - është pa kontakt dhe pa u munduar.
E Sigurtë
Numri i plotë i kartës suaj nuk mbahet kurrë në pajisjen tuaj, ose në serverat e Apple dhe nuk mund të ndahet me tregtarët.
Si të shtoni kartën tuaj Visa në Apple Pay?
Të shtoni kartën tuaj në Apple Pay është e thjeshtë. Ja si të filloni.
Përmes aplikacionit Paysera:
Hapni aplikacionin, shkoni te Kartat dhe do të shihni butonin "Shto në Kuletë" ndër kartat që nuk janë ende të lidhura me Apple Pay.
Nëse nuk e keni aplikacionin Paysera në iPhone tuaj, shkarkojeni falas në App Store.
Përmes Kuletës Apple:
Pyetjet më të shpeshta
Apple Pay është mënyra e lehtë dhe e sigurtë për të paguar në dyqane, në aplikacione dhe në internet me iPhone, Apple Watch ose pajisjet e tjera të Apple.
Për të paguar në aplikacione dhe në faqet web në Safari në iPhone dhe iPad tuaj, zgjidhni Apple Pay në arkë dhe përfundoni pagesën duke përdorur Face ID ose Touch ID.
Për të paguar në faqet web në Safari në iMac tuaj, zgjidhni Apple Pay dhe përfundoni pagesën duke përdorur iPhone ose Apple Watch. Në MacBook Pro, paguani duke përdorur Touch ID në Touch Bar.
Për të paguar me Face ID kliko dy herë në butonin anësor, shiko ekranin tënd më pas mbaje iPhone pranë lexuesit. Për Touch ID, mbajeni iPhone pranë lexuesit me gishtin tuaj në Touch ID. Në Apple Watch, klikoni dy herë në butonin anësor dhe mbajeni Apple Watch lart tek lexuesi.
Shihni si të paguani në dyqane:
Jo. Të shtoni kartën në Kuletën tuaj është falas dhe nuk tarifoheni për përdorimin e Apple Pay me kartën Visa për transaksione. Është njësoj si të përdorësh kartën e debitit.
10 ditët e para pas shtimit të kartës Visa në Apple Pay, zbatohet një kufi shpenzimi prej 200 EUR. Më vonë Apple Pay nuk vendos asnjë limit; megjithatë, disa tregtarë mund të kenë limitet e tyre për pagesa pa kontakt. Ndërkohë, kur paguani online në aplikacione, ose në Safari nuk limite për transaksionet e Apple Pay.
Kujdes se për pagesa me kartën Visa përmes Apple Pay zbatohen kufijtë standarde për veprimet me kartë.
Po. Pagesa me Apple Pay është më e sigurtë, sesa përdorimi i cash, ose një kartë fizike. Edhe nëse e humbisni telefonin tuaj, askush nuk mund të paguajë pa aktivizuar Touch ID ose Face ID, dhe këto janë unike vetëm për ju!
Gjithashtu, numri i kartës suaj nuk mbahet në pajisjen tuaj, ose serverat e Apple dhe nuk ndahet kurrë me tregtarët.
Sidoqoftë mbani pajisjen Apple dhe kartën e pagesave të sigurtë dhe sigurohuni në çdo kohë - nëse e keni humbur kartën, bllokojeni atë menjëherë.
Nëse humbisni telefonin tuaj ose ju vidhet, përdorni Find My iPhone për t'a bllokuar. Më pas mund t'a siguroni me një fjalëkalim të ri, ose të fshini të dhënat tuaja personale në distancë.
Gjithashtu, mund të ngrini përkohësisht kartën në kompjuterin tuaj, ose duke telefonuar Kujdesin ndaj Klientit.
Nëse humbisni kartën tuaj Visa - "Ngrij" atë menjëherë. Mund të kryhet përmes aplikacionit celular Paysera, online banking, ose duke telefonuar Kujdesin ndaj klientit Paysera.
Nëse e ngrini kartën tuaj, gjithashtu nuk do të jeni në gjendje t'a përdorni atë me Apple Pay. Nëse e gjeni kartën tuaj dhe e aktivizoni atë, do të keni mundësi të përdorni Apple Pay sërisht.